"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Në shtesë, Roma gjen Angelinon për të ndalur 'vrapimin' e Napolit në Seria A!...
Angelino i përgjigjet Spinazzolas, sfida mbyllet në barazim 1-1
3 Shkurt 2025, 07:30Nga DOSJA
ITALI - Një gol i Angelinos në kohën shtesë i mohon fitoren Napolit, i cili duhet të kënaqet me një barazim, 1-1 përballë Romës në javën e 23-të të Serisë A.
Napoli e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 19-të, falë një veprimi të bukur nga Spinazzola. Roma tentoi të reagojë por nuk ishte shumë konkret në sulm.
Në pjesën e dytë, skuadra e Contes u shfaq e rrezikshme me Lukakun, por verdhekuqtë e Ranierit u përgjigjën me një goditje dënimi të Paredes, e cila përfundoi në shtyllë.
Roma provoi deri në fund dhe arriti të gjejë golin e barazimit 1-1, pas një gjuajtje me të majtën të Angelinos në minutën e 92-të.