15 Mars 2024, 12:00
Nga DOSJA

ANGLI - Arsenali njoftoi këtë të enjte se ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Ben White. Mbrojtësi i gjithanshëm anglez, i cili ka luajtur si në qendër ashtu edhe në krah, është i sigurt në klubin londinez për një kohë më të gjatë.
Edhe pse Arsenali nuk zbuloi zgjatjen e kontratës së re të Ben White në deklaratën zyrtare, shtypi anglez tregon për një kohëzgjatje që shkon deri në vitin 2028, me opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për një sezon.
Në moshën 26-vjeçare, mbrojtësi anglez tashmë është një pjesë e rëndësishme për skuadrën e Mikel Artetës. Që nga ardhja në vitin 2021 nga Brighton, Ben White ka luajtur 122 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar gjithsej 4 gola dhe ka bërë 9 asistime.
Madje, ishin këmbët e Ben White që shënoi golin e 10.000-të në historinë e Arsenalit, në ndeshjen kundër Sheffield United në fillim të muajit.
“Jam vërtet i lumtur! Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe është mahnitëse të nënshkruash sërish dhe të jesh këtu për më shumë vite. E kam thënë më parë se nuk do të doja të isha askund tjetër, kështu që është perfekte.
Kur hyn në klub, është pak më e frikshme, por është e mahnitshme të nënshkruash sërish dhe të kesh të njëjtat ndjenja krenarie. Është një arritje shumë e mirë”,- tha Ben White për mediat e Arsenalit.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Mars 2024, 11:32
SHBA - Tifozët e Nashville e provokuan Leo Messin në ndeshjen kundër Inter Miami, për Champions League të CONCACAF, me...
Sport
15 Mars 2024, 11:17
SPANJE - Pasi eliminoi Interin nga Champions League me një paraqitje të shkëlqyer, Memphis Depay godet lojtarin e...
Sport
15 Mars 2024, 10:58
SPANJE - Këtë të enjte, Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për gazetën polake “Meczyki&rdqu...
Sport
15 Mars 2024, 10:30
HOLANDE - Jordan Henderson ka pranuar edhe një herë se ka bërë gabim, kur u transferua në Arabinë Saudite gjatë ver&eu...
Sport
15 Mars 2024, 10:00
ANGLI - Gareth Southgate publikoi këtë të enjte listën me 25 të thirrurit për ndeshjet miqësore të kombëtares s&e...
Sport
15 Mars 2024, 09:30
SPANJE - Real Madridi nuk do t’i lirojë lojtarët francezë për Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen n...
Sport
15 Mars 2024, 09:00
ZVICER - Një nga risitë kryesore të Champions League 2024-25 është se, përtej formatit (që në vetvete ka meritat ...
Sport
15 Mars 2024, 08:30
ZVICER - Eliminimi i Villarrealit nga Marseille e ka lënë futbollin spanjol pa përfaqësues në shortet për çerekfinalet dh...
Sport
15 Mars 2024, 07:30
SHBA - E mahnitshme në Indian Wells. Një tufë bletësh vendosën të ndjekin një kamera ajrore, duke detyr...
Sport
15 Mars 2024, 00:34
ANGLI - Aston Villa i jep leksion futbolli Ajaxit të Amsterdamit në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Conference League. S...