LIVE UPDATES
Bota

Takimi më i vështirë që do përballet Joe Biden do jetë ai me Erdogan. Ja për çfarë arsyeje (PRITSHMËRITË)

12 Qershor 2021, 20:28 Nga DOSJA
Takimi më i vështirë që do përballet Joe Biden do

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime që shihen si thelbësore duke patur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis dy vendeve.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones sjell hollësitë nga Stambolli. Ndër takimet më të vështira me të cilat përballet Presidenti Joe Biden gjatë qëndrimit të tij në Evropë do të jetë ai i javës së ardhshme me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Disa analistë paralajmërojnë se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë afër pikës së një përkeqësimi të rëndë.

“Gjithmonë ka patur periudha problemesh të shoqëruara me mosmarrëveshje dhe mospërputhje qëndrimesh, por ajo që po përjetojmë aktualisht është ndoshta pika më e ulët e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pra, marrëdhëniet mes dy vendeve ose do të riparohen në një moment ose ndoshta ato do të prishen në mënyrë të pariparueshme dhe të pakthyeshme”, tha eksperti Serhat Guvenc.

Një pikë tensioni është heqja e Turqisë nga programi i Shteteve të Bashkuara për avionët luftarakë F-35 pasi Ankaraja bleu sistemin e raketave anti-ajrore të Rusisë S-400. Uashingtoni thotë se blerja dëmton sistemet e mbrojtjes së NATO-s. Marrëdhënia e Turqisë me Rusinë është një nga pikat e mosmarrëveshjeve mes aleatëve. Shtypja nga Presidenti Erdogan e disidentëve nxiti Presidentin Biden që ta quante presidentin turk autokrat vitin e kaluar gjatë fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden e ka bërë promovimin e demokracisë në mbarë botën një parim themelor të politikës së tij të jashtme. Edhe zoti Erdogan ka ankesa. Uashingtoni po mbështet forcat kurde në Siri të cilat ishin të dobishme në luftën kundër Shtetit Islamik, ndërsa Turqia i konsideron ata terroristë. Por, sipas një këshilltari presidencial, Ankaraja e sheh takimin Erdogan-Bide n si një mundësi për një fillim të ri.

“Unë besoj se në listën e Turqisë do të ketë angazhime kryesore që do të hapin një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe, Turqia është e gatshme. Por nuk ka vend për ëndrra në politikën reale, vetëm racionalitet. Amerika është një vend pragmatik dhe duhet të mendojë për koston që mund t’i shkaktojë humbja e një aleati si Turqia”, tha Mesut Casin, profesor në Universitetin e Stambollit Yeditepe.

Në një përpjekje për t’i kujtuar NATO-s rëndësinë e Turqisë, Presidenti Erdogan tha se avionët luftarakë turq së shpejti do të dërgohen në Detin Baltik në mbështetje të aleatëve të saj ndërsa ata përballen me Rusinë.

Por një raport i agjencisë së lajmeve Reuters që citonte disa diplomatë thotë se Turqia nxiti aleatët e NATO-s që të kishte një dënim më të butë të NATO-s për Bjellorusinë pas uljes me forcë të një avioni civil nga autoritetet bjelloruse. Kjo u interpretua gjerësisht si një gjest pro-rus.

Presidenti Erdogan këmbëngul se Turqia mund të ketë marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Perëndimin. Por mesazhi i mundshëm nga Presidenti Biden për zotin Erdogan, sipas një analisti, është që Turqia të detyrohet të bëjë një zgjedhje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke hequr dorë nga raketat ruse.

“Nuk është e mundur që t’i mbash të lumtur amerikanët dhe rusët. Kështu që, zoti Erdogan, për fat të keq është i detyruar të bëjë zgjedhjen, një zgjedhje shumë e vështirë. Është koha që ai të bëjë një zgjedhje të vështirë, nuk shoh asnjë mundësi se si ai mund të shtyjë një vendim kaq të rëndësishëm”, thotë Serhat Guvenc nga Universiteti Kadir Has.

Megjithatë Presidenti Erdogan dhe ministrat e tij kanë thënë vazhdimisht se raketat ruse do të qëndrojnë, duke e quajtur atë një çështje të sovranitetit kombëtar.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biden takon erdogan joe biden recep tajip erdogan biden takon erdogan joe biden recep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet