LIVE UPDATES
Bota

Studimi i SHBA-së për liqenin Ujman, Kosova dhe Serbia ende pa qëndrim

24 Qershor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Studimi i SHBA-së për liqenin Ujman, Kosova dhe Serbia ende pa

KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë qëndrim për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit të lumit Ibër.

Kjo nuk i ka ndaluar ekspertët nga Kosova dhe Serbia, të komentojnë lidhur me propozimin në fjalë.

Ky studim po konsiderohet i pranueshëm dhe i realizueshëm nga Halim Gjergjizi, profesor i menaxhimit strategjik në Kolegjin privat “Dardania”.

E rëndësishme sipas tij, është që studimi nuk i referohet pronës së liqenit, por vetëm prodhimit dhe menaxhimit të ujërave dhe energjisë.

Ndërsa ndryshe mendon Avdi Gjonbalaj, ekspert i ujërave, që në atë kohë kishte mbikëqyrur punimet për ndërtimin e liqenit të Ujmanit. Sipas tij, është i papranueshëm propozimi që parasheh që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë, për lumin Kolumbia

Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar të mërkurën, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020.

Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër, që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Ujmani është një liqen artificial, i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës.

Profesori Halim Gjergjizi, i cili ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta, thotë se rekomandimet e SHBA-se janë të duhura dhe në interes të Kosovës.

“Raporti ka të bëjë më çështjen e menaxhimit të objekteve dhe ujit në përgjithësi. Si rekomandim është në rregull, korrekt dhe besoj se është në interes të Kosovës një trajtim i duhur në aspektin e menaxhimit dhe shfrytëzimit të ujërave në mënyrë optimale, ashtu siç është ndërtuar edhe vetë objekti. Sa i përket çështjes së pronave, kjo është e zgjidhur para ndërtimit dhe nuk ka vend për diskutim. Banka Botërore nuk do të investonte pa u zgjidhur çështja e pronave”, -ka thënë Gjergjizi.

Liqeni i Ujmanit, ka sipërfaqe prej 11,9 kilometrash katrorë, (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë. Ky liqen është më i madhi në Kosovë dhe shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Liqeni u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi i Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë.

Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish Jugosllavisë, prandaj pretendon se ka të drejtë në pronësi.

Gjonbalaj: Fillimisht njohja pastaj të flasim për Ujmanin

Avdi Gjonbalaj, thotë se studimi i fundit nga ekspertë amerikanë është i papranueshëm. Sipas tij, nuk është e nevojshme që për Liqenin e Ujmanit, të merret për bazë lumi Kolumbia. Ai tha se çështja e Ujmanit, mund të zgjidhet vetëm pasi të dy shtetet do ta njohin njëri tjetrin.

“Për këtë duhet të formohen komisione në lëmin e ujërave, kur dy shtete pranojnë njëri tjetrin, bëhet marrëveshje bilaterale, duke u thirrur në marrëveshjen e Helsinkut. Kjo konventë tregon se si duhet menaxhuar resurset ujore”, tha ai.

Edhe Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, tha se studimi i fizibilitetit është një hap në drejtim të duhur, por sipas tij, këto propozime nuk do të zgjidhin ndasitë midis Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se “modeli i traktatit të lumit Kolumbia” për shfrytëzimin e burimeve ujore, nuk do të gjejë zbatim, sikurse nuk kanë gjetur zbatim as marrëveshja e Brukselit.

“Pala kosovare pretendon se gjithçka që është në territorin e Kosovës – përfshirë liqenin – u takon atyre, dhe Serbia në kushte të caktuara mund ta fitojë të drejtën ta shfrytëzojë atë. Nga ana tjetër, Serbia pretendon se i përket asaj. Këto janë pozicionet aktuale dhe ky studim nuk e zgjidh atë problem”, tha Janjiq.

Ai tha se studimi i SHBA-së në mënyrë ekskluzive i referohet shfrytëzimit të burimeve, siç janë prodhimi i ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike dhe se është i përqendruar në ngritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të impiantit aktual.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, lidhur më këtë çështje ka shkruar në rrjetin social, Facebook, se qeveria duhet të kujdeset për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse është në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës”, -ka shkruar Hoti.

Kanali Ibër – Lepenc, kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq dhe Prishtinë.

Viteve të fundit, zyrtarë nga Beogradi kanë insistuar ta përvetësojnë këtë liqen, çka është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet zyrtare në Kosovë.

Madje, më 8 shtator 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte vizituar Liqenin e Ujmanit, ose siç e quajnë serbët të Gazivodës, ku kishte thënë se “Ujmani është një liqe shumë me rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët“.

Andaj, sipas tij, është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiq ishte cilësuar si burim dhe pasuri ekonomike serbe, por një gjë e tillë kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni avdi gjonbalaj dushan janjiq halim gjergjizi avdi gjonbalaj dushan janjiq halim gjergjizi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës