“Protestat nuk e ndalojnë integrimin në BE”/ Rama në konferencën me gazetarët europian: Projekti nuk është anuluar, do e bëjmë publik me krenari!
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë 9 Qershor, 13:13 ...
"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjetet sociale/ Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi...
Fitorja e parë në pankinën e bardhebluve e trajnerit Fagut, i cili tani nis të besojë te “Final 4”, pasi Skënderbeu është vetëm 1 pikë larg.
TIRANE - Bardheblutë e kryeqytetit për here të tretë fitojnë 3-2 ndaj Dinamos gjatë këtij sezoni. Tirana vuan por arrin që të marrë maksimumin në derbin me Dinamon, duke fituar 3-2 në “Air Albania” në javën e 28-të të Superiores.
Skuadra e Erbim Fagut edhe pse e mbylli pjesën e parë në epërsinë e dy golave, u ndëshkua në pak minuta dy herë në pjesën e dytë nga “ish”-i tyre, Klevi Qefalija. Por skenari nuk kishte përfunduar, do të vinte një “perlë” e Fjoart Jonuzit, për të marrë fitoren 3-2, që i rikthen bardheblutë në rrugën e duhur drejt “Final 4”.
Ndeshja nisi mirë për badheblutë që arritën që të shënonin që në minutën e 7-të me anë të Nikqit, i cili arriti të devijonte saktë një top të harkuar nga e djathta. 11 minuta më vonë, Tirana fitoi të drejtën e një 11-metërshi të fituar nga Latifi, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Qefalija. Nga pika e bardhë Liridon Latifi u tregua i saktë, duke dyfishuar rezulatin në 2-0.
Dinamo u zgjua dhe nisi të reagojë, por në pjesën e parë nuk arriti që të shënonte. Edhe fraksioni i dytë nisi më mirë për “nëndetësen blu”, të cilës iu desh të priste deri në minutën e 76-të për të shënuar, me Qefalinë, i cili u ndihmua dhe nga një devijim për të ngushtuar diferencën e golave në 2-1.
Shtatë minuta më vonë, Dinamo arriti që të barazojë shifrat në 2-2. Marku shërbeu për Qefalinë, i cili devijoi bukur drejt portës dhe realizoi sërisht. Në festë Dinamo që arriti të ngrejë krye e të rikuperojë dy gola.
Megjithatë, Tirana reflektoi dhe nisi të kërkonte më shumë e u desh një gol spektakolar i Fjoart Jonuzit për të marrë maksimumin dhe fiksuar fitoren 3-2. Ishte ky goli i parë në kampionat për kuksianin me fanelën e Tiranës, teksa i jep kënaqësinë e suksesit të pare në pankinën e bardhebluve trajnerit Fagut, i cili tani nis të besojë te “Final 4”, pasi Skënderbeu është vetëm 1 pikë larg.
B.T (Dosja.al)
KUKES - Verilindorët ‘tronditin’ Superioren! Kukësi mposht Vllazninë, duke e mundur 2-0 në “Kukës Arena”. Skuad...
ITALI - Milani kalon 1-3 pengesën Hellas Verona. Kuqezinjtë regjistruan fitoren e tretë radhazi në Serie A, teksa tani numërojnë t...
GJERMANI - Bayer Leverkusen nuk ul ritmin për asnjë moment, teksa këtë të diel ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-3 n&eu...
SPANJE - Atletico Madrid - Barcelona (21:00) vjen e ngarkuar me shumë histori. Lojtarët që kanë luajtur për të dyja...
ITALI - Po fillojmë të kemi një pasqyrë më të qartë për të ardhmen e stolave në Serinë A.&nbs...
SPANJE - Deco, drejtori sportiv i Barçës, u takua me përfaqësuesit e Manchester United javën e kaluar. Drejtuesi i Bar&cced...
KOSOVE - Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani, sa herë që përballen mes tyre dhurojnë spektakël në fushë...
SHBA - Dëmtimi muskulor i argjentinasit Lionel Messi, i cili e bëri të humbiste duelin e kësaj të shtune me Inter Miami&...
ANGLI - Brazili njoftoi tërheqjen e Casemiro, mesfushorit të Manchester United, për miqësoret kundër Anglisë d...
ITALI - Dita e njëzet e nëntë e Serisë A përfundon me pesë ndeshjet e sotme, të gjitha delikate, sepse ato mbë...