Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Studimi: Pilula e Pfizer 89% efektive ndaj kurimit të Covid-19
5 Nëntor 2021, 13:29Nga DOSJA
SHBA– Kompania farmaceutike, Pfizer tha të Premten se provat klinike të pilulës së saj eksperimentale Covid-19 kanë qenë kaq të suksesshme në parandalimin e shtrimit në spital apo vdekjen e njerëzve nga virusi, saqë po i ndalon studimet herët me shpresën se publiku i gjerë mund të përfitojë.
Sipas mediave të huaja, pilula antivirale, e cila kombinohet me një dozë të ulët të një ilaçi HIV të quajtur ritonavir, mund të reduktojë shtrimet në spital ose vdekjet nga Covid-19 deri në 89 % në mesin e pacientëve me rrezik të lartë, tha Pfizer në një njoftim për shtyp.
“Këto të dhëna sugjerojnë se kandidati ynë antiviral oral, nëse miratohet nga autoritetet rregullatore, ka potencialin të shpëtojë jetën e pacientëve, të zvogëlojë ashpërsinë e infeksioneve Covid-19 dhe të eliminojë deri në nëntë nga dhjetë shtrimet në spital”.- tha Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, i cili e quajti ilaçin një “ndryshues të mundshëm të lojës”.
Pfizer tha se planifikonte t’i kërkonte Administratës së Ushqimit dhe Barnave të autorizojë kombinimin e barnave “sa më shpejt të jetë e mundur”. Nëse autorizohet përfundimisht, ka të ngjarë të jetë pilula e dytë antivirale në përdorim në SHBA, në të cilën njerëzit e porsa infektuar mund të marrin në shtëpi për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda.
GJERMANI- Një diplomat rus është gjetur i vdekur muajin e kaluar jashtë ambasadës së vendit në kryeqytetin gjerman, por lajmi ka dalë së fundmi.Sipas BBC, trupi...
SHBA- Samiti i shumëpërfolur për Demokraci i Presidentit amerikan, Joe Biden është vetëm disa javë larg.Ndihmësit e Biden janë ende duke formuar axhendën për sa...
SHBA– Biznesmenja, Ann Hiatt e cila ishte për 15 vjet partnere ekzekutive e biznesit të Jeff Bezos, themeluesit të Amazon ka rrëfyer dy pyetjet që i bëri ...
SHBA– Kompania Blue Origin e Jeff Bezos ka humbur padinë kundër NASA-s.Gjykata Amerikane e Kërkesave Federale vendosi kundër kompanisë hapësinore të Bezos...
BELGJIKË- Vdekja e një 33-vjeçareje, e cila u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash teksa po bënte një selfie gjatë një ekskursioni me bashkëshorti...