"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Juventusi vuan, por fiton minimalisht ndaj Sportingut
Në ndeshjen e pare të fazes çerekfinale të Europa League, bardhezinjtë e Alegrit nuk e paten aspak të lehtë ndaj Sportingut të Lisbonës.
13 Prill 2023, 22:52Nga DOSJA
ITALI - Në ndeshjen e pare çerekfinale të Europa League, Juventusi ka hasur shumë vështirësi përballë Sportingut i cili pavarësisht se luante në transfertë ka udhëhequr me raste dhe me mbajtje topi ndeshjen.
Gjithsesi pas një pjese të pare që u mbyll në shifrat 0-0, në të dytën janë bardhezinjtë që zhbllokojnë takimin.
Ishte minutat e 74-t kur ndryshuan shifrat e ndeshjes në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë e Juventus kanë gjetur avantazhin përballë portugezëve të Sporting.
Gjatë një rrëmuje në zonë pas ekzekutimi të një goditje nga këndi, topi bie fillimisht në këmbët e mbrojtësit Federico Gatti, i cili godet portën dhe çon topin deri në vijën fatale. Rezultati shkon 1-0.
Me këto shifra 1-0 u mbyll ky takim mes Juventusit dhe Sportingut, në të cilin vendasit vuajtën deri në vërshëllimën përfundimtare nga presioni i portugezëve, që gjithsesi edhe pse në humbje falë kësaj që paraqitën në Torino mbajnë gjithçka të hapur për kualifikimin për ndeshjen e kthimit.