LIVE UPDATES
Aktualitet

Strehimi i afganëve në Shqipëri, DW: Qytetarët të ndarë në dy kampe mbi vendimin për të pritur refugjatët me destinaci

1 Shtator 2021, 07:11 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve në Shqipëri, DW: Qytetarët të

TIRANË- Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar i Durrësit nuk është vetëm vend për të kaluar pushimet. Është gjithashtu strehë e përkohshme për qindra refugjatë afganë.

Atyre u janë vënë në dispozicion një sërë hotelesh. Në një prej hoteleve të Durrësit ne donim të kontaktonim nga afër me refugjatët, por policia vendase nuk na e mundëson këtë. “Ata janë në karantinë. Gazetarët nuk lejohet këtu,” na bëjnë me dije. Përmes kangjellave të një porte të stërmadhe shikojmë disa fëmijë që luajnë të lumtur në pishinën e hotelit. Vetëm pak ditë më parë, këta të evakuuar po përjetonin agoninë për të lënë pas atdheun e tyre.

Ndërkohë edhe në Tiranë, në konviktet e Qytetit Studenti, është krijuar hapësirë për refugjatët afganë. Dy javë më parë, Shqipëria ra dakord të strehonte të paktën 4,000 refugjatë nga Afganistani.

“Përkohësisht” tha kryeministri Edi Rama në atë kohë

Fjala përkohësisht po përdoret shumë kohët e fundit. Dhe sa më shumë përdoret, aq më shumë njerëzit pyesin për kohëzgjatjen. “Kush e di se sa gjatë do të qëndrojnë refugjatët afganë,” na thotë një burrë, duke tundur kokën plot mosbesim. “Ne kemi një ekonomi në të cilën njerëzit ende lypin. Ne duhet të gjejmë bukën e përditshme në kazanët e plehrave, e kuptoni?”

Detyrim për të ndihmuar

Njerëz që pyesim në rrugët e Tiranës thonë se Shqipëria si anëtare e NATO-s e ka për detyrë të ndihmojë aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara. Administrata e Biden i kërkoi Ramës të strehojë refugjatë afganë derisa ata të verifikohen dhe t’u miratohen vizat amerikane.

Kjo mund të zgjasë deri në një vit,” thotë Alban Dafa, ekspert i çështjeve të sigurisë në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë. “Por qeveria nuk ka dhënë informacion të mjaftueshëm për të gjithë procesin.” Ai është i shqetësuar se situata mund të çojë në një refuzim në rritje të të evakuuarve afganë brenda popullsisë shqiptare, dhe ai gjithashtu ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me ata që nuk lejohen të shkojnë në SHBA – “ata refugjatë që do të bllokohen në Shqipëri “.

Një vend i sigurt

Të paktën 600 afganë kanë mbërritur në Shqipëri deri tani. Khanbik Sadiq, i cili mbërriti në Tiranë nga Kabuli, është njëri prej tyre. 22-vjeçari mund të mos e dijë se ardhja e tij dhe e refugjatëve të tjerë është bërë çështje politike këtu: ai është thjesht i lehtësuar që është në një vend të sigurt, tani për tani.

I buzëqeshur tregon se kur dëgjoi se do të shkonte në Shqipëri, nisi të kërkojë në internet. “Kërkova: ku ndodhet? Cilat janë vendet fqinjë? Më pas i thashë familjes sime se Shqipëria është një vend shumë i mirë”, thotë ai, duke përdorur të gjitha fjalët që di në gjuhën angleze.

SHBA: Partner për përparim

Tingëllon mjaft logjike që Shqipëria u pajtua me kërkesën e SHBA-ve për të pritur refugjatët afganë. Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, i cili në vetvete ka një histori të gjatë luftërash. Rrugë të ndryshme në Shqipëri mbajnë emrin e ish-presidentëve amerikanë. Imazhi i Shteteve të Bashkuara si një partner për përparim është i ngulitur thellë në mendjet e njerëzve, pavarësisht nëse aktualisht ka ndonjë përparim apo jo.

Por Shqipëria po përpiqet të krijojë perspektiva për qytetarët e saj dhe shpesh është e shqetësuar nga tensioni i brendshëm midis qeverisë së rizgjedhur Rama dhe opozitës. Është një vend i drobitur nga korrupsioni, varfëria dhe mungesa e zgjidhjeve.

Të paktën një vit kohë për t’u “skanuar” për vizat amerikane

Ndërsa analistët vendas dhe ndërkombëtarë janë të zënë duke shpjeguar se çfarë do të thotë në të vërtetë marrëveshja SHBA-Shqipëri për të pritur refugjatë, duket shumë ironike të shohësh një kopje të Statujës së Lirisë në shitje në një lagjje në dalje të Tiranës. “Për 10.000 euro statuja është e juaja,” thotë shitësi – një pasuri e tërë, kur merr parasysh se qytetarët shqiptarë fitojnë mesatarisht 400 euro në muaj, madje edhe shumë më pak në zonat rurale.

Khanbik Sadiq shpreson që së shpejti të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara. Në fund të fundit, kjo është ajo që u premtohet të gjithëve këtu. “Ata duhet të na çojnë në një vend tjetër, në SHBA,” thotë ai. Pasi të arrijë atje, dëshiron të vazhdojë të studiojë inxhinieri. Edhe pse “Shqipëria është një vend fantastik, por për t’u arsimuar, SHBA-të janë më të mira,” thotë ai. Aktualisht është e paqartë se cilët afganë do të arrijnë destinacionin e tyre dhe kur. Procesi i verifikimit për SHBA nuk ka filluar ende. SHBA aktualisht po sigurojnë që mijëra refugjatë afganë të vendosen në të ashtuquajturat “vende tranzit” në Ballkan: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pjesa tjetër do të jetë politikë, që do të luhet brenda rajonit të Ballkanit./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Shtator 2021, 06:52

ITALI– Funerali i Aron Tila, fëmijës 4-vjeçar shqiptar që vdiq nga shembja e ndërtesës në në Itali, do të mbahet sot në orën 11 në kishën Sant’Antonio Ab...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet