LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi i parë i Kristaq Ramës me shokun Enver: Ti, bir shoferi ke ardhur në shkollën artistike

11 Prill 2019, 10:48 Nga DOSJA
Takimi i parë i Kristaq Ramës me shokun Enver: Ti, bir shoferi ke

Gazeta Dita ka publikuar një nga shkrimet e babait të kryeministrit Edi Rama, Kristaqit. Në shkrimin e tij, Rama kujton takimin e parë me diktatorin Enver Hoxha.

Nga Kristaq Rama

Në vitet e parë të pasçlirimit, kur isha nxënës në Liceun artistik, më caktuan të shoqëroja shokun Enver në lozhën që ishte caktuar për të, në një shfaqje që jepte shkolla jonë në skenën e Teatrit Popullor. Kish to emocionet e natyrshme prej nxënësi dhe nuk dija ç’të flisja.  Po shoku Enver më çliroi vetë. Më pyeti nga isha, përse studioja dhe unë iu përgjigja.

-Ja , sa bukur, – tha i kënaqur, – ti, bir shoferi ke ardhur nga Durrësi të studiosh në shkollën e parë artistike që është krijuar në vendin tonë. Më kanë thënë që ka edhe disa të rinj, që kanë qenë partizanë. Pushteti popullor prandaj  e ka hapur këtë shkollë që ju, fëmijët e popullit, fëmijët e punëtorëve dhe të fshatarëve, të ardhur nga të katër anët e Shqipërisë, të bëheni artistë. Dhe me siguri do të bëheni,  se populli ynë gjithmonë e ka dashur artin dhe në gjirin e vet ka pasur gjithmonë artistë të shquar,  por regjimet e kaluara antipopullore nuk u kanë krijuar kurrë mundësi atyre që të shkollohen sepse kultura dhe arti kanë qenë privilegj vetëm i një pakice të pasurish.

Sot ne kemi vetëm Liceun Artistik të Tiranës, por më vonë do të krijojmë dhe shkollat tona të larta, prandaj ju duhet të mësoni mirë, merruni zanatin mjeshtrave që ju mësojnë, siç është Odise Paskali, që të bëheni artistë të zotë ashtu siç iu do populli dhe partia.

Ky ishte takimi i parë me shokun Enver. Që atëherë kam pasur mjaft raste që më kanë lënë mbresë.  Po një ngjarje nuk do ta harroj kurrë. Në vitin 1962, shoku Enver bëri një vizitë në Galerinë e Arteve. Më pyeti se çfarë kisha në duar.  I thashë se po punoja për monumentin e Kostandin Kristoforidhit bashkë me Mumtaz Dhramin. Shoku Enver më përgëzoi dhe shtoi:

-Partia gjithnjë i ka vlerësuar figurat e shquara historike të popullit, jo vetëm të luftës por edhe të kulturës kombëtare. Kristoforidhi ka qenë një studiues i shquar i gjuhës shqipe. Ai ka shkruar vepra të rëndësishme siç është “Fjalori i gjuhës shqipe”, një vepër e shquar shkencore.  Në punën e tij, ashtu si dhe mjaft atdhetarë të tjerë të mëdhenj të Rilindjes, ai u frymëzua nga idealet e lirisë kombëtare. Ai ishte i lidhur me popullin dhe nga populli mësoi shumë e mori shumë thesare, që e ndihmuan në punën e tij për pasurimin dhe pastrimin e gjuhës letrare nga barbarizmat e huaja.  Kristoforidhi ishte një atdhetar me ide përparimtare dhe besimin e tij të madh e mbështeti te njerëzit e popullit.  Prandaj dhe ju të tillë duhet ta bëni në veprën e tij.

Mbas disa muajsh, kur më pa në një takim, më thirri dhe më tha:

-Si po ju vete puna me monumentin? Kur isha në Elbasan kam parë dhe vendet se ku mund të vendoset Kristoforidhi. Ku keni menduar ju ta vini?

-Ne kemi menduar në lulishten para Komitetit Ekzekutiv ose në atë pranë murit të kalasë, sepse vende të tjera nuk ka, – i thashë unë.

– Jo,- më tha shoku Enver. –Atje nuk është vend i mirë për monumentin.  Më poshtë, mbasi kalon murin e kalasë, ka një vend me një lulishte të vogël që është edhe në qendër, edhe me pika më të shumta soditjeje.

Unë iu përgjigja menjëherë se aty nuk mund ta vinim se s’ka vend. Në fakt, pikërisht në atë shesh që sugjeronte shoku Enver ishte vendosur busti i tij.  Edhe shoku Enver e kishte parë dhe e dinte mirë këtë gjë, prandaj shtoi duke buzëqeshur:

-Ka vend, ka. Ju rregullojeni, bëni ndonjë lëvizje dhe unë mendoj që atje ta vendosni. Punë të mbarë!

Kjo e vështirësoi punën. Lëvizja që mund të bëhej ishte të lëviznim bustin e shokut Enver dhe ta vendosnim gjetkë, dhe në shesh të ngrinim monumentin e Kristoforidhit. Punë që s’bëhej. Njoftuam Komitetin e Partisë të Rrethit të Elbasanit, por sekretari nuk pranoi. Atëherë edhe ne nuk e menduam gjatë. Por kur po përfundonim monumentin, në studio erdhi shoqja Nexhmije. Pasi pa punën, na pyeti për bazamentin. Kur i thamë që po e ngremë në lulishten pranë Komitetit Ekzekutiv, ajo u shqetësua dhe më tha:

-Po ti a e dëgjove porosinë e shokut Enver?

Ishte porosi e shokut Enver: Njerëzit e ditur të popullit, njerëzit që kishin punuar e luftuar për të, të vendoseshin në vendet ku shiheshin e të kujtoheshin më mirë.

Siç mora vesh më vonë,  shoqja Nexhmije kishte shkuar vetë në qytetin e Elbasanit dhe kishte biseduar me sekretarin e parë të Komitetit të Partisë, të cilit ia kishte thënë këtë mendim. Megjithatë ai e kishte biseduar përsëri me shokun Manush Myftiu, që në atë kohë ishte Ministër i Arsimit e i Kulturës dhe vetëm pas kësaj bisede “ishte dorëzuar”.

Ky ishte një nderim i madh që u bënte udhëheqësi ynë figurave të shquara të kombit. Të nesërmen më thirrën në Elbasan me urgjencë dhe brenda 24 orëve u bë spostimi i bazamentit.

Në vitin 1966, besoj ka qenë muaji mars,  në një vizitë që bëmë në shtëpinë e shokut Enver (në mos gabohem kanë qenë edhe shoku Çesk Zadeja e Ismail Kadareja)  në një moment hodha vështrimin në bibliotekën e tij të pasur dhe pikërisht në atë vend ku ishin vendosur librat e artit, shoku Enver më thotë:

-Po sheh librat e artit Rama, dhe siç duket i njeh nga formati. Janë libra të mirë dhe botime speciale, për artin.  Unë i studioj nganjëherë ato. Mirë do ishte që artistët t’i kishin këta libra, por tani ne nuk kemi mundësi, sepse janë të shtrenjtë. Por biblioteka, e sidomos ajo e Institutit të Arteve, duhet t’i kenë patjetër, sepse janë pasqyrë e kulturës botërore. Sigurisht në ta përfshihen të tëra rrymat, shkollat dhe  drejtimet artistike, prandaj ju duhet t’i njihni njëherë mirë vetë dhe t’ua tregoni edhe studentëve. Por duhet t’u shpjegoni dhe t’u zbërtheni përmbajtjen ideore, estetike dhe filozofike sidomos të artit të shekullit XX,  duke filluar pak më parë, bile nga impresionizmi, kubizmi e gjer tek ekspresionizmi, surealizmi, abstraksionizmi e të gjitha drejtimet artistike, sepse rinia dëgjon për to dhe do t’i dijë e t’i shohë. Prandaj ju pedagogët dhe artistët e formuar ideologjikisht duhet t’ua shpjegoni dhe t’ua bëni të qartë thelbin reaksionar të artit borgjez në mënyrë që ata të mos i çoroditë efekti  jashtëm i tyre.

Ne kemi piktorë dhe skulptorë shumë të mirë, që bëjnë vepra të bukura e ndoshta edhe më të mira se këto që janë këtu (me gishta na tregoi dy portrete në vaj të Marksit e të Leninit, të punuar nga piktorë sovjetikë), por unë i mbaj edhe i ruaj se m’i ka dhuruar Stalini. Kurse në zyrë, – theksoi ai, kam vënë pikturën e Guri Madhit.

Porositë e shokut Enver për artin, porosi të vazhdueshme të një njohësi dhe vlerësuesi të rrallë ishin jo vetëm mësime, por nxitje e madhe për ne.  Sa herë takohej me shkrimtarë dhe artistë ai linte porositë e tij, mendimin e tij,  nxitjen dhe ndihmën e madhe për ta.

Për vizitën që na bëri në studio në qershor të vitit 1969 nuk do zgjatem, sepse këshillat që na dha janë shumë të qarta në letrën që na dërgoi mbas disa ditësh. Vetëm dua të shtoj se në fillim na bëri këtë pyetje:

-Ku i keni “çirakët”, ku i keni nxënësit? Ju, që tani jeni mjeshtër me përvojë, kur bëni vepra të tilla të mëdha duhet të merrni djem të rinj, të talentuar, që edhe t’ju ndihmojnë, por edhe të mësojnë, sepse kjo është një shkollë e madhe për ta. Ju dini më mirë se unë se mjeshtrit e mëdhenj të Rilindjes apo edhe më të hershmit, nuk bënin shkolla arti, sepse të tilla as që kishte, por mësonin në punishtet  që drejtoheshin nga artistët e shquar. Kështu kanë mësuar edhe Mikalonxhelo e Rafaeli apo jo? Kështu të bëjmë edhe ne, të mësojmë nga mjeshtrit tanë, të mësojmë gjithnjë nga njeri-tjetri./Gazeta Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama enver hoxha kristaq rama takimi i pare me diktatorin edi rama enver hoxha kristaq rama takimi i pare me diktatorin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet