LIVE UPDATES
Aktualitet

STUDIMI ANGLEZ/ Skënder Brataj publikon DETAJE: Ja ilaçi që u përdor te pacientët më kritikë me Covid-19 (EFEKTET)

28 Gusht 2020, 18:48 Nga DOSJA
STUDIMI ANGLEZ/ Skënder Brataj publikon DETAJE: Ja ilaçi që u

TIRANË-Kreu i Urgjencës Kombëtar, Skënder Brataj ka publikuar një studim anglez mbi përdorimin e deksametazonit tek pacientët e infektuar me koronavirus.

Sipas Bratajt, ky ilaç është përdor tek pacientët e infektuar në Angli, dhe rezultoi se deksametazoni kishte efekte të mira për pacientët më kritikë. Në statusin e tij, shefi i Urgjencës shkruan se deksametazoni, është një ilaç i njohur për efektet e tij anti-inflamatore dhe imunosupresive.

STUDIMI I PLOTË:

Eksperienca angleze dhe studimi mbi përdorimin e deksametazonit në pacientët me Covid-19.

Çfarë është deksametazoni dhe a funksionon kundër COVID-19?

Deksametazoni është një kortikosteroid që përdoret në një gamë të gjerë sëmundjesh për efektet e tij anti-inflamatore dhe imunosupresive. Nga një studim klinik në pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në Angli u vlerësua se deksametazoni kishte efekte të mira për pacientët më kritikë. Sipas rezultateve paraprake të shpërnndara nga ky studim dhe nga OBSH, rezulton se pacientët që trajtohen në terapi intensive me ventilatorë, trajtimi me këtë medikament zvogëlon vdekshmërinë me rreth një të tretën. Po ashtu edhe në pacientët që kërkojnë trajtim vetëm me oksigjen, vdekshmëria është zvogëluar me rreth një të pestën.

A është përdorur deksametazoni në të gjithë pacientët e shtruar në spital?

Për këtë studim jo, pacientët e përzgjedhur u caktuan rastësisht midis formave të të ndryshme të trajtimit. Deksametazoni u administrua si një preparat oral (i lëngshëm ose tablet) ose intravenoz, me dozë prej 6 mg një herë në ditë për dhjetë ditë. Në gratë shtatzëna ose që ushqenin fëmijët në gji, pacientët u trajtuan me prednisolon (një kortikosteroide më i butë) 40 mg të administruar në rrugë orale. Pas këtij testi dhe rezultateve të mira deksametazoni nën këshillim mjeksor përdoret gjerësisht edhe në banesë.

A është dezametazoni në listën e medikameteve të OBSH-së ndër ilaçet thelbësore?

Po, deksametazoni është përfshirë në listën e modeleve OBSH të ilaçeve thelbësore (EML) që nga viti 1977 për disa indikacione në formulime të shumta. Që nga viti 2013, deksametazoni (formulë injektuese) është indikuar për sindromën e distresit respirator tek foshnjat. Prednizoloni është gjithashtu i pranishëm në EML dhe u përfshi në 1984. Deksametazoni dhe prednisoloni janë përfshirë në EML për indikacionet e mëposhtme: -Sëmundje alergjike ose të mbindjeshmërisë, pa specifikuar më tej llojin -Dhimbje dhe edemë për shkak të malinjitetit të tumoreve në kujdesin paliativ -Nauze dhe të vjella, -Si pjesë e protokolleve të trajtimit për disa tumoreve(kancere) të indeve të gjakut.

Këto indikacione janë të gjera dhe mund të përfshijnë gjithashtu dëmtime të mushkërive që lidhen me citokinat(siç dihet Covidi shkaton njëtempest citokinash). Po ashtu si një parandalim ose trajtim i sindromës respiratore akute (ARDS) të shoqëruar me infeksione të rënda respiratore akute dhe pneumoni virale. Të dy ilaçet rekomandohen gjithashtu edhe për fëmijët.

A është deklametazoni i njohur nga OBSH?

Po, deklametazoni 4 mg / ml në ampula 1 ml, është kualifikuar për përdorimin e tij në sëmundje të shoqëruara me HIV/AIDS, por jo për COVID-19. Një tjetër produkt si injektim i deklametazonit është aktualisht nën vlerësim.

Çfarë doze u përdor në studimin e pacientëve të shtruar në spital?

Dekzametazoni u përdor në test si një përgatitje orale (e lëngshme ose tablet) ose intravenoze 6 mg një herë në ditë për dhjetë ditë. Në gratë shtatzëna ose me qumësht gjiri në vend të deksametazonit u përdor prednisoloni 40 mg në rrugë orale (ose hidrokortizon intravenoz 80 mg dy herë në ditë).

Cilat janë efektet anësore anësore tipike të deksametazonit?

Deksametazoni është përgjithësisht i sigurt. Prezanton një mjekim të favorshëm midis rriskut dhe përfitimit, veçanërisht në pacientët me pneumoni të rëndë, ndërsa përfitimi është më pak i dukshëm në pacientët me pneumoni jo të rëndë. Për shkak se trajtimi është i shkurtër, madje edhe në doza të larta, kortikosteroidet nuk shoqërohen me efekte anësore serioze. Rritja e glicemisë në gjak (hiperglicemia) është e përkohshme. Përdorimi i zgjatur (më shumë se dy javë) mund të shoqërohet me shfaqjen e glaukomës, katarakti, ritension hidrik, hipertension, efektet psikologjike (p.sh., lëkundjet e humorit, problemet e kujtesës, konfuzioni, ose axhitim), shtim në peshë ose rritje të rrezikut të infeksioneve dhe osteoporozës.

Për rikujtesë, të gjitha këto efekte anësore nuk shfaqen kur përdoret për periudha të shkurtëra më pak se dy javë (me përjashtim të hiperglicemisë që mund të përkeqësojë diabetin).

Si krahasohen dozat e përdorura në pacientët e shtruar në spital me ato që përdoren normalisht?

Testimi përdori 6 mg deksametazon per os në ditë ose me rrugë intravenoze për dhjetë ditë. Doza më të larta të deksametazonit janë përdorur për sëmundje të tjera për një kohë të gjatë dhe dihet se kanë qenë të sigurta.

A mund të përdoren steroidet tek të moshuarit / fëmijët / shtatëzënia?

Po, mund të përdoren tek fëmijët dhe të moshuarit. Në shtatëzani, gjatë studimit u përdor prednisolon oral ose hidrokortizon intravenoz në vend të deksametazonit.

A është deksametazoni i disponueshëm dhe në çfarw formulimesh në të gjithë botën?

Po, deksametazoni nuk është patentuar dhe është tregtuar në formulime të ndryshme (p.sh. tableta, lëng, solucion për injeksion) për shumë vite. Në përgjithësi është i disponueshëm në shumicën e vendeve.  Formulimet më të zakonshme janë: Tableta: 0.5mg, 0.75mg, 1mg, 1.5mg, 2mg, 4mg dhe 6mg. Solucioni oral: 0.5mg/5ml, 20mg/5ml dhe 1mg/ml (koncentrat). Ampula për injeksion: 4 mg/ml, 20 mg/5 ml

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë