LIVE UPDATES
Bota

Suksesi i vaksinave Covid, mundësi për një “evolucion” tek mjekimet kundër kancerit

18 Tetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Suksesi i vaksinave Covid, mundësi për një

SHBA – Në vitin 2017,  kirurgu Vinod Balashandran botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, duke shpjeguar një fenomen interesant që ai kishte zbuluar mbi një numër të vogël të mbijetuarish nga kanceri pankreatik.

Qelizat T që qarkullonin në gjakun e tyre, kishin zhvilluar aftësinë për të identifikuar, kujtuar dhe luftuar kundër proteinave që gjenden në tumoret vdekjeprurëse. Kirurgu i Qendrës së Kancerit ”Memorial Sloan Kettering” në Nju Jork, e krahasoi atë proces me “auto-vaksinën”. Balashandran përshkroi në studim mënyrën se si duke përdorur molekulat e ARN-së mesazheve, vaksinat aktuale mund të përdoren për të përsëritur reagimin imunitar, dhe për të forcuar aftësinë e shumë pacientëve për të mbrojtur veten kundër tumoreve që kanë shpesh pasoja fatale.

Hulumtimi i tij i bëri përshtypje një shkencëtari pak të njohur në atë kohë, Ugur Shahin, kreu ekzekutiv i kompanisë gjermane të bioteknologjisë “BioNTech”. Ai u intrigua aq shumë nga ky zbulim saqë e ftoi ekipin e Balashandran në selinë e kompanisë së tij në Mainc. Gjatë darkës në Heiligeist, një kishë gati 800-vjeçare e shndërruar në restorant buzë brigjeve të lumit Rin, bashku me shkencëtarët e kompanisë farmaceutike zvicerane “Genentech”, ata diskutuan mbi potencialin e vaksinave mRNA për të trajtuar kancerin e pankreasit.

Shkalla e mbijetesës tek pacientët me kanceri në pankreas është e ulët. Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, vetëm 10 për qind mbijetojnë më shumë se sa 5 vite, duke e bërë atë një nga format më vdekjeprurëse të sëmundjes. Sa për krahasim, 90 për qind e pacientëve me kancerin e gjirit, mbijetojnë gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Dy vite kërkime pasuan darkën e asaj mbrëmjeje, dhe në dhjetorin e vitit 2019, 20 pacientë u regjistruan në testin e parë klinik që vlerësonte ndikimin e vaksinave mARN tek pacientët me kancer pankreatik. Por kur u shfaq koronavirusi, “BioNTech” dhe shumë kompani të tjera e drejtuan punën e tyre me mRNA tek zhvillimi i një vaksine kundër Covid-19 .

Ndërsa vaksinat mRNA të kompanive “BioNTech/Pfizer” dhe “Moderna” janë bërë të famshme, pasi e kanë reduktuar në mënyrë dramatike numrin e vdekjeve nga Covid-19, Balashandran është një nga shkencëtarët që po vazhdojnë ta përdorin këtë teknologji mjekësore për të eksploruar trajtimet për sëmundje të tjera. Përkrahësit e teknologjisë mRNA, thonë se lufta ndaj Covid-19 është vetëm fillimi, dhe se përdorimi i saj më i gjerë paralajmëron një revolucion të vërtetë në mjekësinë moderne. Kurat për disa forma të kancerit, janë ndër disa nga fushat që po eksplorohen.

Tani kompanitë farmaceutike po i kushtojnë vëmendje fuqisë së mRNA, për të trajtuar një sërë sëmundjesh, nga gripi tek sëmundjet e zemrës dhe HIV. Ndërkohë, po zhvillohen testet e para të vaksinave mRNA kundër virusit Zika, etheve të verdha dhe sëmundjeve të rralla si acidemia metilmalonike, kur trupi nuk është në gjendje të zbërthejë proteinat.

“Pesë vjet më parë kompanitë më të mëdha hezitonin të investonin në këtë fushë. Por fakti që kaq shumë njerëz po vaksinohen me vaksinat mRNA anti-Covid, ka sjellë një ndryshim të madh”- thotë Majkëll Çoi, kreu i shkencave të jetës në “Boston Consulting Group”.

Suksesi i vaksinave ndaj Covid-19, e ka transformuar pikëpamjen shkencore dhe tregtare mbi këtë teknologji. Asnjë produkt me bazë mRNA, nuk ishte miratuar më parë entet rregullatore, deri në shfaqjen e pandemisë aktuale.

