4 Prill 2023, 18:53
Nga DOSJA
ITALI - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mbrojti të martën çmimet e biletave të përcaktuara për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër AC Milan, në përgjigje të një goditjeje nga tifozët "ultras" të klubit.
“Milani do të mbledhë më shumë se 10 milionë euro kur ne të shkojmë atje (në ndeshjen e vajtjes, më 12 prill) dhe ne ndoshta do të arrijmë 5 milionë (në ndeshjen e kthimit, më 18 prill)”, është mbrojtur pronari i klubit napoletan, i cili ka vazhduar:
“Ata kanë vendosuar bileta VIP me çmime maksimumi 800 euro, kurse ne 340 dhe 500 euro në tribunë... Nëse blini një makinë, ose një paketë cigare, a mendoni se do të paguani më pak për të në Napoli, sesa në Milano?”
Ultrasit napoletanë demonstruan të dielën, para stadiumit Diego Maradona, para ndeshjes për Seria A të humbur 4-0 ndaj Milanit, për të protestuar ndër të tjera ndaj çmimit të biletave, por edhe kufizimeve në pankarta. Sipas mediave italiane, gjatë takimit, disa heshtën, por pati edhe disa përplasje në tribuna me tifozë të tjerë të Napolit.
“Këta nuk janë mbështetës të vërtetë, janë delikuentë që lejohen të futen në stadium, sulmojnë familjet dhe tifozët e vërtetë me incidente që janë nën sytë e të gjithëve”,- u shpreh presidenti i klubit, i cili gjithashtu nënvizoi, se në Itali duhet të futet ‘ligji Thatcher’ për të frenuar huliganët.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Prill 2023, 18:16
FRANCE - UEFA i ka bërë presion PSG-së për një kohë të gjatë për të balancuar llogaritë e tyre për s...
Sport
4 Prill 2023, 17:43
SPANJE - Dani Alves vazhdon të shtojë ditë burg, pasi u arrestua në fillim të vitit, i akuzuar për përdhunimin e një...
Sport
4 Prill 2023, 17:25
KOSOVE - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka konfirmuar kandidaturën e Komitetit Olimpik të Kosovës për Lo...
Sport
4 Prill 2023, 17:03
ANGLI - Gary Lineker foli sërish, për një moment të pakëndshëm që kishte kaluar gjatë Kupës së Botës 19...
Sport
4 Prill 2023, 16:37
ANGLI - SunSport kupton se pronari Todd Boehly po përgatitet për një kërkim të gjatë dhe të plotë për një tr...
Sport
4 Prill 2023, 16:14
SPANJE - Në fillim të nëntorit, Sergio Ramos përmes llogarisë së tij në Instagram i tha lamtumirë biznesmenit ...
Sport
4 Prill 2023, 15:51
PORTUGALI - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pritet të zyrtarizojë këtë të martë edhe vendin organizator të Kampionatit Europian ...
Sport
4 Prill 2023, 15:43
ANGLI - Prej kohësh në rrjetet social zhvillohen sfida e lojëra të ndryshme dhe kur vjen puna tek futbolli nuk mund të mungojnë ed...
Sport
4 Prill 2023, 13:16
ANGLI - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli të mërkurën për Superligën dhe presionin në Angli, gjë që ç...
Sport
4 Prill 2023, 12:50
ITALI - Roberto Mancini i mbylli në fytyrë derën e rikthimit në kombëtaren italiane Mario Balotellit.
Mungesa e sulmuesve bë...