LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin, zyrtarja e BE me rezerva: Problemet e marrëveshjes Rama-Meloni me ligjet europiane

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) ta pezullojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament. Dy fraksionet kundërshtare të PD, më të madhes në opozitë në Shqipëri, u bashkuan bashkuan duke e çuar marrëveshjen Rama-Meloni në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së saj.

15 Dhjetor 2023, 10:19 Nga a.l
Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin, zyrtarja e BE me rezerva: Problemet e
Rama Meloni

Këshilli Europian për refugjatët dhe mërgimtarët, (ECRE -European Council on Refugees and Exiles) me qendër në Bruksel, ka shprehur rezerva lidhur me një sërë çështjesh që paraqesin nenet e marrëveshjes Rama-Meloni. Ky protokoll parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme që kapen në det, para se të shkelin tokën italiane.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) ta pezullojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament. Dy fraksionet kundërshtare të PD, më të madhes në opozitë në Shqipëri, u bashkuan bashkuan duke e çuar marrëveshjen Rama-Meloni në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së saj.

Catherine Woollard, Drejtore Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit, (ECRE-European Council on Refugees and Exiles) mendon, se në nenet e marrëveshjes në fjalë ka një informacion shumë të kufizuar: “Ka shumë pak detaje se çfarë do të ndodhë në 2 qendrat pritëse të ngritura në Shqipëri, cili është qëllimi i tyre dhe sesi do të menaxhohen ato. Marrëveshja përfshin të gjithë referencat standarde lidhur me të drejtat e njeriut, por nuk ka asnjë informacion sesi do të respektohen këto të drejta. Qendrat janë nën juridiksionin italian në territorin shqiptar më tepër sipas “modelit australian” sesa atij mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës,” thotë Catherine Woollard në një prononcim ekskluziv për DW.

Cilat janë problemet ligjore që paraqet kjo marrëveshje?

“Ligji aktual i BE nuk lejon zbatimin ekstra-territorial të procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare të azilit dhe kthimit. Sipas këtij ligji ky proces duhet të kryhet në territorin Italian”, thotë për DW, Catherine Woollard.

Ajo thekson që kryerja e procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare në territorin e Shqipërisë, “nuk mundëson garantimin e respektimit të procedurave dhe shkel të drejtat e Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut, të BE-së”.

A është i ligjshëm përdorimi automatik i paraburgimit?

Marrëveshja Rama -Meloni duket se parashikon paraburgimin automatik të refugjatëve që do të mbërrjinë në qendrat pritëse në Shqipëri. “Kjo është e paligjshme. Periudha e qëndrimit nuk mund të jetë më e gjatë se ajo e lejuar nga kuadri ligjor në Itali. Kur përfundon, ata nuk lirohen në Shqipëri, por largohen nga territori shqiptar. Pa dyshim, nga përshkrimi i qendrave pritëse në marrëveshjen Rama-Meloni, ato janë qendra paraburgimi dhe do të konsiderohen si të tilla sipas jurisprudencës kombëtare dhe asaj të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Përveç nevojës për një vlerësim individual kushtet e tjera –  aksesi në të drejta, kujdesi për shëndetin, dinjiteti – për një përdorim të ligjshëm të paraburgimit nuk ka gjasa që të jenë të plotësuara”, thotë për DW Catherinë Woollard.

A ka shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit?

Devijimi i operacioneve të Kërkim- Shpëtimit drejt Shqipërisë lë hapësira për shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

“Sipas këtij ligji ekziston detyra  që njerëzit e shpëtuar të transportohen dhe zbarkohen në një vend të sigurt. Nuk është e qartë nëse Shqipëria është një vend i sigurtë, për shembull, për viktimat e trafikimit, që  ka shumë mes atyre që shpëtohen në Detin Mesdhe. Nuk është e qartë gjithashtu që transporti i tyre në Shqipëri për të qenë të paraburgosur do të thotë të jenë në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas Konventës së Kërkim-Shpëtimit, njërëzit duhet të transporohen në vendin më të afërt të sigurtë,” thotë për DW, Catherinë Woollard.

A ka sfida lidhur me legjislacionin kombëtar të Shqipërisë?

“Po, mund të ketë sfida ligjore në Shqipëri. Pavarësisht pretendimeve në marrëveshjen Rama-Meloni që këto qendra do të jenë nën juridiksionin Italian, ligji shqiptar do të vazhdojë të zbatohet. Sipas ligjit ndërkombëtar, nuk është e mundur që një shtet të lëshojë juridiksionin mbi një pjesë të territorit të tij për qëllimet e këtij protokolli. Shqipëria është gjithashtu e lidhur me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka miratuar gradualisht legjslacionin e BE-së duke përfshirë edhe azilin. Njerëzit do të ishin nën juridiksionin italian, do të ishin në tokën italiane. Ata mbeten gjithashtu nën juridiksionin shqiptar”, thotë për DW Catherine Woollard.

A mundet Italia të mbështesë Shqipërinë në procesin e hyrjes në BE?

Në këmbim të gatishmërisë së Shqipërisë për të ngritur në territorin e saj dy qendra pritëse për 36 mijë refugjatë në vit, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka deklaruar që Italia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e hyrjes në BE.

“Italia premton atë që nuk është një dhuratë e saj ndaj Shqipërisë. Marrëveshja sjell përfitime të ndryshme financiare dhe diplomatike për Shqipërinë.  Ajo është një mbështetje për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, që është një politikë e udhëhequr nga Komisioni Europian”, thotë Catherine Woollard.

Pretendimet e dy fraksionet kundërshtare të PD dhe pezullimi i protokollit nga Gjykata Kushtuetuese

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) të pezullojë ratifikimin në Parlament të marrëveshjes Rama -Meloni, të njohur si “Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Dy fraksionet e PD, pretendojnë që marrëveshja Rama-Meloni është arritur “në mungesë të plotë të transparencës, në mosrespektim të procedurës së negociimit dhe nënshkrimit. Ajo është një marrëveshje që prek territorin e Shqipërisë dhe të drejtat themelore, dhe si e tillë  kërkon autorizimin e Presidentit të Republikës.”

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, protokolli në fjalë synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane. Autoritetet shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të refugjatëve të strehuar në strukturat që do ndërtohen për të kryer vetëm procedurat kufitare apo ato të riatdhesimit. Edhe pse Këshilli i Ministave të qeverisë Rama e ka miratuar marrëveshjen Rama-Meloni, fatin e saj do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese në 18 janar 2024./DW

edi rama gorgia meloni

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen