15 Mars 2024, 10:58
Nga DOSJA
SPANJE - Këtë të enjte, Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për gazetën polake “Meczyki”, ku ka diskutuar ndër të tjera edhe për fushatën e Barcelonës në Champions League.
Duke mposhtur Napolin 3-1 në shtëpi, katalanasit vulosën kalimin e tyre në çerekfinalet e kompeticionit miliona dollarësh, pas 4 vitesh nga hera e fundit që ia dolën. Lewandowski ishte i kënaqur me përparimin e Barçës: “Ishte objektivi ynë të arrijmë në çerekfinale. Në Napoli ishim afër fitores dhe në Barcelonë bëmë një lojë të shkëlqyer. Kemi gjëra për të përmirësuar, por kjo lojë na jep energji për të arritur në fund të sezonit më mirë.”
“Para ndeshjes (kundër Napolit) fola me të rinjtë dhe u thashë se në Champions League ka më shumë hapësirë në fushë. Ndonjëherë, për të shënuar, mjafton të përfitosh nga hapësirat, të cilat shpesh janë të mjaftueshme për të gjuajtur. E shtuam atë intensitet në minutat e para dhe u shfaqën mundësitë”,- shtoi polaku.
Barcelona ende nuk e njeh kundërshtarin e saj në çerekfinale të kompeticionit, megjithatë, edhe pse Lewandowski deklaron se nuk ka "preferencë", sulmuesi polak ka në mendje një ekip me të cilin do të donte të përballej: "Po të kisha për të zgjedhur, ndoshta Borussia Dortmund. A nuk do të ishte mirë të kthehesh në Dortmund si lojtar i Barçës?”
Me largimin tashmë të paralajmëruar të Xavi nga komanda e trajnerit të Barçës në fund të sezonit, një nga emrat në tavolinë për të zëvendësuar trajnerin spanjol, është edhe ai Hans-Dieter Flick, ish-trajner i Bayernit. Edhe pse e njeh mirë kandidatin, Lewandowski rrëfen se kjo temë “nuk diskutohet në dhomat e zhveshjes”: “Xavi tha se në fund të sezonit do të largohet, por nuk është koha dhe vendi për të folur për trajneri i ardhshëm”.
Si përfundim, sulmuesi polak trajtoi lajmin e fundit që raportonte ardhjen e Kylian Mbappe në La Liga, por në këtë rast, për të veshur fanelën e rivalit të përjetshëm të katalanasve, Real Madrid: “Nuk është ende zyrtare dhe është e vështirë të komentohet. deri sa të bëhet shpallja. Pra, le të presim për konfirmim. Nëse ai vjen, do të jetë kënaqësi të konkurrosh kundër tij. Nuk kemi frikë, e shikoj pozitivisht”.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Mars 2024, 10:30
HOLANDE - Jordan Henderson ka pranuar edhe një herë se ka bërë gabim, kur u transferua në Arabinë Saudite gjatë ver&eu...
Sport
15 Mars 2024, 10:00
ANGLI - Gareth Southgate publikoi këtë të enjte listën me 25 të thirrurit për ndeshjet miqësore të kombëtares s&e...
Sport
15 Mars 2024, 09:30
SPANJE - Real Madridi nuk do t’i lirojë lojtarët francezë për Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen n...
Sport
15 Mars 2024, 09:00
ZVICER - Një nga risitë kryesore të Champions League 2024-25 është se, përtej formatit (që në vetvete ka meritat ...
Sport
15 Mars 2024, 08:30
ZVICER - Eliminimi i Villarrealit nga Marseille e ka lënë futbollin spanjol pa përfaqësues në shortet për çerekfinalet dh...
Sport
15 Mars 2024, 07:30
SHBA - E mahnitshme në Indian Wells. Një tufë bletësh vendosën të ndjekin një kamera ajrore, duke detyr...
Sport
15 Mars 2024, 00:34
ANGLI - Aston Villa i jep leksion futbolli Ajaxit të Amsterdamit në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Conference League. S...
Sport
15 Mars 2024, 00:16
ITALI - Goditur në këmbën e djathtë, portieri i ‘Bluve’ dhe AC Milan, Mike Maignan, u detyrua të hiqte dorë nga vendi ...
Sport
15 Mars 2024, 00:03
ITALI - Lazio është afër përqafimit të trajnerit të ri. Pas shkarkimit të Sarrit, lacial&...
Sport
14 Mars 2024, 23:05
ANGLI - Liverpool u tregua i pamëshirshëm edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Spartës së Pragës, skuadrës së Qazim Laç...