LIVE UPDATES
Bota

Takimi Biden-Putin me tensione, por profesionale, asnjë palë nuk ndryshon qëndrim

8 Dhjetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Takimi Biden-Putin me tensione, por profesionale, asnjë palë nuk

RUSI/SHBA – Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë pasur bisedime të tensionuara, por “të sinqerta dhe profesionale”, teksa Moska ka vendosur dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës, duke bërë që Uashingtoni të lëshojë një paralajmërim të fortë ndaj ndonjë pushimi të mundshëm rus.

Asnjëra palë nuk duket se lëvizi nga qëndrimet e veta gjatë dy orëve të bisedimeve përmes video-lidhjes më 7 dhjetor, por Bideni shprehu “shqetësimin e thellë” lidhur me lëvizjes e forcave ruse, teksa Putini kërkoi “garanci ligjore” që do të parandalonin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Ky takim virtual ishte takimi i tretë ndërmjet dy liderëve që prej se Bideni mori postin e presidentit në muajin janar. Por, këto bisedime ishin më të vështirat, pasi shqetësimet mbi synimet e Rusisë ndaj Ukrainës janë shtuar në mbarë Evropën dhe në mesin e aleatëve të NATO-s.

Kremlini tha se Putini i ka thënë Bidenit se NATO-ja po forcon potencialin e saj ushtarak pranë kufijve të Rusisë “dhe po bën përpjekje të rrezikshme për ta pushtuar territorin ukrainas”.

“Prandaj, Rusia është seriozisht e interesuar për marrjen e garancive të besueshme, garanci ligjore që do të përjashtonin mundësinë e zgjerimit të NATO-s në lindje dhe vendosjen e sisteme të armëve sulmuese në shtetet ngjitur me Rusinë”, tha Kremlini.

Putini dhe zyrtarë të tjerë rusë, gjatë javëve dhe muajve të fundit, kanë përsëritur se ideja që Ukraina t’i bashkohet NATO-s është “vijë e kuqe” të cilën Perëndimi nuk duhet ta shkelë. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë tha se Biden nuk ka bërë “zotime ose koncesione” sa i përket kërkesave të Putinit.

“Presidenti Biden shprehu shqetësimin e thellë të SHBA-së dhe aleatëve tanë evropian mbi përshkallëzimin e forcave të Rusisë në përreth Ukrainës dhe ia bëri të qartë se SHBA-ja dhe aleatët tanë do të përgjigjen me masa të forta ekonomike dhe masa të tjera, nëse do të ketë përshkallëzim ushtarak”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden ka ripërsëritur mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Biden paralajmëron Putinin që të mos pushtojë Ukrainën

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se 90,000 forca ruse janë vendosur përgjatë kufirit të Ukrainës – përfshirë edhe në gadishullin e Krimesë, që Moska e aneksoi më 2014. Zyrtarët amerikanë të inteligjencës besojnë se Rusia do të dërgojë 175,000 trupa në kufi. Kjo është një prej lëvizjeve më të mëdha të forcave ruse karshi Ukrainës në vitet e fundit, duke përjashtuar këtu stërvitjet ushtarake për të cilat autoritetet njoftojnë paraprakisht. Pas takimit Biden-Putin, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ofroi detaje të tjera të bisedës mes liderëve.

“Presidenti (Biden) ishte i qartë se ku qëndron SHBA-ja për të gjitha këto çështje”, tha ai.

“Ne ende nuk besojmë se presidenti Putin ka marrë vendim. Ajo çfarë bëri sot presidenti Biden ishte që të tregonte për të gjitha pasojat nëse ai (Putini) vendos që të lëvizë”, tha Sullivan.

Para takimit virtual me Putinin, Biden ka biseduar me liderët e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe një bisedë e ngjashme është planifikuar që të mbahet pas takimit me Putinin. SHBA-ja ka bërë publikisht disa kërcënime lidhur me hapat që mund të ndërmarrë nëse Rusia lëvizë drejt pushtimit të Ukrainës. Ukraina është në luftë në rajonet lindore të vendit, në Donetsk dhe Luhansk që prej vitit 2014, konflikt që shpërtheu vetëm disa muaj pasi u mbajtën protesta masive, që bënë që presidenti pro-rus, të largohej nga vendi. Por, në mesin e disa sinjaleve që kanë dalë në sipërfaqe janë përpjekjet e reja për të bllokuar gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”, një gazsjellës që kalon në Detin Baltik, e që do të rriste furnizimet me gaz rus në Evropë. Ndërtimi i këtij projekti është kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë, që ka tensionuar raportet edhe me Gjermaninë.

Administrata e Bidenit, duke mos dashur që të zemërojë një aleate si Gjermaninë, hoqi dorë nga vendosja e sanksioneve ndaj ndërtuesve të gazsjellësit. Sullivan tha se nëse Rusia dëshiron që ta transportojë gazin përmes “Rrjedhës Veriore 2”, “nuk duhet ta pushtojë Ukrainën”. Ndërkaq, Rusia vazhdimisht ka mohuar se furnizon dhe financon luftëtarët separatistë në lindje të Ukrainës, pavarësisht se dëshmi të shumta e thonë të kundërtën. Mbi 13,200 persona kanë vdekur që prej nisjes së konfliktit dhe mbi 1 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Pas takimit ndërmjet Bidenit dhe Putinit në Gjenevë, që u zhvillua në qershor, shumë ekspertë shpresuan që konflikti në Ukrainë do të shkonte drejt zgjidhjes, teksa Uashingtoni dhe Moska kërkonin mënyra për të përmirësuar raportet. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe grumbullimi i një numri të madh të forcave ruse në kufi me Ukrainën, ka bërë që inteligjenca amerikane të lëshojë paralajmërime.

Në korrik, dy liderët kishin zhvilluar bisedë telefonike dhe Bideni i bëri thirrje Putinit që të bëjë më shumë në ndaljen e sulmeve kibernetike ndaj SHBA-së. Shumica e sulmeve kibernetike kryhen nga grupe që operojnë ose janë nga Rusia. Bideni madje ka dërguar në Moskë zyrtarë të lartë, përfshirë drejtorin e CIA-s, Bill Burns dhe nënsekretaren e Shtetit për çështje politike, VIctoria Nuland, me synimin që të përmirësojë raportet me Rusinë.

Javën e kaluar, një zyrtar amerikan i tha The Washington Post dhe mediave të tjera amerikane, se Rusia do të përdorë deri në 175,000 trupa në një ofensivë shumëfrontëshe ndaj Ukrainës në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk pritet të anëtarësohet edhe disa vjet, Putini dhe zyrtarët e tjerë rusë kanë thënë se një anëtarësim i tillë paraqet “vijë të kuqe” për Kremlinin, ku shumë e shohin zgjerimin e NATO-s në ish-republikat sovjetike, si tradhti. (REL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota perplasja rusi shba putin biden perplasja rusi shba putin biden

Sondazh

Poll
Bota 7 Dhjetor 2021, 21:56

Kurti-Sassolit: 5 vendet mosnjohëse të na njohin

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë, është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Gazeta Ekspress shkruan se në kë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet