Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
VIDEO/ Shqiptarja Elina Xhengo, medalje ari për Greqinë në hedhjen e shtizës: “Dua të kem sukses, që të ndihmoj familjen time”…
Atletja 19-vjeçare shqiptare, që përfaqëson Greqinë, është një vazhdimësi e arritjeve të bashkatdhetareve të saj Mirela Manjani dhe Vojsava Lika në vendin fqinj, të cilat u shpallën gjithashtu kampione, në hedhjen e shtizës për atletikën helene.
21 Gusht 2022, 12:37Nga DOSJA
GJERMANI - 19-vjeçarja Elina Xhengo dominoi finalen e hedhjes së shtizës për femra në Kampionatin Europian të shtunën, duke fituar medaljen e artë për Greqinë. Ajo fitoi garën, me pothuajse katër metra më tepër se rivalet e saj, duke arritur largësinë prej 65.81 metra në përpjekjen e saj të dytë.
Serbja Adriana Vilagoš fitoi medaljen e argjendtë me 62.01 metra, ndërsa veterania 41-vjeçare Barbora Špotáková fitoi një medalje bronzi për Republikën Çeke, në stadiumin ku filloi karriera e saj ndërkombëtare njëzet vjet më parë.
Elina Xhebgo lindi në Athinë më 2 shtator 2002 nga emigrantë shqiptarë, të cilët erdhën në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë. Babai i saj ishte polic në Shqipëri dhe nëna e saj mësuese. Siç ka theksuar në një intervistë të fundit, babai i saj ka punuar në ndërtim kur ka mbërritur në Greqi dhe nëna e saj ka pastruar shtëpitë. “Dua të kem sukses në sport dhe të ndihmoj familjen time”,- ka thënë ajo. “I kam premtuar nënës sime që të mos e bëj më këtë punë”.
Karriera e saj sportive filloi që në moshë të re me heptatlon, por cilësitë e saj më të mira ishin në disiplinën e hedhjes së shtizës. Elina Xhengo e çon në 4 numrin e medaljeve të arta për Greqinë, e cila ka fituar edhe një medalje argjendi në garat e Kampionatin Europian që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
Atletja shqiptare 19-vjeçare Elina Xhengo, që përfaqëson Greqinë, është një vazhdimësi e bashkatdhetareve të saj Mirela Manjani dhe Vojsava Lika në vendin fqinj, të cilat u shpallën gjithashtu kampione në hedhjen e shtizës për atletikën helene.