Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
RUSI-Mark Nichols, gazetari britanik, i cili ndodhej në bordin e anijes ‘Defender’ në momentin kur ndodhi incidenti i anijes britanike dhe asaj ruse, ka treguar detaje nga ngjarja. Ai u shpreh se anija u sulmua papritur dhe britanikët u vetëmbrojtën menjëherë.
“Avionët luftarakë rusë po na fërshëllenin mbi koka. Zhurma e topave të shurdhonte. Ekuipazhi ynë po bënte gati raketat Viper. Sapo Rojet Bregdetare Ruse hapën zjarr, marinarët britanikë nxituan të vendosnin pajisjet e tyre personale të mbrojtjes, nga frika se anija mund të merrte një goditje direkte, dhe jo vetëm të shtëna paralajmëruese,” rrëfeu gazetari.
Sipas tij, episodi zgjati rreth një orë ndërsa theksoi se ky rast ishte përshkallëzimi më i rrezikshëm i tensioneve midis Britanisë dhe Rusisë pas helmimeve në Salisbury, në 2018.
Sulmi ndodhi në momentin kur anija britanike kaloi pranë pjesës jugore të gadishullit të Krimesë që është pushtuar nga Rusia prej 7 vitesh tashmë. Pala ruse tha se qëlloi në formë paralajmërimi në momentin që “Defender” kaloi në ujërat territoriale të Krimesë, duke shkelur kufijtë detarë me dy milje detare.
Por perëndimi nuk e ka njohur pushtimin e Krimesë nga Rusia, dhe për këtë arsye, vendet e NATO-s i konsiderojnë ujërat e rajonit si ukrainas dhe jo rusë. Mbi të gjitha, të enjten, kryeministri Britanik Boris Johnson e përshkroi kursin e ndjekur nga anija britanike si “absolutisht të saktë” – dhe përsëriti se ai nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë u shprehën të kënaqur me ritmin e fushatës së vaksinimit në Bashkimin Evropian gjatë diskutimeve për trajtimin e pandemisë Covid-...
RUSI-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Sullivan, u kthye në Moskë, dy muaj pasi u largua nga posti, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis SHBA...
BRUKSEL– Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk po bien dakord me njëra-tjetrën rreth mënyrës së afrimit të marrëdhënieve me Rusinë .“EuronewsR...
Prej vitesh disa mijëra qytetarë shqiptarë përfitonin nga mundësia e lëvizjes në hapësirën Shengen për t’u punësuar për disa muaj në Greqi, pa pasur nevojë të p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, njoftoi për krijimin e një komiteti që do të hetojë trazirat në ndërtesën e Kongresit ...
GREQI– Vdekja e 20-vjeçares britanike në Greqi u zbardh dhe bashkëshorti i saj është pas hekurave, por ende jo të gjitha pyetjet e ekspertëve kanë një pë...
SHBA-Rudy Giuliani, ish-avokati i ish-Presidentit Donald Trump, është pezulluar nga ushtrimi i profesionit në shtetin e New York-ut pasi gjykata ka dalë në përf...
BRUKSEL-Para fillimit të takimit të Këshillit Evropian, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, komentoi se muajin e fundit vendi i tij ka qenë nën presion të madh...
SHBA- Jasmine Wilson është 28-vjeçarja, e cila fiton 300 mijë dollarë në vit. Përveç shumës së lekve që ajo fiton në një vit mediat e huaja shkrua...
BEOGRAD– Dje, ish-kryeministri Ramush Harandinaj publikoi një video nga bjeshkët e Shalës, duke treguar edhe kufirin me Serbinë. (Shiko këtu)I veshur i gj...