LIVE UPDATES
Bota

“Talibanët do të na vrasin”, tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani shton frikën e punonjësve afganë

17 Qershor 2021, 06:31 Nga DOSJA
“Talibanët do të na vrasin”, tërheqja e trupave

AFGANISTAN– Talibanët, me vite, janë zotuar se do të vrasin çdo afgan që ka punuar për forcat e SHBA-së dhe të NATO-s në Afganistan.

Militantët i cilësojnë ata si “tradhtarë”.

Tani që trupat e huaja pritet të largohen nga Afganistani deri në shtator, dhjetëra mijëra afganë që kanë punuar në role mbështetëse, janë mbërthyer nga frika dhe paniku.

Shqetësimet e tyre janë të bazuara mirë. Talibanët, gjatë viteve, kanë vrarë qindra afganë, të cilët kanë punuar për forcat e huaja ushtarake, dhe familjarë të tyre.

Frika është rritur nga intensifikimi i dhunës dhe fitoret e talibanëve në fushëbetejë, muajve të fundit.

Që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja më 1 maj, grupi militant ka marrë kontrollin e dhjetëra qarqeve, bazave ushtarake dhe qyteteve, duke nxitur frikën se mund ta rrëzojë edhe Qeverinë afgane, të mbështetur nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera që janë duke i tërhequr trupat nga Afganistani, kanë krijuar programe të posaçme të imigracionit, për t’i ndihmuar punëtorët e rrezikuar afganë, që të largohen nga Afganistani.

Por, shumë afganë që kanë aplikuar, ankohen se janë lënë në vendin e askujt, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje – ndonjëherë edhe me vite – nga autoritetet e huaja të imigracionit.

Grupet e avokatisë thonë se programet po zhvillohen shumë ngadalë dhe se mund të mos mbulojnë të gjithë ish-punonjësit afganë, që mund të jenë në rrezik.

Rreth 300,000 civilë afganë kanë punuar për forcat ndërkombëtare që nga pushtimi i Afganistanit, në vitin 2001. Ata kanë punuar si kuzhinierë, pastrues, mekanikë, përkthyes e roje sigurie.

“Rrezik i madh”

“Jemi në rrezik të madh”, thotë Abdul Wakil, i cili ka punuar si roje sigurie nga viti 2004 deri më 2008 në Bagram – bazën më të madhe të ushtrisë amerikane në Afganistan.

“Jo vetëm ne, por edhe familjet tona. Talibanët do të na vrasin”, thotë ai.

“Pas largimit të trupave të huaja, talibanët mund të marrin përsëri kontrollin e vendit. Në atë rast, të gjithë do të ishin në rrezik, por sidomos ne”, shprehet Wakil.

Rreth 300 afganë që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose familjarë të tyre janë vrarë që nga viti 2016. Këto janë të dhëna të organizatës joqeveritare amerikane “No One Left Behind”, e cila punon me përkthyesit afganë, për t’i ndihmuar ata që të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.

Grupi vlerëson se, mesatarisht, dy përkthyes në muaj janë vrarë këtë vit. Numri i të vdekurve është rritur në pesë gjatë muajit maj.

Përkthyesit afganë që punojnë për forcat e huaja, janë veçanërisht të cenueshëm ndaj sulmeve militante. Ata shpesh kërkohen nga militantët, të cilët i cilësojnë si “spiunë”, që veprojnë si sy dhe veshë për “pushtuesit” e huaj.

Më 7 qershor, talibanët kanë lëshuar një deklaratë, duke i siguruar afganët që kanë punuar me trupat ndërkombëtare në të kaluarën, se nuk do të jenë në shënjestër nëse “shprehin pendim për veprimet e tyre të kaluara dhe nuk përfshihen në aktivitete të tilla në të ardhmen, të cilat përbëjnë tradhti ndaj Islamit dhe vendit”.

Ndaj këtyre garancive, megjithatë, ka mosbesim të madh.

“Talibanët po forcohen çdo ditë”, thotë Abdul Karim, një përkthyes 28-vjeçar, i cili ka punuar për ushtrinë amerikane që nga viti 2015. “Kjo do të thotë se jeta jonë po rrezikohet çdo ditë e më shumë”, shton ai.

Grupi militant, prej kohësh, i ka vënë në shënjestër civilët, që i akuzon se kanë punuar për Qeverinë afgane ose për të huajt.

Në muajin janar, talibanët kanë vrarë një afgan, që ka punuar për ushtrinë amerikane për rreth 12 vjet dhe ka qenë në pritje të një vize për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.

Ish-përkthyes të tjerë afganë thonë se ata kanë marrë kërcënime me vdekje nga talibanët.

Të zhytur në burokraci

Grupet e avokatisë dhe vëzhguesit e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga vendet perëndimore që t’i përshpejtojnë programet për zhvendosjen e ish-punonjësve afganë, që janë gjithnjë e më të rrezikuar nga talibanët.

Rreth 18,000 afganë janë ende duke pritur përgjigjen për aplikimet e tyre për Viza të Emigracionit Special në SHBA. Programi i njohur si SIV është krijuar në vitin 2009 dhe është modeluar sipas një skeme të ngjashme për irakianët.

Për të siguruar vizën, afganët duhet të dëshmojnë se janë vazhdimisht të kërcënuar dhe se kanë punuar së paku një vit për Qeverinë amerikane.

Pentagoni ka thënë se po zhvillon mundësi për t’i evakuuar afganët që konsiderohen të rrezikuar nga talibanët, për shkak të punës së tyre me trupat amerikane. Por, Shtëpia e Bardhë nuk ka autorizuar ende ndonjë plan të përshpejtuar.

Ligjvënësit amerikanë kanë bërë thirrje që mijëra afganë të evakuohen, përpara se trupat ndërkombëtare të tërhiqen, nga frika se mund të “masakrohen nga talibanët”.

Ligjvënësit thonë se përpunimi i vizave mund të zgjasë më shumë se dy vjet.

Britania ka filluar përshpejtimin e zhvendosjes së stafit afgan më 1 prill.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë më 31 maj se “ka qenë një gjë e drejtë përshpejtimi i zhvendosjes së atyre që mund të jenë në rrezik të hakmarrjes”. Britania i ka “një borxh mirënjohjeje” stafit lokal të punësuar nga forcat britanike, ka thënë ai.

Më shumë se 1,360 ish-punonjës afganë dhe familjet e tyre janë zhvendosur tashmë në Britani. Por, mijëra aplikacione nuk janë përpunuar ende.

Qeveria i ka zbutur kërkesat për aplikuesit.

Por, Aleanca Sulha, një grup që bën fushatë për përkthyesit afganë që punojnë për ushtrinë e Britanisë, ka thënë se politika e Londrës për t’i refuzuar aplikuesit që janë pushuar nga puna – shumë prej tyre për shkelje të vogla – është shqetësuese.

Vendet e tjera që kanë pasur trupa në luftën e Afganistanit, të tilla si Australia dhe Gjermania, nuk e kanë përshpejtuar zhvendosjen.

Vendet që tani tërhiqen nga Afganistani, kanë qenë shumë të ngadalshme në zhvillimin e planeve të evakuimit dhe zhvendosjes për ish-punonjësit e tyre afganë”, thotë Patricia Gossman, drejtore për Azinë në organizatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

Ata duhet ta dinë se rrugët normale do të jenë shumë të ngadalta dhe se nevojiten afate të shpejta për afganët dhe familjet e tyre, që mund të ndiqen për shkak të punës së tyre me forcat e koalicionit”, thotë Gossman.

Të tradhtuar

Afganët që kanë punuar për forcat e huaja, zakonisht e fshehin identitetin e tyre dhe mbajnë një profil të ulët. Por, shumë prej tyre, së voni, e kanë shprehur publikisht zhgënjimin.

Qindra kanë organizuar tubime në Kabul, duke kërkuar nga vendet perëndimore, për të cilat kanë punuar, që t’i zhvendosin jashtë Afganistanit.

Shumë prej tyre janë të zemëruar dhe ndihen të tradhtuar, pasi kanë rrezikuar jetën e tyre për t’i ndihmuar aleatët e huaj. Ata po ashtu ankohen se procesi i marrjes së vizave është tepër i ndërlikuar.

Ne i ndihmuam amerikanët dhe tani duam që ata të na ndihmojnë”, thotë Baryalai Rahimi, përkthyes afgan, i cili ka punuar me forcat speciale të SHBA-së.

Mohammad Wasel, një 32-vjeçar nga provinca veriore Kapisa, thotë se ka medalje lavdërimi nga një komandant amerikan, për të cilin ka punuar. Por, ai thotë se nuk e di se përse kërkesa e tij është refuzuar.

Ne i kemi ndihmuar [forcat e huaja], kemi rrezikuar jetën tonë dhe tani ato po largohen”, thotë Wasel, i cili ka punuar si përkthyes për forcat amerikane nga viti 2009 deri më 2012. “Është radha e tyre që të na ndihmojnë”, thotë ai.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota baryalai rahimi mohammad wasel patricia gossman talibanët- shba baryalai rahimi mohammad wasel patricia gossman talibanët- shba

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria