Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përzgjedhësi Franco Foda është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme.
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Përzgjedhësi Franco Foda është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme.
Atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal. Një optimizëm të tillë e shfaqën edhe përzgjedhësi Foda dhe portieri Arijanet Muriq në konferencën për media. Foda ka konfirmuar se ndaj Sllovenisë nuk do të jetë në dispozicion mbrojtësi Lumbardh Dellova për shkak të lëndimit, ndërsa ka theksuar se pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje shumë të mirë fizike dhe mendore.
“Dellova fatkeqësisht është i lënduar dhe nesër nuk do të jetë në dispozicion për Kombëtaren e Kosovës. Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë, të gjithë lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për këtë ndeshje. Jam i bindur se para publikut tonë do të kemi paraqitje të mirë”, deklaroi Foda. Ai kujtoi përballjet e kaluara ndaj Sllovenisë si trajner i Austrisë, duke theksuar se pret një ndeshje të vështirë, por të balancuar.
“Sllovenia ka mbrojtje shumë të mirë dhe pranon pak gola. Për ne është e rëndësishme të jemi të koncentruar në mbrojtje dhe të krijojmë mundësi për të shënuar. Kemi edhe publikun prapa nesh, ‘Dardanët’, që na japin forcë shtesë. Duhet të luajmë para dhe të jemi efikasë në sulm”, theksoi Foda.
Në lidhje me përzgjedhjen e lojtarëve për ndeshjet e tetorit, Foda shtoi: “Këtë herë kemi ftuar lojtarët më në formë dhe jam shumë i kënaqur me grupin që kemi. Sigurisht, na mungon shumë kapiteni Amir Rrahmani dhe Dellova, por ndaj Suedisë treguam se edhe me mungesa dimë të japim përgjigje të fortë. Lojtarët që janë këtu e kanë cilësinë për të luajtur ndaj Sllovenisë.
Kemi një grup shumë të fortë dhe të balancuar. Luajmë në shtëpi dhe pas fitores ndaj Suedisë kemi fituar vetëbesim të mirë. Në fund të ciklit do të shihet kush do ta fitojë grupin dhe kush do të kualifikohet”, tha Foda.
B.T (Dosja.al)
SERBI - Është theksuar më shumë se një herë se sfida e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për k...
Nga Endi Tufa TIRANE - Ishte tetori i vitit 1970 kur në stadiumin “Qemal Stafa” ndodhi diçka që, për kohën, dukej e pa...
FRANCE - I pyetur për mundësinë që Adrien Rabiot të fishkëllohet nga disa tifozë parizienë, trajneri i kombë...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin ...
FRANCE - Një thashethem shpërthyes ka qarkulluar prej disa ditësh: PSG është gati të shpenzojë shumë për ...
FRANCE - Adi Hütter nuk është më trajner i AS Monaco. Klubi i Principatës e shkarkoi austriakun këtë të enjte pas n...
ITALI - Artem Dovbyk pati një natë të tmerrshme të enjten e kaluar, gjatë humbjes 1-0 të AS Roma ndaj Lille në Euro...
TIRANE - Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua sot një event i veçantë i organizuar nga Federata e Futbollit n&e...
GJERMANI - Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të karrierës së tij profesionale, Ivan Klasnic thotë se është "t...
EGJIPT - Mohamed Salah ka goditur përsëri. Falë dy golave të tij kundër Xhibutit (3-0) të mërkurën në...