LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi me Kim, Basha: Nuk ka politikanë të paprekshëm

29 Janar 2022, 17:02 Nga DOSJA
Takimi me Kim, Basha: Nuk ka politikanë të paprekshëm

TIRANË– Kryedemorkati Lulzim Basha ka zbardhur detjae mbi takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me të cilën u taku një ditë më parë. Në një intervistë për “Kjo Javë” ma gazetaren Nisida Tufa, Basha tha se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë  institucione demokratike funksionale duke  përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Bashës në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan.

Pjesë nga biseda: 

Pyetja: Pas këtyre deklaratave zoti Basha, u komentua edhe mbërritja në zyrën tuaj të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjës Yuri Kim. Çfarë prodhoi ky takim me të, cila është mbështetja që iu japin ju SHBA-të?

Lulzim Basha: Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë. Raporti i fundit i Transparency Internacional që është një raport referencë për raportet e DASH, rikonfirmon korrupsionin si armikun më të madh të mirëqenies së shqiptarëve dhe besoj siç e keni parë edhe nga vet komunikimi i ambasadores dhe i ambasadës në bashkëbisedimin tonë, një pjesë të madhe ka zënë lufta kundër korrupsionit, e cila duhet të zhvillohet nga maja e piramidës shtetërore, nga vet qeveria dhe të shtrihet kudo me rezultat. Rezultati është ndëshkueshmëria jo thjesht e figurave, e bishtit, por të shkojë deri tek koka. Dhe rezultati i ndëshkueshmërisë do të jetë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan, siç është afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë të gjithë, nga kreu i qeverisë e të gjithë të tjerët. Apo aferat e tjera korruptive dhe mos të japin llogari. Përkundrazi, të kemi një drejtësi e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Të kemi institucione të pavarura të cilat u përkasin qytetarëve dhe të kemi një politikë të pastër me një fytyrë njerëzore që u ofron shqiptarëve shërbim, iu ofron shqiptarëve shpresë, iu ofron shqiptarëve institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një politikë si kjo që kemi sot ku “Trekëndëshi o Bermudës” thith gjithçka të mirë që ky vend ka, përthith shpresën e shqiptarëve, dritën e shqiptarëve, besimin e shqiptarëve tek e nesërmja vetëm e vetëm për të mbajtur njëri-tjetrin, vetëm e vetëm për të mbajtur të keqen. Meqë më pyete për takimin kemi folur edhe për forcimin e demokracisë në vend, hapat që duhen hedhur dhe për mbështetjen amerikane në këtë proces. Ajo që mund të konfirmoj është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë  institucione demokratike funksionale duke  përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimet zgjedhore të 25 prillit dhe në të kaluarën të ndëshkohen, të kemi një reform të vërtetë zgjedhore. Dhe raporti I Transparency International këtë thotë që burimi i korrupsionit është mungesa e një reforme të vërtetë zgjedhore dhe të kemi një process…… ky mund të realizohet vetëm kur qytetarët arrijnë të zgjedhin me votën e tyre të lirë përfaqësuesit e tyre qendrorë dhe lokalë.

Pyetje: Zoti Basha përtej kësaj mbështetjeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është treguar e qartë si do iu përgjigjeshit asaj dileme që mund të kenë të gjithë demokratët ndaj jush si kryetar I Partisë Demokratike që nuk arritët të mposhtnit Edi Ramën dhe të vinit në pushtet atëherë kur Partia Demokratike nuk I ka patur këto që ju i quani sulme e keni qenë një  koalizion I madh? Si do të ndodhë tani që është në këtë situatë?

