LIVE UPDATES
Bota

"Disa prej jush nuk më pëlqejnë"/ Trump tallet me gazetarët në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: Kjo është mbledhja më e madhe e njerëzve me...

Trump ishte i pranishëm në sallë së bashku me gazetarë nga media me të cilat ka pasur përplasje dhe madje edhe i ka paditur, përfshirë New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.

25 Korrik 2026, 07:54 Nga E. D
"Disa prej jush nuk më pëlqejnë"/ Trump tallet me
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është tallur me gazetarët në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA). Mbrëmja u mbajt për të festuar lirinë e shtypit, pasi eventi i parë ishte anuluar tre muaj më parë për shkak të një incidenti me të shtëna me armë. Trump ishte i pranishëm në sallë së bashku me gazetarë nga media me të cilat ka pasur përplasje dhe madje edhe i ka paditur, përfshirë New York Times, CNN dhe Wall Street Journal. Këta gazetarë u nderuan me çmime për punën e tyre.

Kryetarja në largim e WHCA-së tha se organizata nuk do të lejonte që sulmi i armatosur në prill të pengonte zhvillimin e kësaj tradite dhe se liria e shtypit duhej të vazhdonte të festohej. Gjatë fjalimit të tij, Trump kritikoi ashpër mediat, të cilat i quajti lajme të rreme dhe akuzoi shumë gazetarë se vuajnë nga ajo që ai e quajti "Sindroma e Çrregullimit të Trumpit".

Presidentja e WHCA-së, Weijia Jiang nga CBS News, njoftoi se darka e vitit të ardhshëm do të zhvillohet sërish në hotelin Washington Hilton, ku ndodhi incidenti me të shtënat në prill. Gjatë ceremonisë u nderua edhe oficeri i Shërbimit Sekretar të SHBA-së, Victor Gonzalez, i cili u plagos gjatë ngjarjes dhe u vlerësua për veprimet e tij.

Trump u ngrit në këmbë dhe uroi fituesit e çmimeve, mes tyre edhe një ekip të Wall Street Journal, i cili u vlerësua për raportimet mbi lidhjet e Trump me financierin Jeffrey Epstein. Para fillimit të darkës, shumë gazetarë prisnin që Trump të mbante një fjalim të ashpër ndaj mediave, pasi ai shpesh i kritikon publikisht ato. Presidenti amerikan u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë lirinë e fjalës. Ai tha se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me debat dhe jo me dhunë.

"Ne i zgjidhim mosmarrëveshjet tona jo me plumba, por me debat të hapur dhe të fortë. Asnjë person i armatosur nuk do ta ndryshojë këtë," tha Trump.

Gjatë gjithë mbrëmjes Trump ishte në humor dhe bëri shaka edhe me gazetarët. Më pas shtoi se ajo darkë ishte mbledhja më e madhe e njerëzve me 'Sindromën e Çrregullimit të Trumpit', duke bërë shaka me kritikat që merr nga mediat.

"Ndonjëherë mendoj se disa prej jush nuk më pëlqejnë," tha ai me humor.

Në këtë event morën pjesë rreth 700 persona, shumë më pak se darka e parë në prill, ku ishin mbi 2,000 të ftuar. Siguria ishte gjithashtu më e rreptë. Disa blloqe përreth hotelit u bllokuan, me një prani të madhe policie dhe roje kombëtare. Vizitorët u kontrolluan dy herë, me kode QR dhe dokumente identifikimi, dhe iu dhanë byzylykë.

Në një moment, vizitorëve u nxitën të ecnin në një rresht të vetëm pranë dy oficerëve të Shërbimit Sekret që mbanin pushkë në dorë. I dyshuari për të shtënat në prill, i identifikuar si 31-vjeçari Cole Tomas Allen, është akuzuar për tentativë vrasjeje të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ai u ndalua nga agjentët pak para shkallëve që të çojnë poshtë në një sallë vallëzimi ku po fillonte darka. Të pranishëm në mbrëmje ishin edhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Todd Blanche, Drejtori i FBI-së Kash Patel, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh