LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi si në skenë filmi! Bëhen bashkë në Shqipëri gazetarja e BBC dhe Tolo TV, mposhtën intimidimin e talebanëve

6 Shtator 2021, 11:57 Nga DOSJA
Takimi si në skenë filmi! Bëhen bashkë në Shqipëri

Shqipëria ka bërë bashkë dy gazetaret afgane të cilat u kthyen në lajm botëror me intervistat e tyre me zëdhënësin e talebanëve.

Yalda Hakim gjatë vizitës së saj disa orëve në Shëngjin u takua dhe bisedoi gjatë me kolegen e saj të Tolo TV Behishta Arghand tashmë e strehuar në Shqipëri.

Kjo është foto, në të cilën gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka fiksuar momentin e takimit të dy gazetareve të cilat nuk u intimiduan nga prezenca në programet e tyre të zëdhënësve të talebanëve. Takimi mes tyre dukej në fakt si një skenë filmi pasi askush nuk mund ta mendonte se këto dy gazetare njëra që jeton e punon në Londër për BBC dhe tjetra deri pak ditësh në Aganistan punonte për Tolo Tv të takoheshin në një qytet në veri të Shqipërisë.

Në ditën kur talebanët marshuan dhe hynë drejt Kabulit Yalda Hakim u kthye në lajm botëror. Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen e telefonoi kur ajo ishte ‘live’ në studio dhe Hakim, nuk nguroi ta fus në transmetim përmes celularit të saj.

Mos ngurimi i Hakim për ta futur ‘live’ në transmetim dhe pyetjet e guximshme të duhurat në momentin e duhur morën vlerësime maksimale nga media britanike madje edhe nga komentatorët e betuar anti-BBC.

Ndërsa gazetarja Behishta Arghand bëri histori në Afganistan. Ishte e para gazetare femër të kishte të ftuar në studio një përfaqësues të talebanëve të cilët në të shkuarën nuk pranonin të intervistoheshin prej një femre. Në një intervistë për mediet gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.

“Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve“, deklaroi Arghard.

Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të talebaneve, Behishta Arghand 22 vjeçe tha:  “Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara“.

Top Channel ekskluzivisht javën e shkuar raportoi se gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndrojë disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës.

Nxjerrja e saj nga Afganistani u mundësua nga nga organizata jo qeveritare Vital Voices, themeluar nga Hillary Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright nën kujdesin e posaçëm të kryeministrit Edi Rama gjë për të cilën mori edhe një telefonatë falenderuese nga ish-zonja e parë e SHBA.

Marre nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet behishta arghand yalda hakim behishta arghand yalda hakim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet