21 Gusht 2022, 12:18
Nga DOSJA

FRANCE - Sezoni i Sergio Ramos për momentin ndryshon rrënjësisht me atë të mëparshëm. Ai i ka harruar dëmtimet e vazhdueshme që e penguan të performonte rregullisht gjatë vitit të kaluar dhe ka bërë një hap përpara. Ramos është pozicionuar, si një nga tre mbrojtësit qendrorë të Galtier, duke fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në dhomat e zhveshjes.
Pavarësisht lidershipit dhe hierarkisë së Ramosit te PSG, klubi francez është ende duke punuar për të nënshkruar me një mbrojtës, që mund të konkurrojë me andaluzianin. Sipas ‘L'Équipe’, këshilltari i ri sportiv i parizienëve, Luis Campos, e ka paralajmëruar spanjolin se ata po përpiqen të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës, me synimin për të rritur konkurrencën e ekipit. Kjo nuk e ka shqetësuar Ramosin, por e kundërta, pasi marrëdhënia mes spanjolit dhe portugezit është e përzemërt dhe e sinqertë.
Ndër opsionet që drejtori sportiv po shqyrton, është përjashtuar plotësisht pista Skriniar. Slloveni ishte prioriteti i Luis Campos për të përforcuar mbrojtjen e PSG-së, por pretendimet e larta të Interit, të cilat nuk zbritën nën 70 milionë, i ndërprenë negociatat. Simakan, nga Leipzig, ishte një tjetër lojtar i monitoruar, por qendërmbrojtësi do të vazhdojë në Gjermani edhe për një vit, kështu që PSG ka dhjetë ditë për të nënshkruar me një mbrojtës që mund të konkurrojë me Ramos.
Forma e mirë fizike e Sergio Ramos e ka lejuar atë, nga ana tjetër, të marrë drejtimin e dhomës së zhveshjes. Javën e kaluar, në mes të tensionit që u krijua me Mbappe dhe Neymar për shkak të penalltive, ish-lojtari i Real Madridit ndërmjetësoi mes të dyve për të rregulluar skuadrën. "Ai është një bos,"- thanë punonjës të PSG-së për ‘L'Équipe’. Në moshën 36-vjeçare, qendërmbrojtësi ëndërron të jetë edhe në Kupën e Botës në Katar, pasi ka rikthyer sensacionet javët e fundit.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Gusht 2022, 11:48
UKRAINE - Autobusi zyrtar i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk nuk do të kalojë tani nëpër rrugë pa u vënë re nga askush.&nbs...
Sport
21 Gusht 2022, 11:30
SPANJE - Klubi UD Ibiza ka raportuar vjedhjen e pajisjeve të ndryshme sportive nga e premtja deri të shtunën mbrëma në stadiumin...
Sport
21 Gusht 2022, 11:15
SPANJE - Xavi Hernández tha dje se deri të dielën në mëngjes ai nuk do ta dinte nëse mund të merrte Jules Ko...
Sport
21 Gusht 2022, 09:00
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, është shprehur se skuadrës së tij duhet t'i jepen të tre pikët, n&...
Sport
21 Gusht 2022, 08:42
SPANJE - Qershorin e kaluar, Cristiano Ronaldo mori përsëri frymë të qetë, kur gjykatësja mbylli çështjen ...
Sport
21 Gusht 2022, 07:49
ARABIA SAUDITE - Pothuajse një vit pasi fitoi ndaj Anthony Joshua për t'u bërë kampion i peshave të rënda WBA-WBO-IBF, boksieri ...
Sport
21 Gusht 2022, 00:15
SPANJË- Fitorja e dytë në po aq ndeshje për Real Madridin në startin e La Liga-s. Kampionët në fuqi të Spanjës dh...
Sport
21 Gusht 2022, 00:00
GJERMANI- Luiza Gega është Kampione e Europës në 3000 metra me pengesa duke u bërë atletia e parë shqiptare që arrin n...
Sport
20 Gusht 2022, 22:53
ITALI- E para në San Siro ishte e ëmbël për skuadrën e Simone Inzaghit. Inter shënon tre gola dhe grumbulloi po aq pikë nda...
Sport
20 Gusht 2022, 22:43
Luiza Gega
GJERMANI- Luiza Gega fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Munich.Në finalen e 3000 metrave...