Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Sport
VIDEO / Momente gazmore, Sylvinho “tabelë qitjeje” që në stërvitjen e parë… ja çfarë i bën Abrashi!
Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për takimin ndaj Polonisë (27 mars). Eliminatoret e Euro 2024 do të nisin në transfertën e Varshavës.
20 Mars 2023, 21:47Nga DOSJA
TIRANE - Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho.
Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për takimin ndaj Polonisë (27 mars). Eliminatoret e Euro 2024 do të nisin në transfertën e Varshavës.
“Trajneri ka sjellë një energji pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Poloni”, u shpreh Armand Duka, presidenti i FSHF-së.
Atmosfera e bukur dallohet edhe te lojtarët e Shqipërisë. Siç dallohet në videon e mëposhtme, nuk kanë munguar momentet gazmore.
Në një moment, Sylvinho nuk e kurseu një ndërhyje të “ashpër” ndaj Amir Abrashit. Më pas erdhi edhe “hakmarrja”, me Sokol Cikalleshin që ia ktheu në të njëjtën monedhë trajnerit brazilian.
Mes palëve nuk munguan as përqafimet, duke konfirmua entuziazmin dhe atmosferën fantastike që ekziston në kombëtaren shqiptare të futbollit.