Lulsiam Basha: Shumica e demokratëve besoj e kanë të qartë tashmë ndryshimin midis një koalicioni numerik, matematik dhe një koalicioni numerik moral. Në rrethanat e para 25 prillit ne u përpoqëm  të krijojmë një koalicion numerik matetmatike. Padiskutim që pala tjetër nëpërmjet manipulimit të Kodit Zgjedhor ia doli që shumicën matetmatike ta godiste me masakrën zgjedhore të 25 prillit duke përdorur edhe të gjithë trukeve të tjera që vijnë n ga bashkëpunimi me krimin e organizuar, blerjen e votës, përdorimin e asteve shtetërore, kërcënimet ndaj administratës shtetërore etj. Por thelbi nuk qëndron këtu. Thelbi qëndron që shqiptarët nuk duan thjesht një bashkim mekanik që çoi koalizioni numerik i cili merr pushtetin dhe pastaj t’i përgjigjet kujt? Vagonëe të këtij treni? Jo! Qëllimi është t’u përgjigjemi qytetarëve problemet dhe hallet e të cilëve janë shtuar, shpresat e të cilëve janë shumë të mëdha dhe  vendi i ka të dyja mundësitë t’I bëjë të dyja edhe të zgjidhë hallet e njerëzve, edhe t’u përgjigjet këtyre shpresave. Si mund ta bëjmë të mundur? Pikërisht duke krijuar një tjetër lloj koalicioni një koalicion me vlera, nje koalicion moral me shumicën dërrmuese të shqiptarëve ku qartësisht si Sali Berisha edhe Ilir Meta kanë qenë dhe janë pengesë dhe jo vlerë e shtuar. Dhe këtu vjen përgjigja e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë demokratët që duan që sakrifica e tyre për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë të kurorëzohet me sukses, jo thjesht për veten e tyre por për Shqipërinë dhe shqiptarët, pra demokratët e sakrificës meqë referencë morëm demokratët, por edhe për të gjithë shqiptarët, që pushteti nuk duhet të shikohet si një vegël dhe një mundësi për politikanët, por si një instrument ndryshimi për qytetarët dhe do të jetë i tille vetëm kur ne të materializojmë një koalicion numerik bazuar mbi vlerat dhe moralin për shumicen derrmuese të shqiptarëve, përfshirë edhe socialistet, përfshirë edhe qytetarët e pavendosur që do të duhet ndryshimi. E duan siç e deshi shumica me 25 prill, e duan edhe me shumë sot.

Pyetje: Pse duhet tju besojnë ju demokratët?

Lulzim Basha: Po e them me thjesht dhe më shkurt, sepse demokratet dhe shqiptarët tek Partia Demokratike kanë sot shpresën e vetme për ndryshim. Ne kemi sakrifikuar gjithçka për të materializuar këtë shprese, kemi treguar se kemi forcën brenda vetes për tu ndarë edhe nga hijet e të shkuarës, edhe nga korrupsioni i të shkuarës, ndërkohë që vazhdojme betejen e të sotmes që është regjimi  i Edi Ramës. Pra nga njëra anë kemi shumicen me vete, shumica është për ndryshimin, e do ndryshimin që ne e mishërojmë edhe në vizionin tonë, edhe në programin tonë, edhe në luften tonë të perditshme. Dhe e dyta që do ta them fare qartë, përballë kemi si asnjëherë tjetër Edi Ramën, Sali Berishën e Ikir Metën, që së bashku janë me të vegjel se ckane qene kurrë më parë. Pra ajo që mund të duket sot si paradoks, sot është e vërtetë. Ata të tre bashkë janë pakica absolute për shqiptarët. Partia Demokratike e cliruar nga pesha e të shkuarës, do ta marrë kete shumice perpara drejt së ardhmes.

Pyetje: A ndjeni keqardhje zoti Basha per ndonjë prej figurave që tashme janë perjashtuar nga Partia Demokratike, të tjere që janë pezulluar nga ana juaj, a ka figura që mund të kenë zhgenjyer?

Lulzim Basha: Shiko zhgenjimi apo le të themi gezimi nga bashkepunimi politik duhet te burojne nga rezultati që behet për ndryshim. Ata që kanë vendosur me vetëdije kundër interesit të demokrateve, kundër interesave të shqiptarëve për interesat personale, duhet të bëjnë një analizë të thellë me veten e tyre. Hesapet i kanë vetëm me demokratët dhe me shqiptarët, për diçka që është në nivel personal, sigurisht kushdo që do të reflektoje, dera është e hapur, por ky reflektim duhet të jetë i vërtetë, bindes, publik dhe i plotë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj