27 Janar 2025, 21:49
Nga DOSJA

TIRANE - Pjesëmarrja historike e Kombëtares në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ishte kurorëzimi i një viti të paharrueshëm për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë treguan zemër dhe shumë guxim përballë tri skuadrave më të mëdha në kontinent, duke përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që na bëri krenarë të gjithëve.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit , një moment i veçantë ishte ndarja e çmimit “Zemër Kuq e Zi” për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.
Ky çmim prestigjioz, përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares, nderon shpirtin e tij të jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
Çmimi “Zemër Kuq e Zi” iu dorëzua Ramadanit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe tifozi i Kombëtares, Besmir Limani, i njohur ndryshe si “Fytyra me Shqiponjë”.
I emocinuar, mesfushori kuqezi tha: “I nderuar që marr këtë çmim dhe premtoj që do të jap më shumë që të ecë përpara Shqipëria”.

B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2025, 21:44
TIRANE - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përshëndetur Mbrëmjen Gala “Topi i Artë” me anë të një video...
Sport
27 Janar 2025, 21:16
TIRANE - Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Bera...
Sport
27 Janar 2025, 21:10
TIRANE - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dërguar një video-mesazh urimi për Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2024”,...
Sport
27 Janar 2025, 21:00
TIRANE - Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shq...
Sport
27 Janar 2025, 20:54
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gal...
Sport
27 Janar 2025, 20:48
TIRANE - Një nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024 ishte padyshim edhe &...
Sport
27 Janar 2025, 20:43
TIRANE - Në mbrëmjen gala të organizuar sonte nga FSHF në Teatrin e Operas dhe Baletit, dy nga çmimet më të veçant...
Sport
27 Janar 2025, 20:38
TIRANE - Juxhin Xhaja është zgjedhur “Arbitri i Vitit” 2024 në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF.
Xhaja, një nga...
Sport
27 Janar 2025, 20:33
TIRANE - Bekim Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kam...
Sport
27 Janar 2025, 18:43
SPANJE - Një vizitë e këndshme që Getafe pati këtë të hënë në Coliseum. Marc Cucurella, ish-lojtar i Az...