LIVE UPDATES
Politike

Takimi Rama- Kurti/ Boiken Abazi: 10 rezultate të dobishme që mund të dilnin, siç na e do zemra!

23 Shtator 2021, 14:05 Nga DOSJA
Takimi Rama- Kurti/ Boiken Abazi: 10 rezultate të dobishme që mund

TIRANË– Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi ka renditur me pika, 10 rezultatet që mund të dalin nga takimi i dy liderëve, kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurtit. Teksa rendit të dhjetë pikat, Abazi shkruan se një nga rezultatet mund të jetë bisedimi për të dënuar kërcënimet e Serbisë në kufirin verior të Kosovës si dhe hedhja poshtë e tentativave të Serbisë për të themeluar “Zajednicën”.

Pikë tjetër që mund të preket gjatë takimit mund të jetë dhe miratimi i një strategjie të përbashkët në përballjen me pandeminë COVID-19 të dy republikave shqiptare. Po ashtu një nga rezultatet që mund të dalë nga takimi mes Ramës dhe Kurtit mund të jetë miratimi i një dokumenti që nis punën drejt bashkimit doganor, duke eliminuar çdo tarifë dhe barrierë jo tarifore për realizimin e tregut të përbashkët të prodhimit të dy vendeve.

SHKRIMI I PLOTË:

10 pika për takimin Rama-Kurti. Situata në Ballkan është sërish e tensionuar, duke na kujturar se pa drejtësi nuk ka qetësi. Pas incidenteve në Mal të Zi dhe tensioneve të vazhdueshme në Bosnje Hercegovinë, të shkaktuara nga Serbia, tani vëmendja është përqëndruar te kufiri Kosovë-Serbi, ku Qeveria Kurti ka vendosur me të drejtë të zbatojë masat e reciprocitetit në lidhje me targat provizore. Sakaq, prej dy vitesh, Qeveria Rama e ka futur Shqipërinë në “Ballkanin e Hapur” – Zona e Novi Sadit e dominuar nga Serbia. Pandemia nuk është zhdukur dhe dy republikat shqiptare vazhdojnë të vuajnë nga nivelet më të larta të varfërisë dhe pabarazisë në rajon. Megjithatë, këto 6 muaj kemi parë masa pozitive ekonomike dhe shumë shpresëdhënëse nga Qeveria Kurti. Në mes të kësaj situate, po përgatitet takimi Rama-Kurti. Le të përfytyrojmë 10 rezultate të dobishme që mund të dilnin nga ky takim, ashtu siç na e do zemra, ashtu siç e kërkojnë interesat kombëtare:
1. Dy kryeminstrat flasin njëzëri për të dënuar kërcënimet e Serbisë në kufirin verior të Kosovës, duke mbështetur zbatimin e masave të reciprocitetit si rruga e vetme për të vendosur marrëdhënie barazie me Serbinë. Me këtë rast, KM Rama tërhiqet nga çdo marrëveshje që lidhet me “Ballkanin e Hapur” dhe dy kryeministrat zotohen të përafrojnë, drejt njësimit, politikat e jashtme të dy republikave shqiptare në përputhje me interesat kombëtare.
2. Hidhet poshtë njëzëri tentativa e Serbisë për të themeluar “Zajednicën” (Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë), një shtet brenda shtetit që e defunksionalizon Kosovën ashtu si “Republika Srpska” (që nisi si “Zajednicë”) defunksionalizon Bosnje Hercegovinën. Sakaq, KM Kurti kërkon dhe KM Rama miraton ngritjen e një grupi pune ndërshtetëror për përgatitjen dhe dorëzimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
3. Denoncohet njëzëri spastrimi etknik që Serbia po kryen ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, duke u zotuar për hapa që ndërmerren me urgjencë për ta paraqitur çështjen në të gjitha organizatat ndërkombëtare që monitorjnë të drejtat e pakicave kombëtare. Njëkohësisht, dy kryeminstrat zotohen që të ulen së bashku me partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi për një platformë që mbron të drejtat e shqiptarëve.
4. Miratohen në parim hapat për një strategji të përbashkët në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunim i ngushtë i të gjitha institucioneve shëndetësore të dy republikave shqiptare.
5. Miratohet një dokument që nis punën drejt bashkimit doganor, duke eliminuar çdo tarifë dhe barrierë jo tarifore për realizimin e tregut të përbashkët të prodhimit, mallrave dhe shërbimeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për funksionalizimin e tregut të përbashkët energjitik dhe projekte infrastrukturore të përbashkëta (rrugë lidhëse e hekurudha).
6. Miratohet ngritja, sa më parë, e grupeve të përbashkëta ndërparlamentare dhe ndërqeveritare për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, si dhe për marrëveshje të reja në të ardhmen.
7. Si dy kryeministra që drejtojnë parti që bëjnë pjesë në forumet ndërkombëtare të partive social-demokrate, do të ishte domethënëse nëse KM Kurti ia kujton edhe njëherë KM Rama se Shqipëria është e Kastriotit dhe jo e Kastratit, duke i propozuar që Kosova dhe Shqipëria të ngrejnë një kompani publike të përbashkët për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” dhe akseve të tjera kombëtare, për të mos pasuruar edhe më tej oligarkinë që ka kapur sektorët strategjikë të ekonomisë dhe ka rritur pabarazinë.
8. Për të luftuar varfërinë, si masë lehtësuese, dy kryeminstrat zotohen që brenda këtij mandati dy republikat shqiptare të sansksionojnë me ligj minimumin jetik, në përputhje me përkufizimin e agjencive të OKB-së dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe sipas kostove socio-ekonomike dhe shportës ushqimore. Përcaktimi i minimumit jetik ndikon tek rritja e pagës minimale, pensioneve, ndihmës ekonomike dhe mirëqënies sociale, në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale.
9. Dy kryeminstrat zotohen për një doktrinë të përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë të dy republikave shqiptare me stërvitje të përbashkëta policore dhe ushtarake.
10. Vendoset për hapat për njohjen e diplomave për të gjitha nivelet arsimore, pa patur nevojë për njësime dhe procedura shtesë. Përafrimin e kurrikulave të arsimit të detyrueshëm, dhe përfshirjen në kurrikulat e arsimit të mesëm të ekskursioneve edukative nga gjimnazet e Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas. Nga ana tjetër, dy kryeminstrat zotohen për hapa konkretë drejt bashkimit të ligës së futbollit dhe të ligave të tjera sportive.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që ftoi publikisht homologun, Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës pas betimit të qeverisë së re tek presidenti Ilir Meta. Edhe Rama, përmes një mesazhi publik, e konfirmoi takimin, por vetëm pas kthimit të tij nga SHBA. Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren në 11 Janar 2014, dhe më pas u caktuan qytete të ndryshme, si Tirana, Prishtinë, Korça dhe Peja. Po ashtu, përveç Shqipërisë, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,  ku u nënshkruan 11 marrëveshje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti boiken abazi edi rama takimi rama kurti albin kurti boiken abazi edi rama takimi rama kurti

Sondazh

Poll
Politike 23 Shtator 2021, 12:14

VIDEO/ “Pras”, lapsusi i Ballës në Kuvend

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet