Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
“Bushati e Rushaj refuzuan”/ Berisha në Vaun e Dejës-deputetëve: Lëreni Bashën!
30 Janar 2022, 13:17Nga DOSJA
VAU I DEJËS- Ish-kryeministri Sali Berisha, është ndalur këtë të dielë në Vaun e Dejës për ‘Foltoren’ e radhës me demokratët, ku ka bërë thirrje për bashkim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në fjalën e tij, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke përmendur edhe njëherë se në selinë e Partisë Demokratike është parashikuar të ndërtohen katër kulla. Po ashtu shtoi se porti i Durrësit është një nga aferat më të mëdha të shekullit ku është i përfshirë edhe Basha. Ndërsa përveç kryeministrit Edi Rama, nuk i kurseu as sulmet për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Ish-kryeministri deklaroi se ambasadorja nuk thotë asnjë fjalë kundër aferave korruptive të qeverisë, ndërsa për të u shpreh se u kërkonte gazetarëve që të mos e raportonin më aktivitetin e tij politik të “Foltores”. Gjatë bisedës me demokratët në Vaun e Dejës, ish-kryeministri tha se Helidon Bushati refuzoi kërkesën e Lulzim Bashës për të qenë drejtues politik në Shkodër, po ashtu përmendi edhe largimin e kreut të grupit parlamentar të PD, Alfred Rrushaj që gjithashtu u tërhoq nga posti. E po ashtu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të PD që t’i bashkohen lëvizjes së tij.
Teksa ditën e sotme e quajti të rëndësishme për PD-në dhe Komisionin e Rithemelimit, deklaroi se në 6 bashkitë, Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin kandidatin për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Berisha tha se primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve të qytetarëve duke premtuar se ashtu do të votohet edhe kryeministrin.
Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka nisur ditën e sotme primaret në të gjashta bashkitë, ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar. Më pas, kandidatët fitues do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme.
GJIROKASTËR- Dyertë e selisë së Partisë Demokratike në Gjirokastër janë shqyer me shkelma. Mësohet se pas këtij veprimi kreu aktual i PD-së në Gjirokastër ...
KUKËS– Grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike në degën Kukës, zhvilluan mbrëmjen e kaluar një mbledhje në seli. Mirëpo, policia mbërriti duke rr...
TIRANË– Segmenti Qafë-Kashar Rinas do të hapet ditën e nesërme për qarkullimin e automjeteve. Me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmet...
TIRANË- Deputeti Flamur Noka është i sigurtë që grupi i Berishës do ta fitojë Bashkinë e Vorës në zgjedhjet e pjesshme lokale. Për gazetarët, pasi mori pje...
TIRANË- Policia ka bërë bilancin e javën që lam pas. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se këtë javë janë arrestuar 171 persona si dhe janë proceduar pen...
MAT– Gjykata e Matit ka lënë në burg 10 të arrestuarit që u kapën në kuadër të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 3 prej tyre iu caktua...
TIRANË– Aktorja Ema Andrea ka ironizuar personat që kanë ëndërr të jenë pjesë e Big Brother. Me anë të një postimi, aktorja nuk e kupton se si ka per...