LIVE UPDATES
Bota

“Skepticizëm dhe respekt”, VOA për takimin mes Biden dhe Putin: Ku ndryshon presidenti amerikan nga paraardhësi Trump

17 Qershor 2021, 06:08 Nga DOSJA
“Skepticizëm dhe respekt”, VOA për takimin mes Biden dhe

Udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit Joe Biden shpalosi filozofinë e tij diplomatike dhe negociuese, ndërsa ai bashkonte aleatët tradicionalë demokratikë të Amerikës, për t’u përballur me sfida të reja dhe të vjetra, si dhe ofroi një pamje shpesh rozë të mundësive të bashkëpunimit me Presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi kokë më kokë.

Në vazhdim disa nga përshtypjet kryesore: NJË RIFILLIM QË NUK U QUAJT KËSHTU

Presidentët Biden dhe Putin nuk e përdorën fjalën “rifillim” për të përshkruar gjendjen e marrëdhënieve midis dy vendeve pas samitit të tyre në Zvicër. Por kjo ishte ajo çfarë takimi arriti, me të dy udhëheqësit që theksuan fusha të qarta mosmarrëveshjesh, edhe pse vunë në dukje fusha në shkallë më të vogël ku mund të bashkëpunonin.

Ata përcollën një respekt të ndërsjellë dhe një skepticizëm të ndërsjellë. Ishte një kthim i papritur në kuadrin më konvencional SHBA-Rusi pas presidencës së Donald Trump-it, i cili shpesh dukej se lartësonte Putinin dhe krijonte të paktën aspiratën që vendet të mund të bënin më shumë si partnerë.

Këtë herë, secili udhëheqës u largua me mirëkuptimin se disa nga rregullat e vjetra ende zbatohen. Rusia rikthehet në vendin e saj si një “kundërshtare e denjë”, siç tha Presidenti Biden, në vend të një lloj vendi koleg. Dhe tensionet më të hershme, mbi luftën kibernetike dhe të drejtat e njeriut, vazhdojnë.

ARTI I IMAZHIT

Pas takimit të tyre tre orësh, prirja rrezatuese e Presidentit Biden qëndronte në kontrast të fortë me tonin më të matur dhe të heshtur të Putinit, i cili ndonjëherë kalonte në mbrojtje kur bëheshin pyetje nga gazetarët në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi dhe pushtimin e Ukrainës. Edhe kështu, Presidenti Biden pranoi se optimizmi i tij ishte më shumë një dëshirë se sa një realitet.

“Unë do t’ju çmend të gjithë sepse e di që dëshironi që gjithmonë t’iu vë një theks negativ gjërave, veçanërisht në publik”, tha ai pak para se të hipte në Air Force One, duke shtuar, se në këtë mënyrë, “garantoni se asgjë nuk do të ndodhë”.

Kjo nxori në pah stilin e negocimit të presidentit, qoftë me Putinin apo me republikanët në Senatin amerikan për infrastrukturën – për të cilën ai shpreh publikisht bindjen e tij se një marrëveshje mund të arrihet pavarësisht nga mosmarrëveshjet shpesh të mëdha.

“Unë e di që ne e mendojmë politikën e jashtme të jetë një aftësi shumë e madhe që është disi si një kod sekret”, tha Presidenti Biden. “E gjithë politika e jashtme është një zgjatim logjik i marrëdhënieve personale. Është mënyra se si funksionon natyra njerëzore”.

Ai më vonë shtoi se, “ka një vlerë të jesh realist dhe të ngresh një front optimist, një fytyrë optimiste”.

…. DHE TAKIMI BALLË PËR BALLË

Udhëtimi tetë ditor në tre vende i Presidentit Biden demonstroi theksin e tij mbi të gjitha tek marrëdhëniet personale.

“Nuk ka asnjë zëvendësim, siç e dini ju që më keni mbuluar për një kohë, për dialogun ballë për ballë midis udhëheqësve. Asnjë”, tha Presidenti Biden, duke deklaruar samitin e tij me Putinin një sukses, thjesht për faktin se ata folën personalisht.

Gjatë gjithë udhëtimit të tij, shumica e takimeve të Presidentit Biden u zhvilluan privatisht, pa kamera, ose me vetëm disa momente të hapura për mediat.

Kjo nxori në pah besimin e Presidentit Biden tek lidhjet personale të padukshme që mund të nxisin rezultate në politikën e jashtme dhe të brendshme.

Dhe shënoi një largim të qartë nga stili i ish-Presidentit Trump, takimet publike të të cilit me udhëheqësit globalë u bënë një lloj legjende në skenën ndërkombëtare. Marrëdhëniet patën tendencën të rrjedhin në një drejtim – me shfaqje të pasigurta publike nga krerët e shteteve dhe qeverive që përpiqeshin të pozicionoheshin në anën e mirë të ish-Presidentit Trump. Presidenti Biden mendon se këta udhëheqës do ta mirëpresin kthimin në përqasjen e “shkollës së vjetër”./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota takimi biden-putin takimi biden-putin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë