Dita e 56-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Shqipëria kërkon revolucion!
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Federata Shqiptare e Skive vlerësoi Top Channel, si median që ka mbështetur vazhdimisht zhvillimin e skive në vend. Nderohet edhe gazetari i saj i sportit Endi Tufa, ka ndjekur nga afër rrugëtimin e Lara Colturit që nga momenti kur ajo zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë

TIRANE - Federata Shqiptare e Skive organizoi në Tiranë mbrëmjen gala “The Ski Excellence Night”, një aktivitet kushtuar sezonit më të suksesshëm në historinë e skive shqiptare.
Mbrëmja, e organizuar nga Federata Shqiptare e Skive, e udhëhequr nga presidenti Elvis Toçi, dhe sekretarit të përgjithshëm Etrit Xhuglini, bëri bashkë sportistë, trajnerë, drejtues institucionesh, partnerë dhe përfaqësues të medias për të vlerësuar arritjet që e kanë vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sporteve dimërore.
Në qendër të ceremonisë ishte suksesi historik i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku vendi ynë u përfaqësua për herë të parë me katër sportistë të kualifikuar: Lara Colturi, Denni Xhepa, Semire Dauti dhe Lisa Brunga.
Protagonistja absolute e mbrëmjes ishte Lara Colturi, e cila u shpall “Sportistja e Vitit”, si vlerësim për një sezon të jashtëzakonshëm me shtatë podiume në Kupën e Botës dhe një debutim mbresëlënës olimpik, ku u rendit mes dhjetë më të mirave në botë. Vlerësimi i saj simbolizoi rritjen e skive shqiptare në nivelin më të lartë ndërkombëtar.
Një vend të rëndësishëm në ceremoni zuri edhe vlerësimi për partnerët e medias, të cilët kanë kontribuar në promovimin e sporteve dimërore në Shqipëri. Çmimi kryesor në këtë kategori iu akordua dokumentarit “Milano-Cortina 2026 / Zgjimi i një kombi”, të transmetuar në rubrikën “Exclusive” dhe të realizuar nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa.
Po ashtu, Federata Shqiptare e Skive vlerësoi Top Channel, si median që ka mbështetur vazhdimisht zhvillimin e skive në vend. Mes të tjerave u theksua fakti që kjo media dhe gazetari i saj i sportit Endi Tufa, ka ndjekur nga afër rrugëtimin e Lara Colturit që nga momenti kur ajo zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë, duke pasqyruar çdo hap të karrierës së saj deri në shndërrimin në një prej emrave më të rëndësishëm të skive alpine botërore.
“The Ski Excellence Night” konfirmoi se sportet dimërore shqiptare po jetojnë periudhën më të artë të historisë së tyre, ndërsa sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare po shoqërohen edhe me një mbështetje gjithnjë e më të madhe institucionale dhe mediatike.
B.T (Dosja.al)
Skuadra e Nice, pas një stërvitjeje… FRANCE - Sezoni i kaluar ishte për t’u harruar te Nica. Seria e fundit kualifikuese e klub...
KOLUMBI - Vlera e tregut e James Rodríguez ka arritur në pikën më të ulët, pas një përditësimi nga pl...
Foto ARABIA SAUDITE- Kristian Prenga do të ngjitet sonte në ring përballë ish-kampionit të botës në peshat e rënda,...
ANGLI - Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Manchester Cityt, para Enzo Marescës u ngrit edhe çështj...
SPANJE - Siç raportohet nga The Athletic dhe gazeta gjermane Bild, Real Madridi ka kontaktuar tashmë klubin gjerman për të pye...
SPANJE - Dramë në Spanjë, një aksident i rëndë i merr jetën një punëtori në stadiumit historik të&...
ANGLI - West Ham ka fituar xhekpotin! Klubi londinez, i cili ra në Championship në fund të sezonit të kaluar, ka njoftuar transferimin e a...
ITALI - Federico Pastorello, agjenti i Romelu Lukaku, sqaroi situatën aktuale të klientit të tij: "Romelu është një lojtar i niv...
GJERMANi - Per Mertesacker do të marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të sportit në Federatën Gjermane të...
ITALI - Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij Alessia Elefante u martuan në ambientin spektakolar të Locorotondo. Në ceremoni morën pje...