Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Njeriu më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë, “Kapiteni Kirk”: Ishte e pabesueshme
13 Tetor 2021, 17:31Nga DOSJA
SHBA– Ylli i Hollywood-it, William Shatner është personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë pasi zbriti nga bordi i anjies kozmike të quajtur ‘Origjina Blu’. 90-vjeçari, i cili ka luajtur rolin e ‘kapitenit Kirk’ në filmat e ‘Strar Trek’, theu rekordin e 82-vjeçarit Wally Funk, pjesë e ekuipazhit që udhëtoi më herët drejt hapësirës, në korrik të këtij viti. Shatner udhëtoi me sistemin raketor të krijuar nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Qëndrimi i tij në hapësirë zgjati 10 minuta.
“Ishte e pabesueshme. Të gjithë njerëzit duhet ta provojnë këtë”, tha aktori kanadez pasi zbriti në tokë.
Nisja e raketës u vonua disa minuta për shkak të motit të keq në Teksas, por ekuipazhi mundi të shkëputej me sukses nga toka rreth orës 9:50 të mëngjesit.
Së bashku me Shatner fluturimit iu bashkkuan Audrey Powers, zëvendëspresidente e Blue Origin, Chris Boshuizen, bashkë-themelues i “Planet” kompanisë satelitore të imazhit të Tokës dhe Glen de Vries, një zyrtar i korporatës franceze të softuerit të kujdesit shëndetësor ‘Dassault Systèmes’.
SHBA- Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” d...
TIRANË- 125 refufgjatë afganë janë evakuuar në mënyrë të fshehtë nga Afganistani në Shqipëri. The Jerusalem Post shkruan se personat u evakuuan nga grupi i...
SHBA– Clifford Owensby, një burrë paraplegjik me ngjyrë nga Ohio, ka paraqitur një ankesë në organizatën e të drejtave të njerëzve me ngjyrë (NAACP), pasi...
KOSOVË– Detaje të reja kanë dalë nga situata e tensionuar në veri të Kosovës, ku është raportuar se grupe kriminale në mënyrë të organizuar kanë përd...