4 Shtator 2024, 21:28
Nga DOSJA
SHKODER - Debutimi i Vllaznisë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve në futbollin e femrave ka shkuar ashtu siç pritej. Skuadra shkodrane, dominuese e futbollit të femrave në vendin tonë, është konfirmuar edhe në Europë, duke munduar në Gjeorgji ekipin vendas të Guria Lanshkhuti.
Skuadra shkodrane ka fituar me shifrat 3-0, duke mbyllur praktikisht kualifikimin në fundin e pjesës së parë. Glii i Doçit i dha asaj avantazhin pas një gjuajtje të fortë të sulmueses nga jashtë zonës. Ndërsa më pas ishte Borçi e cila dyfishoi shifrat në zhvillimin e një goditje këndi para se skuadrat të shkonin në pushimin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, ishte Ndoj e cila në minutat e fundit shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-0 dhe kalimin e Vllaznisë me mini-finalen e grupit që do ta luajë kundër austriakeve të St. Polten të cilat mundën me shifrat 5-0 azeret e Neftçi Baku. Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën po në Gjeorgji ku janë organizuara sfidat e minigrupit kualifikues.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Shtator 2024, 20:58
GJERMANI - Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë! Nj&e...
Sport
4 Shtator 2024, 18:57
BRAZIL - Tre persona janë arrestuar orët e fundit, në Curitiba, pasi tentuan të spiunonin stërvitjen e skuadrës braziliane me dron...
Sport
4 Shtator 2024, 18:44
GJERMANI - Leroy Sané, anësori i Bayern Munichut, është rikthyer në stërvitje me grupin e drejtuar nga Vincent Kompany,&nbs...
Sport
4 Shtator 2024, 18:28
SPANJE - Lufta vazhdon për Iscon. Anësori i Betis Sevillas u privua nga Euro 2024 për shkak të një frakture të fibulës së...
Sport
4 Shtator 2024, 18:16
PANAMA - Dy lojtarë dhe një ish-lojtar në futbollin panamez, u arrestuan të martën për një rast të dyshuar për truk...
Sport
4 Shtator 2024, 17:51
FRANCE - “Topi i Artë” i vitit 2024 do të jepet të hënën, më 28 tetor, në Théâtre du Châtelet ...
Sport
4 Shtator 2024, 17:40
ANGLI - Imazhi i Sir Jim Ratcliffe, pronarit të Manchester United, i dëshpëruar dhe i habitur në tribunat e Old Trafford gjatë ndeshjes...
Sport
4 Shtator 2024, 17:25
AUSTRALI - Ka shumë personazhe të famshëm (nga këngëtarët te futbollistët, deri tek aktorët dhe krijuesit e përmbaj...
Sport
4 Shtator 2024, 17:11
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht ditën e hënë përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Ukrainës (7 shtator, “Epet ...
Sport
4 Shtator 2024, 16:55
ITALI - Dëmtim i ri i muskujve te Juventusi. Pas atyre të Thuram dhe Weah, ndalon edhe Francisco Conceição. Su...