Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Watford, Manaj debuton në futbollin anglez! 9 minuta për sulmuesin shqiptar (VIDEO)
Watford dhe Rey Manaj debutojnë me fitore në javën e parë të Championship, katëgorisë së parë në futbollin anglez. Ekipi verdhezi drejtuar nga tekniku Rob Edward mundi Sheffield United me shifrat 1-0.
2 Gusht 2022, 20:25Nga DOSJA
ANGLI-Watford dhe Rey Manaj debutojnë me fitore në javën e parë të Championship, katëgorisë së parë në futbollin anglez. Ekipi verdhezi drejtuar nga tekniku Rob Edward mundi Sheffield United me shifrat 1-0.
Goli i vetëm do të shëohej nga Joa Pedro në minutën e 56’, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare hyri në lojë vetëm 9 minuta nga përfundimi i takimit. Pavarësisht se nuk kishte shumë kohë në dispozicion për të treguar aftësitë e tij, Manaj shfaqi dëshirë në lojë duke krijuar një rast ideal për të shënuar.
Gati 20 metra larg sulmuesi ia del të godasë saktë, por portieri i Sheffild United ishte në gatishmëri. Kështu, Watford mori tri pikë të vlefshme në ndeshjen e parë të kampionatit, në të cilin është një nga pretendentët për ngjitjen në Premier League.