“Kjo është shpesh një kombinim midis nevojës mjekësore dhe realizueshmërisë”- thotë Shahin mbi mënyrën sesi kompania e tij ka zgjedhur sëmundjet që synon të shërojë. Fokusi i “BioNTech” ka qenë gjithmonë zhvillimi i vaksinave të individualizuara, të përshtatura enkas për të sulmuar kanceret specifike, një qasje për të cilën Shahin, një onkolog në profesion, beson se do të shënojë një revolucion në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Kompania e tij ka nisur ndërkohë testet me ilaçet për trajtimin e kancerit të zorrëve, gjirit, lëkurës etj. Edhe prodhuesit e tjerë të ilaçeve, përfshirë kompaninë “Moderna” po studiojnë gjithashtu zhvillimin e vaksinave të personalizuara të kancerit duke përdorur mRNA. Ata shpresojnë të trajtojnë sëmundjet që janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën, dhe njëherazi të futen në tregun e onkologjisë që vlen qindra miliarda dollarë. Sipas kompanisë “McKinsey”, volumi i shitjeve të terapive të kancerit parashikohet të arrijnë në 250 miliardë dollarë deri në vitin 2024, nga 143 miliardë dollarë në vitin 2019.

Vaksinat terapeutike kundër kancerit, synojnë të stimulojnë një përgjigje imune kundër tumoreve ekzistues, në vend se të parandalojnë sëmundjet, siç bën për shembull vaksina e gripit. Ato janë të përshtatura për mutacionet specifike në tumorin që ka pacienti. Shkencëtarët heqin indet nga tumori përmes një biopsie, dhe më pas sekuencojnë mutacionet e gjetura në qelizat e kancerit. Gjetjet krahasohen me ADN-në në gjakun e pacientit, dhe më pas përdoren algoritmet për të parashikuar se cilat proteina specifike do të nxisin një përgjigje më të fortë imunitare.

Më pas këto proteina kodohen në një molekulë mRNA, e cila formon bërthamën e vaksinës së kancerit. Pasi të injektohet në trup, udhëzimet e bartura në vaksinën mRNA u thonë qelizave të trupit që të zbërthejnë proteina të caktuara, të cilat e trajnojnë sistemin imunitar të njohë mutacionet në qelizat e kancerit si agjentë të huaj, dhe më pas t’i sulmojë dhe shkatërrojë ato qeliza.

“Ne e nisëm këtë punë në vitin 2014, dhe koha nga mostrës së tumorit deri tek zhvillimi i vaksinës ishte rreth tre muaj, por tani me procesin e automatizimit më duhen më pak se 6 javë”-thotë Shahin. Vaksinat ekzistuese kundër kancerit synojnë kryesisht virusin që shkakton kancerin, sesa vetë tumorin.

Në SHBA, vaksina ndaj HPV jo-mRNA u jepet vajzave që në moshën 9-vjeçare për t’i mbrojtur kundër kancerit të qafës së mitrës, që mund të shkaktohet nga papillomavirusi njerëzor. Por përtej kancerit, testet me mRNA janë duke u zhvilluar edhe për sëmundje të ndryshme infektive. Studimet mbi vaksinat e gripit, pritet të prodhojnë rezultate më të shpejta. Një sëmundje infektive siç është Covid-19 ose gripi, ndryshon me kalimin e kohës, ndaj vaksinat duhet të përditësohen çdo vit për llojet e reja.

Vaksinat ekzistuese të gripit përdorin versione të çaktivizuara të virusit, dhe sigurojnë 40-60 për qind mbrojtje, pasi që nga koha kur është prodhuar vaksina dhe deri sa administrohet ajo, ndodh shpesh që virusi të ketë pësuar mutacione.

Shpresohet që mRNA, e cila mund të përshtatet më shpejt, do të rrisë në mënyrë dramatike efikasitetin e vaksinave kundër gripit sezonal. Megjithatë, pavarësisht optimizmit dhe përparimeve me këtë teknologji gjatë pandemisë së Covid-19, do të duhen vite para se testet në disa fusha të nisin të prodhojnë rezultate, dhe ilaçet të miratohen nga entet rregullatore. Këto të fundit në të gjithë botën i përshpejtuan proceset e miratimit të tyre gjatë pandemisë për shkak të nevojës urgjente për një vaksinë, por kjo është një shpejtësi që nuk ka gjasa të përsëritet për ilaçet e tjera.

Marrë nga Financial Times

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota analiza e financial times biontech kanceri ne pankreas vaksina covid analiza e financial times biontech kanceri ne pankreas vaksina covid

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri