Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
"Jam i fokusuar te Kombëtarja dhe jam shumë i lumtur që trajneri më ka ftuar dhe jam duke u përgatitur për ndeshjet e radhës. Ne jemi profesionistë dhe nuk guxojmë që të na bjerë ritmi"
DURRES - Taulant Seferi zhvilloi një sezon fantastik në Superiore, fitoi titullin kampion me Tiranën dhe shënoi 19 gola. Sulmuesi nga Kumanova ka marrë një ftesë nga Edi Reja për tre ndeshjet e qershorit, duke u rikthyer në kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur 8 herë. 25-vjeçari foli në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:
Objektivat e skuadrës në këto sfida? - “Në ndeshjet e marsit, Kombëtarja ka bërë shumë ndeshje të mira dhe siç e dini ju, në Ligën e Kombeve jemi ngjitur në një ligë më lart, nga C në B dhe objektivi ynë në këtë fazë është të dalim në vendin e parë dhe unë kam parë një grup shumë të mirë dhe jam besimplotë se do të bëjmë një hap të mirë”.
Titulli kampion me Tiranën dhe sfidat e Ligës së Kombeve? - “Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampion, festa mbaroi atë ditë pas ndeshjes. Jam i fokusuar te Kombëtarja dhe jam shumë i lumtur që trajneri më ka ftuar dhe jam duke u përgatitur për ndeshjet e radhës. Ne jemi profesionistë dhe nuk guxojmë që të na bjerë ritmi. Duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të përgatitur, kështu që do të përgatisim dhe do të jemi të freskët dhe 100% për ndeshjet e radhës”.
Konkurrenca në skuadrës? - “E di që konkurrenca është e fortë, por në fund të fundit kam ardhur këtu për të bërë maksimumin dhe është trajneri që vendos se cili do të luajë. Unë kam dëshirë të luaj dhe do të bëj maksimumin që të fitoj besimin e tij dhe të marr minuta”.
Islanda? - “Është një kundërshtar që duhet vlerësuar, por ne do ikim aty për 3 pikët dhe për të marrë maksimumin. Duhet të jemi të përgatitur dhe të shkojmë për fitore”.
Planet për të ardhmen? - “Është shumë herët. Në këto 15 ditë jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja dhe nuk e kam mendjen te merkato. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
A është ky momenti më i mirë në karrierë? - “Po, kam bërë një sezon shumë të mirë dhe ndihem shumë mirë. Kam bërë paraqitje të mira dhe kam bërë shumë gola dhe jam shpallur kampion. Edhe se jam në Kombëtare jam shumë i lumtur dhe besoj se kam për të dhënë edhe më shumë sepse për mua është vetëm fillimi. Më herët siç e dini kam pasur edhe dëmtime, dhe nuk kam qenë i qëndrueshëm, por tani e kam marrë veten dhe do të bëjmë edhe gjëra të mira”.
A do të luaj në këto ndeshje? - “Të gjithë këtu janë profesionistë. Vendimi i takon trajnerit dhe në stërvitje do të jap 100%. Do të mundohem siç thashë të fitoj besimin e trajnerit dhe pastaj është ai që vendos. Nëse ai më jep minuta do të jem shumë i lumtur dhe do të bëj maksimumin”.
Me kë kombinohem më mirë në sulm? - “Ata që ka marrë trajneri dihet se janë më të mirët. Kështu që nuk e kam problem, me cilindo lojtar që do të jem në fushë do të ndihem mirë, pasi janë të gjithë profesionistë”.
B.T (Dosja.al)
DURRES - Endri Çekiçi ka bërë një sezon të pare të mirë me Konyaspor, ekip ku luajnë edhe Sokol Cikalleshi...
FRANCE - “The Reds” synojnë trofeun e shtatë në histori për të barazuar Milanin dhe për t’u hakmarrë pë...
FRANCE - Shumë artistë kanë kaluar në fazën e finales së Champions League. UEFA, në synimin e saj p&eum...
FRANCE - Real Madridi përballet sonte me një finale të re të Champions League, e pesta në tetë vitet e fundit. Një...
FRANCE - Florentino Pérez, president i Real Madridit dhe Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s, ndanë një tryezë mbr&eum...
SPANJE - Qoftë Lioneli, ashtu sikurse babai Jorge, ndihen të frustruar nga fakti se në çdo lajm të përditshëm që mun...
ITALI - Sirena nga Premier League për Rafael Leao, fitues i freskët i çmimit MVP të Serisë A për sezonin që sapo p&eum...
FRANCE - Gjithsej 19 trofe të Champions League shkëlqejnë në vitrinat e muzeve të dy prej klubeve më të suksesshme në ...
FRANCE - Liverpool dhe Real Madrid kanë 19 Champions League mes tyre. ‘Los blancos’ është skuadra m&eum...
FRANCE - Florentino Pérez dhe Aleksander Ceferin janë parë mbrëmë në Paris për herë të par&eu...