LIVE UPDATES
Sport

Nations League/ Seferi & Hoxha vlerësojnë Ukrainën dhe Gjeorgjinë dhe tregojnë objektivin: “Duam vendin e parë në grup”...

“Ndeshjen në “Air Albania” mezi po e presim, pasi kemi disa muaj që nuk kemi luajtur në Tiranë. E di që do të vijnë shumë, por shpresoj që stadiumi të jetë “full” në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë”

4 Shtator 2024, 17:11 Nga DOSJA
Nations League/ Seferi & Hoxha vlerësojnë Ukrainën dhe

TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht ditën e hënë përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Ukrainës (7 shtator, “Epet Arena”) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, “Air Albania”), të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në kuadër të këtyre dy sfidave të rëndësishme për kuqezinjtë, sulmuesi Taulant Seferi dhe mesfushori Arbër Hoxha dhanë prononcimet e tyre për fshf.org, duke treguar objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticiondhe se si po shkojnë përgatitjet e Kombëtares.

Arbër Hoxha u shpreh se skuadra po përgatitet maksimalisht për të marrë rezultate pozitive në këto dy ndeshje të para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Mesfushori kuqezi vlerëson dy kundërshtarët ndërsa tregon objektivat e Kombëtares në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve, që është vendi i parë në grup. Ndër të tjera, Hoxha i bën thirrje tifozëve shqiptarë të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, më 10 shtator.

Ndeshja me Ukrainën? “Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.

Sfida me Gjeorgjinë në “Air Albania”? “Është një ndjenjë e madhe sepse është ndeshja ime e parë në stadiumin “Air Albania”. I bëj thirrje shqiptarëve që të jenë sa më të shumtë dhe të mbushin stadiumin”.

Objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve? “Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tonë”.

Taulant Seferi tregon se përgatitjet për dy ndeshjet e para në Nations League po shkojnë shumë mirë dhe shton se për momentin fokusi kryesor është te takimi në transfertë ndaj Ukrainës.

“Kemi nisur grumbullimin dhe kemi dy ndeshje. Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksiumumin.

Të gjithë e dimë se Ukraina është një kombëtare fizike shumë e fortë dhe duhet të përgatitemi në maksimum. E njoh kampionatin e Ukrainës dhe disa lojtarë që luajnë atje, janë një kombëtare shumë fizike pasi atë stil loje kanë. Janë kundërshtar shumë i fortë dhe duhet të përgatitemi mirë për të dhënë maksimumin,” - tha sulmuesi kuqezi, i cili shton se objektivi kryesor është për ta nisur me fitore ndaj Ukrainës.

“Objektivi kryesor i joni është që çdo ndeshje të japim maksimumin dhe shpresojmë që në ndeshjen e parë të dalim fitimtarë, pastaj të nisim përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë,” - tha Seferi, i cili në fund ka edhe një thirrje për tifozët për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.

“Ndeshjen në “Air Albania” mezi po e presim, pasi kemi disa muaj që nuk kemi luajtur në Tiranë. I bëj thirrje tifozëve, pasi asnjëherë nuk kanë munguar, dhe e di që do të vijnë shumë, por shpresoj që stadiumi të jetë “full” edhe në këtë ndeshje” – përfundoi Taulant Seferi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë