All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

I ra borisë e parakaloi kreun e policisë. Shqiptaro-francezi ndalohet për 7 orë, gjobitet dhe i bllokohet patenta

19 Maj 2020, 19:46 Nga DOSJA
I ra borisë e parakaloi kreun e policisë. Shqiptaro-francezi ndalohet
All - Paragraf - 1

SHKODËR – “Stop” është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtatzënë dhe ka ngecur nga pandemia.

Ai tregon se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj.

Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrestonte Oltionin vetëm 300 metra nga vendi, ku ai i kishte rënë borisë, edhe pse nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Përmes një filmimi që Oltioni ka bërë në momentin e ndalimit, efektivët e policisë konfirmojnë se ka dhënë urdhër shefi i madh dhe nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë ndalim. Madje polici e këshillon, që t’i kërkojë falje shefit, që të mos ketë probleme.

Oltion Shpendi: Unë jam me shtetësi të dyfishtë (shqiptaro-francez) dhe kam ardhur në Shqipëri për nusen që e kam shtatzënë, kemi bërë një kërkesë për vizë, por jemi bllokuar nga pandemia këtu prej 2 muajsh. Po vija për arsye shëndetësore në Shkodër me makinë. Sapo hyra tek kjo rruga këtu, e gjeta rrugën e bllokuar prej dy automjetesh që po bënin muhabet. Ishte një Range Rover i bardhë dhe një Range Rover i zi. Në atë moment u mërzita që nuk e ndalën diskutimin, pashë një boshllëk, unë u futa djathtas, mbusha makinën dhe i rashë borisë për me i ba me kuptu që mos e bllokoni trafikun dhe du me qarkullu. Dhe eca, në vija të bardha ishte një zonjë duke kaluar rrugën dhe nuk eca shpejt. Në atë moment, Range Rover izi mu ngjit nga pas, 100 metra më tutje më ndaloi policia.

Oltion Shpendi u ndalua me arsyetimin se kishin një urdhër nga shefi i qarkut të policisë së Shkodrës.

Vetëm kur vuri policia tabelën, ai u ndalua dhe foli me ta dhe u dha urdhër ‘ma bllokoni automjetin dhe dërgojeni në polici’. Më thanë se ka dhanë urdhër drejtori i qarkut për arrestimin.

Polici- Hape pak derën të lutem!

Qytetari- Për ça me zbrit?!

Polici- Zbrit të lutem prej mjetit!

Qytetari- Për ça me zbrit prej mjetit, mor shok?

Polici- Hape derën, zbrit prej mjetit!

Qytetari- M’thuj ti mua, çfarë fakti ke ti, që unë kam shkel ligjin, mor ti shok?

Polici- T’lutem zbrit prej mjetit!

Qytetari- Shih mor shih, se unë jam tu bo… jam nënshtetas francez, nuk ka bir nëne, që mua më prek e dorë, pa m’thën faktin edhe me m’dhën tana të dhanat tuja itu edhe me m’thënë, çfarë fakti kam shkel’ unë, çfarë ligji kam shkel’ unë, që ju m’vini…

Polici- Të lutem ulu prej mjetit!

Qytetari- Për çfarë arsye, mor?

Polici- Të lutem thash ulu prej mjetit.

Polici 2- Ne kena urdhër me t’shoqëru dhe do t’shoqërohesh!

Qytetari- Me m’shoqëru ku?

Polici 2- Ti ke t’tana t’drejtat tuja, me u anku, ku t’dush ti.

Qytetari- Me m’shoqëru mu n’polici? Pa makinën teme? Jo, jo! Ju ndjeki unë dhe ju vij deri në polici pa problem. Jam nënshtetas francez shoku jot.

Polici 2- Qofsh me jetë!

Qytetari- Unë nuk ban me… ju jeni ai drejtori, a ça është ai..?

Polici 2- O zotni, je tu i hy në pjesë tjetër, or ti.

Qytetari- Nuk du, ej nuk du me…

Polici 2- Mos me u bind edhe me kundërshtu.

Qytetari-Jo mor, jo! Prit dy sekonda, prit mor ti, se jam qytetar, jam qytetar me rregulla, mor shok.

Polici- Si qytetar jemi tu t’fol dhe ne, mor burr.

Qytetari- Jo mor, se ke qesh, si të dha urdhën ai personi, që bllokon trafikun aty. Po unë jam rob more, jam njeri, drejtori është njeri. Unë me e blloku trafikun, çfarë më bani ju, mor shok?

Polici- Duhet me e diskutu atje, jo me neve.

Qytetari- Po! Shkojmë, unë ju ndjeku me makinë me qetësi, ju lutem!

Polici- Hape derën re, hape derën!

Qytetari- Për ça me e hap derën?

Polici-Se duhet me ardh me ty, mor zotni.

Qytetari- Le të vij me mu, ok-ej.

Polici- Unë nuk jam tu t’than, që nuk ke të drejtat tua, mor djalë.

Qytetari- As një ligj nuk kam shkel.

Polici- Ti atje mundesh me thanë, si a kenë puna e t’tana. Itu n’rrugë, ne kena urdhën me t’shoqnue.

Qytetari- Unë, unë qe. T’tan iky, t’tan iky itu, t’tan iky filmim, nuk ka bir nane, që ma shkëput mu.

Polici-Mos me e shkput, se e ke për vete n’prova.

Qytetari- E kam prova për vetin, nuk është asnjë problem.

Polici- Arsyen unë nuk e di, as pse, tash e din vet ti edhe ai.

Qytetari-Kam grun shtatzënë mor shok, kam ardh me marr hapa. Ai m’bllokon trafikun. Jena n’kohë pandemie.

Polici- E ça bone ti në atë kohë?

Qytetari- Unë parakalova shoku yt dhe ika. Asni gja! Atij nuk i pëlqeu, se ishte tu fol me një polic tjetër aty. Bllokim trafiku total, sepse ai asht drejtori i policisë. Le ta baj unë kyt gjest, ça bani ju?

Polici- Jo more. A t’flasim tash. Ti nuk ke nevojë me i fol me kyt ton. Munesh me i than, “ti zotri, ti je civil, unë kam ikyt hall”.

Qytetari- Po ku di gja unë kush asht ai, mor shok?! Nuk e di unë, kush asht ai. A e ka të shkrume n’ball  ai? A e ka të shkrume n’ball, se jam filani? Nuk e di unë, se kush a.

Polici- O Oltjan! Duhet me ja than ti atij ishtu,- “o zotni, ti ishe civil. Unë kam ikyt hall”.

Qytetari- Ja them unë mor shok, nuk asht fije problemi.

Polici-Ikaq ke, se ai njeri asht, se nuk asht…Po tash ju, jo kush je, ti mos i thuj. Ishtu i thuj.

Qytetari- Po ishtu mor i tham unë atij, po bir nane, që …

Polici- I thuj pata ikyt punë edhe e kam me nxitim. Ti je civil, unë isha tu ik me marrë ilaçet për me shpejtsi edhe me ik n’punë tane. Për tjetër atëherë, e paç veten n’qafë!

Oltion Shpendi: Unë nuk e dija se ishte drejtori i qarkut, por pasi e mora vesh, u hidhërova sepse ky nuk asht shembull që t’ju jepet qytetarëve, që të ndalohemi dhe të flasim, civilë, ose për arsye personale. Dhe pas bllokimit të policisë, jam shoqëruar pa asnjë lloj interviste, në izolim total, as ka ardhur njeri me më marr në pyetje, as me më tregu të drejtat e mia, as me më pyt për doktor. Nuk kishte as kamera, se kisha edhe frikë pasi më premtuan se në orën 2 do të vinte drejtori i qarkut të flasë për t’i kërkuar falje, nuk ka ardhur askush. Në izolim kisha frikë edhe derës t’i bija, se mos ndodh gjë, edhe shishen e ujit që ma kanë sjellë të hapur kisha frikë me e pi.

Në një video të filmuar pas daljes nga rajoni i policisë, ku kishte qëndruar për 7 orë në izolim pa asnjë arsye: Sa kam dalë prej policisë. Deri itash mren. M’kan blloku patentën, m’kan blloku makinën. Për ça?! Se shefi i policisë aty civil, bllokon qarkullimin. I jap gaz makinës, iku n’punë teme. M’kan nalu dhe m’i kan bo t’tana ito procedura. Po s’ka problem. Kam nejt në një vend i mbyllun pa asnjë lloj kushti. Edhe ujin e kanë pru në një shishe të mbushun në kët’ kohë pandemie. Pa asnjë kamer mren, pa asnjë gja. Kam problem shëndetësor, kam ardh me u vizitu në Shkodër, dhe shefat bëjnë muhabet në Range-Rover në mes të rrugës. Nuk duhet me i parakalu djathtas, për me ik n’punë tonë, sepse bahet me nerva shefi. 

Marrë nga: tvklan.al

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet oltion shpendi oltion shpendi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës