2 Korrik 2024, 16:49
Nga DOSJA
TURQI - Ende është vetëm një projekt. Besiktas është skuadra që synon të transferojë mbrojtësin shqiptar, me mediat italiane që raportojnë se drejtuesit e klubit turk që do të takohen shumë shpejtë me Empolin për të nisur negociatat.
27-vjeçari Ardian Ismajli vjen pas një sezoni të mirë në aspektin personal, teksa zhvilloi 27 ndeshje me Empolin, por duhet theksuar se në kampionatin e fundit mbrojtësi ”kuqezi” kaloi edhe një periudhë dëmtimi.
Sipas burimeve, Besiktas, klubi turk në të cilin luajnë edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica është i vendosur për të mbyllur me sukses këtë operacion, për të përforcuar repartin e mbrojtjes, një kërkesë e trajnerit holandez Giovanni Van Bronckhorst.
Ismajli ka kontratë me Empolin deri në verën e vitit 2025 dhe në një situatë të tillë klubi toskan do të shqyrtojë çdo ofertë në drejtim të mbrojtësit që ishte gjithashtu i grumbulluar me Shqipërinë në ‘Euro 2024’, por që nuk luajti asnjë minutë.
Tani pritet me shumë interes për të parë se çfarë do të ndodh dhe nëse Besiktas do t’ia dalë ta transferojë Ardian Ismajlin.

B.T (Dosja.al)
Sport
2 Korrik 2024, 16:30
GJERMANI - Leroy Sané ishte risia kryesore teknike, Schlotterbeck hyri në lojë për shkak të pezullimit të Tah, në fitoren e...
Sport
2 Korrik 2024, 16:15
SPANJE - Rivaldo, legjenda e FC Barcelona dhe ambasadori i Betfair, i ka kërkuar klubit katalanas që të bëjë përpjekje për t&...
Sport
2 Korrik 2024, 15:58
GJERMANI - Tifozët holandezë janë sërish në lajme për ngjyrën dhe animacionin e tyre në pamjen paraprake të nd...
Sport
2 Korrik 2024, 15:43
TIRANE - Me rastin e 2 korrikut, Ditës ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shfryt&eum...
Sport
2 Korrik 2024, 15:21
GJERMANI - Jürgen Klopp po shijon të mirat e jetës, larg stresit të shkaktuar nga puna e tij si trajner. Një pozicion që ai e...
Sport
2 Korrik 2024, 15:05
SHBA - I munguar gjatë fitores kundër Perusë (2-0), për shkak të shqetësimit në kofshën e kontraktuar gjatë nd...
Sport
2 Korrik 2024, 14:55
GJERMANI - Portugalia dhe Sllovenia kanë ekzekutuar për herë të parë gjuajtjen e penalltive të Euro 2024 për të për...
Sport
2 Korrik 2024, 12:56
GJERMANI - Një duel për t'i lejuar vetes të ëndërrosh në këtë Eurokupë. Austria dhe Turqia do të lua...
Sport
2 Korrik 2024, 12:46
GJERMANI - Rumania dhe Holanda do të përballen me njëra-tjetrën duke filluar nga ora 18:00 në një ndeshje me ndjesi shumë...
Sport
2 Korrik 2024, 11:00
GJERMANI - CRistiano Ronaldo, një nga futbollistët më të shquar dhe më pjellor të të gjitha kohërave, ka pasur një ...