LIVE UPDATES
Bota

Studimi: Antisemitizmi shumë i përhapur në BE

13 Tetor 2021, 16:57 Nga DOSJA

“Unë isha një herë në një qytet të vogël hungarez, në klasat e larta të një shkolle për të mbajtur një leksion mbi hebrenjtë në Hungari. Drejtori më paralajmëroi se studentët, të cilët sapo kishin mbushur 18 vjeç, pothuajse të gjithë do të votonin për “Jobbik”, një parti haptazi antisemite. Unë gjithsesi hyra brenda dhe zbulova se gjëja e parë që mendojnë këta studentë kur dëgjojnë fjalën hebre është një sharje”, tregon rabini Slomo Köves nga Budapesti. Köves-i punon për “Lidhjen e Veprimit dhe Mbrojtjes” hebraike në Hungari, për të sqaruar njerëzit për jetën e afërsisht 100.000 hebrenjve hungarezë sot dhe për të goditur paragjykimet, veçanërisht midis të rinjve. Ai beson se patjetër mund të ketë efekt me prezantimet e tij në klasat e shkollës. “Shumica e nxënësve kanë shumë pyetje, sepse ka ende shumë paragjykime.” Slomo Köves-i beson se pakënaqësia antisemitike në atdheun e tij hungarez po zvogëlohet ngadalë me kalimin e viteve.

Sidoqoftë, ai ende takon studentë, të cilët e pyesin me dëshpërim nëse duhet të qëndrojnë patjetër hebrenj vetëm sepse prindërit e tyre janë hebrenj. Ata ndihen të sulmuar. “Unë kam një ëndërr,” thotë Rabbi Köves, “dhe ajo është që asnjë fëmijë në Evropë të mos ketë turp ose të ketë frikë të jetë hebre. Të gjithë duhet të jenë krenarë për trashëgiminë dhe identitetin e tyre.”

Slomo KövesSlomo Köves

Antisemitizmi i përhapur shumë në Evropë

Rruga për ta realizuar këtë ëndër mund të jetë ndoshta shumë e gjatë, sepse një studim i ri i Shoqatës Hebreje Evropiane (“European Jewish Association”), një federatë evropiane e komuniteteve dhe organizatave hebraike, tregon qartë se antisemitizmi është ende i rrënjosur thellë dhe është madje edhe në rritje në BE, 80 vjet pas holokaustit.

Rabini Slomo Köves e prezantoi këtë studim me rastin e takimit vjetor të shoqatave hebraike evropiane në Bruksel. Përkundër të gjitha tendencave negative që mund të nxirren nga sondazhi i institutit të studimit të opinionit IPSOS me 16.000 vetë në 16 shtete anëtare të BE, tha ai, kishte edhe një rreze shprese. Angazhimi i “Lidhjes së Veprimit dhe Mbrojtjes” tregon se në Hungari mund të ketë diçka si një përmbysje e tendencës. Sipas raportit, nga viti 2006 deri në vitin 2013, kur u forcuan partitë radikale të krahut të djathtë dhe populist në Hungari, u përkeqësua edhe klima për hebrenjtë . Në vitin 2012, filloi një punë më e mirë edukative dhe që atëherë janë adresuar paragjykimet.

Studimi i ri tregon se hebrenjtë në Hungari ndihen sot më pak të kërcënuar se sa shtatë vjet më parë. Në Hungari, problemi është përmendur në mënyrë konsekuente, programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit janë zhvilluar dhe zbatuar së bashku me agjencitë qeveritare. “Ky shembull i mirë duhet të zbatohet edhe në vendet e tjera të BE,” thotë rabini hungarez.

Dallime rajonale

“Paragjykime antisemitike në Evropë”, sipas titullit të studimit aktual, ende ka shumë. Ato nisin që nga “komploti botëror” tek faji i pretenduar i hebrenjve për kryqëzimin e Jezu Krishtit deri te “sjellja e dyshimtë në biznes” e hebrenjve. Shkencëtarët e Universitetit të Budapestit bënë 70 pyetje për të përcaktuar qëndrimet e vendeve evropiane ndaj hebrenjve. Rezervat kundër hebrenjve më të mëdha janë në Greqi, Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani. Paragjykimet më të vogla u regjistruan në Suedi, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjermania është në mes të situatës, për shumicën e pyetjeve – megjithëse në vitin 2020 kishte sulmet më të dhunshme antisemitike në BE, 59 sulme të tilla. Autorët e studimit shohin antisemitizëm të fortë deri të lehtë te shumica e popullsisë në Greqi, Poloni dhe Austri. Në Gjermani, shifra është 28 përqind. Në Suedi dhe Holandë, nga ana tjetër, kjo shifër është vetëm dhjetë dhe tetë përqind

Deutschland Halle 2020 | Gedenken Anschlag auf Synagoge 2019Një person në heshtje në kujtim të viktimave në Halle (tetor 2020), ku një ekstremist i djathtë u përpoq të mësynte një sinagogë, por nuk ia doli. Më pas ai qëlloi përvdekje një kalimtare dhe një të ri në nj kioskë turke respektivisht.

BE para detyrave

Komisioni Evropian e prezantoi vetëm javën e kaluar në Bruksel strategjinë e tij të parë politike kundër antisemitizmit, e cila përfshin një ndalim të tregtisë me objekte naziste. Për më tepër, do të intensifikohet lufta kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në internet. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, nëntë nga dhjetë hebrenj në Evropë e shohin antisemitizmin si një problem serioz.

Strategjia e Komisionit Evropian mund të jetë vetëm hapi i parë, sipas shoqatave hebraike në konferencën e tyre vjetore. Deri tani, sulmet antisemitike as i regjistrojnë të gjitha vendet anëtare të BE, për të mos folur për kundërmasa konkrete.

Kërcënon eksodi

Joel Mergui është presidenti i “Konsistoriumit izraelit” në Francë, ai përfaqëson të gjitha komunitetet hebraike në Francë, e cila ka më shumë banorë hebrenj në mbarë botën pas Izraelit dhe SHBA. Përballë shtypit në Bruksel, Mergui deklaroi me keqardhje: “Hebrenjtë po largohen nga Evropa”. Të rinjtë në veçanti po emigrojnë në Izrael apo SHBA, sepse nuk ndihen më të sigurt.

Në Francë, për shembull, tani ka zona në qytetet e mëdha ku si hebre nuk duhet të qarkullosh më. “Por në këto zona të humbura pothuajse nuk hyn më as policia,” tha Joel Mergui.

Marrë nga DW . Autori: Bernd Riegert.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antisemitizmi antisemitizmi ne evrope perhapja e antisemitizmit antisemitizmi antisemitizmi ne evrope perhapja e antisemitizmit

Sondazh

Poll
Bota 13 Tetor 2021, 18:41

SHBA hap kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën

SHBA– Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga ...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron