LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxhetit i mungojnë 180 milionë euro nga taksat në 2019-n, mosrealizim historik i planit

20 Shkurt 2020, 06:18 Nga DOSJA

Shqipëri– 2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekësh, ose 3.7 miliardë eurosh. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 2.4%. Nëse marrim në konsideratë inflacionin (1.4% mesatarja e 2019-s) dhe rritjen ekonomike (2.7% e pritshme), atëhere rritja reale e të ardhurave është negative, prej -1.7%.

Në krahasim me planin, buxheti është minus me 26.3 miliardë lekë,  nga të cilat 6.3 miliardë lekë nga ndihmat dhe 22 miliardë lekë, ose rreth 180 milionë euro nga të ardhurat e planifikuara tatimore. Sipas të dhënave historike, të përpunuara nga Monitor, ky është niveli më i lartë i mosrealizimit të planit të të ardhurave tatimore, të paktën që nga viti 2009, kur raportohen të dhënat faktike dhe të planit. (shih grafikun).  Mosrealizimi vjen si rrjedhojë e rritjes së ulët të të ardhurave, por dhe planifikimit optimist që bëhet gjithnjë në fillim të vitit. Të dhënat historike tregojnë se vetëm në 2013-n plani është tejkaluar (ndonëse ai ishte caktuar shumë i ulët pasi të ardhurat reale ishin me rënie), në vitet e tjera, të ardhurat tatimore kanë qenë gjithnjë më të ulëta se plani.

TVSH-ja, zëri që sjell më shumë të ardhura në buxhet, kishte dhe mosrealizimin më të madh të planit, me -19 miliardë lekë. Të ardhurta nga TVSH shënuan dhe një rënie vjetore me 7.7% në raport me faktin e një viti më parë. Financat kanë sqaruar se kjo tendencë ka ardhur për shkak të përjashtimit nga TVSH të nënkontraktorëve të TAP, uljes së çmimeve të disa produkteve të importit, mbylljes së lojërave të fatit, zerimi i TVSH-së për produktet bujqësore. Në total, TVSH solli 144 miliardë lekë në buxhet, ose rreth 32% të totalit të buxhetit.

Të ardhurat nga tatim fitimi dhe ato personale ishin me tejkalim plani dhe rritje përkatësish 6.2% dhe 26% në raport me faktin e 2018-s. Rritja e lartë e tatimit të të ardhurave personale u ndikua dhe nga ulja e tatimit për dividendin nga 15 në 8% me efekt prapaveprues që nxiti bizneset të shpërndanin fitimet e mbartura.

Të ardhurat nga akciz u rritën me 3.6%, ato nga pushteti vendor me 5.7%. Taksa mbi pasurinë ishte në të njëjtat nivele të një viti më parë dhe 1.7 miliardë lekë më pak se plani, teksa zbatimi i formulës së re të taksimit të pronës nuk u vu në zbatim për shkak të vështirësive me identifikimin e vlerës së pasurive. Sigurimet shoqërore u rritën me 6%, në linjë me planin e fillim vitit. Të ardhurat jo tatimore u rritën me 15% të ndikuara nga performanca e mirë e institucioneve buxhetore.

Dhjetori, ndikimi nga tërmeti dhe parashikimi jo realist për 2020

Në dhjetor u mblodhën 39 miliardë lekë në total, pak a shumë në të njëjtin nivel me mesataren vjetore, por ecuri u nxit nga ndihmat dhe mbështetja buxhetore pas tërmetit që arritën në rreth 4 miliardë lekë.

Të ardhurat tatimore në dhjetor ishin 31 miliardë lekë, duke qenë shumë poshtë mesatares prej gati 36 miliardë lekësh të 11 muajve të mëparshëm dhe planit prej 42 miliardë lekësh të parashikuar në fillim të vitit.

Për vitin 2020, parashikimi në buxhet mbetet për një nivel të ardhurash tatimore prej gati 500 miliardë lekësh, ose rreth 40 miliardë lekë më shumë se fakti i 2019-s, që praktikisht duket i paarritshëm, duke pasur parasysh që në 2019-n, një vit normal pa goditjen e tërmetit, të ardhurat ishin vetëm 11 miliardë lekë më pak se një vit më parë.

Në vlerë absolute të ardhurat tatimore u rritën me vetëm 7 miliardë lekë në 2019-n, më e ulëta që nga 2015-a (shih grafikun). Për 2020-n parashikohet që të ardhurat tatimore të rriten me 39 miliardë lekë në raport me 2019-n, një parashikim jo realist duke pasur parasysh ekonominë e dobësuar nga tërmeti. Një rritje e tillë është konstatuar vetëm në 2014-n, periudhë që u shoqërua me një rritje të ndjeshme taksash për biznesin e madh!

Në momentin që të ardhurat nuk realizohen, qeveria është e detyruar të shkurtojë shpenzimet e planifikuara, në mënyrë që të ruajë parametrat e deficitit,  ku ato që preken janë investimet kapitale.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi buxhetit i mungojnë 180 milionë euro taksat e 2019 buxhetit i mungojnë 180 milionë euro taksat e 2019


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën