Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Pasaporta shqiptare dhe nënshkrimit i Edon Zhegrovës, gati një shekull pas Riza Lushtës
ITALI - Shqiptari Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht te Juventusi. Në konferencën për mediat, sulmuesi i Kosovës tha se nuk është ende në formën e duhur fizike për të qenë në fushë kundër Interit të shtunën.
Ndërkohë, Zhegrova shtoi se është krenar që luan për Juven, duke theksuar se pajisja me pasaportën shqiptare e ndihmoi atë. Sulmuesi falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama.
“Ai është një mbështetës i madh i Juventusit. Ishte shumë i kënaqur dhe i lumtur. Donte që të ma jepte pasaportën shqiptare ndaj dhe më ndihmoi shumë në këtë rast. I jam shumë mirënjohës. Më dha këtë pasaportë, sepse unë përfaqësoj të gjithë komunitetin shqiptar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht që do t’i jap atij fanelën e parë”.
Në të vërtetë pajisja e Edon Zhegrovës me pasaportën shqiptare nuk është thjeshtë një simbol, apo falenderim i futbollistit për Kryeminstrin, një mirënjohje formale.
Pasaporta e tij shqiptare është pika kyçe e transferimit historik për të dhe jo vetëm. Pasaporta ndryshon gjithçka, kjo pasi futbollistët shqiptarë që nga marsi i vitit 2024 nuk luajnë më si ekstrakomunitarë në Serinë A, falë një marrëveshjeje që Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo italiane që ka arritur pas takimit mes dy presidentëve Armand Duka dhe Gabriele Gravina në Tiranë, në muajin shkurt të vitit 2024.
Kështu me statusin e tij të ri si shtetas shqiptar, Edon Zhegrova nuk do të zinte më një nga vendet e çmuara në listën e lojtarëve të bardhezinjve, pasi në Itali lejohen vetëm 3 lojtarë ekstrakomunitarë dhe këto vende i zenë kryesisht lojtarët amerikano-latinë.
Një pengesë burokratike më pak dhe që i bëri gjërat më të thjeshta në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke e bërë kështu Edon Zhegrovën, shqiptarin e dytë në histori pjesë të klubit torinez, 85 vite pas debutimit të të madhit Riza Lushta, i cili në 5 vitet e tij (1940-1945) që luajti me Juventusin zhvilloi 85 ndeshje në të cilët shënoi 46 gola.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Me një histori të pasur si mesfushor dhe 171 paraqitje në Serie A, Andrea Agostinelli foli hapur në një intervist&e...
PORTUGALI - Çdo javë, revista TV Guia tërheq vëmendjen në Portugali me kopertinat e saj tronditëse. Këtë herë, ...
URUGUAJI - Gjesti i fundit i Edinson Cavanit vjen direkt nga Uruguaji. Megjithatë, këtë herë nuk bëhet fjalë për fush&...
SHBA - Kanë kaluar 16 vjet që kur atleti xhamajkan Usain Bolt vendosi rekorde botërore në 100 dhe 200 metra, dhe vrapuesi legjendar beson se...
SPANJE - Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, u kap në një moment intim dhe shumë pasionant me të dashurën e tij Ashlyn Castro n&eu...
ANGLI - Kthimi në shkollë i Gianluigi Donnarumma është pak vonë. Portieri, i cili u largua nga PSG për në Manchester C...
TIRANE - Pas Tiranës, edhe Dinamo pritet të rikthehet në stadiumin “Selman Stërmasi” për të zhvilluar ndeshjet e saj...
ANGLI - Klubi anglez Watford feston 50-vjetorin e një prej kapitujve më të veçantë në historinë e tij, ardhjen në kr...
HOLANDE - Ish-mesfushori i njohur holandez, Edgar Davids, ka qenë viktimë e një mashtrimi të pabesueshëm nga një person i konsider...
TURQI - Tifozët e Trabzonsporit kanë pritur gjatë, por tani e kanë mirëpritur portierin e tyre të ri. "Është arri...