LIVE UPDATES
Politike

Protesta për hallin e tij apo të shqiptarëve? Paralajmëron Berisha: Do ketë zinxhir protestash

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ai tha se kjo protestë do të jetë vetëm për Shqipërinë, teksa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë, ditën e hënë te Kryesia e Kuvendit. 

15 Dhjetor 2023, 13:13 Nga A.B
Protesta për hallin e tij apo të shqiptarëve? Paralajmëron
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëron për protesta masive. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ai tha se kjo protestë do të jetë vetëm për Shqipërinë, teksa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë, ditën e hënë te Kryesia e Kuvendit. 

Pyetja- Protestë për Shqipërinë apo për hallin tuaj?

Berisha-Absolutisht kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë. Kemi një dallim shumë të madh me disa arsyetime të sotme. Për ata të cilët njohin totalitarizmin dhe diktaturat, kjo qëndodh në Shqipëri është në mënyrë absolute vendosje e diktaturës mobokraci, diktaturës së bandave. Por ka të tjerë, të cilët nuk mendojnë kështu sepse shohin që parlamenti ka disa forca politike. Shohin që mediat po kontrollohen, po ka edhe ndonjë zë të lirë. Shohin që njerëzit lëvizin lirshëm, shkojnë e vijnë. Por mobokracia, diktatura e bandave nuk është kurrë një diktaturë me burgje dhe kampe përqendrimi. Diktatura e bandave nuk është kurrë me izolim. Diktatura e bandave është diktaturë sepse njëlloj si në diktaturë ideologjike, të gjitha pushtet përqendrohen në dorën e padrinos, në dorën e një njeriu. Diktatura e bandave vërtet ka zgjedhje periodike, por bandat përcaktojnë rezultatin. Dhe padrinoja vendos një kuadër të të tërë joligjor për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.
Dhe këto janë realitet, nuk janë shpikje tona.

Dhe dramatike është se njerëzit besojnë se këtu u zhvilluan zgjedhje dhe ky i mori. Jo mo nuk i mori. Se nëse i heq këtij në zgjedhjet e fundit 583 mijë zarfa, nëse i heq këtij dhjetëra mijëra patronazhistë që qëndronin si polici politike ndaj votuesve, nëse i heq këtij largimin nga qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve, nëse i heq këtij paratë nën dorë të pafundme, shpërndarjen e mbi 500 milionë euro investime, tërmetet, etj, ky mor zotëri të garantoj se kurrë nuk merr më shumë se votat e atyre që vjedhin me të.
Mirëpo ne prapë jemi në kushte se diktatura e bandave është njëlloj i ri diktature. Ku ti je në parlament, po ai t’i mohon të gjitha të drejtat dhe të bën të paqenë.

Ku BE prodhon një dokument që vë kusht të parë pikërisht këtë të parlamentit, dialogun dhe ky bën të kundërtën, sjell po atë ditë ligjin që përjashton nga 10 në 2 muaj deputetin dhe i heq mandatin përkohësisht.
Diktatura e bandave bën që kundërshtari politik, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedentin 32-vjeçar, të sanksionohet nga gjykata për të mos dalë jashtë vendit, pa marrë miratimin e parlamentit. Në një kohë kur çdo deputeti, për të cilin gjykata ka kërkuar bllokimin e pasaportës, organet pa përjashtim, edhe vetë SKAP-i, kur kanë qenë socialistë, kanë kërkuar miratimin e parlamentit. Pra, jemi në kushtet kur narkodiktatori don të marrë nëpërmjet mënyrëve më aligjore edhe pushtetet që nuk i kontrollon akoma. Kështu që protestat kanë qenë program i padiskutueshëm. Ju e lexuat rezolutën ose ndoshta dëgjuat fjalën time, alfa dhe omega e fjalës sime dhe rezolutës janë mosbindja civile dhe protestat.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë