6 Qershor 2024, 00:41
Nga DOSJA
ITALI - Italia do të shkojë në Gjermani pa emra si Acerbi e Scalvini, të cilët u dëmtuan së fundi, teksa në dyshim është edhe mesfushori i Interit, Nicolo Barella, i cili mungoi në miqësoren ndaj Turqisë për shkak të një problemi fizik. Trajneri Luciano Spalletti qetësoi tifozët italianë, duke dhënë garanci për Barellën, teksa zbuloi edhe më shumë detaje për gjendjen e tij fizike.
“Unë u besoj mjekëve dhe ata janë të sigurt që Barella do të rikuperohet për të qenë gati që në ndeshjen e parë të Europianit. Është shumë i rëndësishëm për ne, pasi luan prej disa vitesh titullar, por duhet të shohim ditë pas dite ecurinë e rikuperimit”, u shpreh Spalletti.
Trajneri italian ka në dispozicion 29 futbollistë dhe tre prej tyre do të duhet t’i kthejë në shtëpi më 9 qershor, kur të dorëzojë listën përfundimtare në UEFA, por në konferencën për shtyp nuk ka dhënë orientime mbi ata që nuk do t’ia dalin të shkojnë në Gjermani.
“Kam ende dyshime për listën finale, ndaj do të shfrytëzoj të gjithë kohën që kam në dispozicion për të marrë vendimet e mia. Gjithsecili është maksimalisht i angazhuar dhe ofron zgjidhje të ndryshme në fushë, ndaj do të analizojmë mirë të gjithë futbollistët para se të vendosim. Mund t’u them se Folorunsho më pëlqen shumë, pasi ka goditje të mirë nga distanca dhe për më tepër njeh mirë zonën në goditjet standarde, aty ku vendosen shumë ndeshje”, u shpreh Spalletti.
Italia do ta nisë rrugëtimin e saj në Gjermani pikërisht me ndeshjen ndaj Shqipërisë në “Signal Iduna park” të Dortmundit, mbrëmjen e 15 qershorit…
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Qershor 2024, 00:38
TIRANE - Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, pasardhësi i Erbim Fagut në pankinën e rekordmenëve të futbollit shqiptar do të je...
Sport
5 Qershor 2024, 21:35
NORVEGJI - Kosova zhgënjen në miqësoren ndaj Norvegjisë në Oslo. Dardanët humbin 3-0 përballë nordikëve në O...
Sport
5 Qershor 2024, 19:04
SPANJE - Sipas shtypit katalanas, FC Barcelona është gati të zyrtarizojë një kontratë të re partneriteti me prodhuesin e paji...
Sport
5 Qershor 2024, 18:30
SPANJE - Kampionët e Europës do të rikthehet në stërvitje të hënën, më 15 korrik. Duke pasur parasysh mun...
Sport
5 Qershor 2024, 18:05
SPANJE - Me të njëjtin intensitet me të cilin luan, Gavi po punon për të kapërcyer dëmtimin e rëndë ...
Sport
5 Qershor 2024, 17:41
ANGLI - I mbërritur në verën e vitit 2022 nga Borussia Dortmund, Erling Haaland nuk mori shumë kohë për t'i marrë të gji...
Sport
5 Qershor 2024, 17:26
ITALI - Vincenzo Italiano është trajneri i ri i Bolognës. Sot u nënshkruan kontratat dhe u zyrtarizua marrëveshja.
Tekniku ...
Sport
5 Qershor 2024, 17:06
SPANJE - Nëse Vinicius Jr është favorit i madh për “Topin e Artë” me tifozët madrilen që kanë nisur të ...
Sport
5 Qershor 2024, 16:35
FRANCE - Pritej, por tashmë është zyrtare! Në fund të kontratës së tij me Lille, Paulo Fonseca vendosi të mos e zgjaste ...
Sport
5 Qershor 2024, 16:25
Bart Verbruggen do të jetë portieri numër 1 i Holandës në Euro 2024
HOLANDE - Bonus për të rinjtë. Portieri i Brigh...