“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp
8 Qershor, 18:17
...
Sport
Duka: “Shqipëria do përgatitet maksimalisht, por prioriteti ynë janë sfidat e marsit”...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka komentuar shortin e Shqipërisë në Grupin C1 të UEFA Nations League.
12 Shkurt 2026, 21:45Nga DOSJA
BRUKSEL - Në një prononcim nga Brukseli për fshf.org, aty ku një ceremoni e hedhjes së shkurtër, Presidentja Duka theksoi se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në letër, duke vlerësuar rëndësinë e kompeticion të Nations League, por shtoi se fokusin fillestar është te sfidat e play-off-it të marsit, ku Shqipëria do të tentojë të sigurojë një biletë për në Botërorin 2026.
“Në përgjithësi, unë nuk është se kam menduar ndonjëherë që ndeshjet fitohen në short apo në letër. Ndeshjet dhe kompeticionet fitohen në fushë. Ka shpeshherë raste që mendon se shorti ishte i keq dhe në përfundim të aktivitetit renditesh më mirë dhe anasjelltas.
Gjithmonë ka një lloj barazpeshe sportive të skuadrave, sepse në vazo siç dihen rregullat. Nuk mund të them nëse ishim me fat apo pa fat. Mund të them për një gjë që ishim me fat që nuk kemi skuadër që do të udhëtojmë shumë larg.
Në Finlandë uroj që mos luajmë në nëntor, sepse temperatura është e ulët dhe nuk është mirë për futbollistët. Gjithsesi është një komision që kemi kohë për të gjithë. Jam shumë i sigurt që të përgatisim dhe luajmë mirë.
Dihet si për të gjithë shqiptarët dhe për ne sot përqendrimi kryesor janë ndeshjet e play-off-it të marsit, të cilat mund të na sigurojnë biletën e fundit për në Kupën e Botës. Më pas, do të mendojmë edhe për këtë organizim.
Uroj që të kemi sukses në mars, uroj që të bëjmë gjithçka mirë me ndeshjet e play-off-it dhe pastaj të fillojmë dhe të mendojmë edhe për Nations League, i cili nuk është një kompeticion më pak i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm jo vetëm për renditjen dhe për të shkuar një grup më lart, por është shumë i rëndësishëm sepse nga ky kompeticion mund të sigurojmë edhe një vend në play-off-in e kualifikueseve të Europianit.
Do ta bëjmë sa më mirë, do ta përgatisim sa më mirë dhe uroj që të kemi të gjithë futbollistët, akoma edhe më shumë të rinj, për ta luajtur sa më mirë këtë kompeticion”, – tha Presidenti Duka.