Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
3 orë e 38’ bisedime! Putin e Biden takohen në Gjenevë, paralajmërimi i SHBA-ve për sulmet kibernetike dhe kritikun: Nës
16 Qershor 2021, 06:32Nga DOSJA
GJENEVË– Tre orë e 38 minuta bisedime me dy raunde, ishin ato që mbajtën sot të mbyllur në vilën “La Grange” në Gjenevë, gjatë të cilave nuk konsumuan as ushqim. Në Gjenevë dy udhëheqësit janë pritur nga Presidenti Guy Parmelin. Përkrah dy udhëheqësve janë këshilltarët e tyre më të afërt, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe Ministrin e Punëve të Jashtme ruse, Sergej Lavrov. Presidenti Parmelin, i cili ishte mikëpritësi i dy udhëheqësve në Gjenevë u shpreh se ishte nder që samiti mes Biden dhe Putin u mbajt në Zvicër dhe u uroi të dyve “dialog të frytshëm”.
Ndërkohë që gjatë momenteve të para të takimit Biden u shpreh se gjithmonë është shprehur se takimi ballë për ballë me Putin është mirë, ndërsa nga ana tjetër presidenti rus tha se shpreson që takimi të jetë produktiv. Presidenti rus është shoqëruar nga Anatoly Antonov ambasadori rus në Uashington, zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ndërsa nga ana e Biden ka marrë pjesë këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, nënsekretarja e shtetit për çështje politike, Victoria Nuland, këshilltari kryesor për Rusinë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Eric Green si dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan.
Takimi midis Biden dhe Putin është zhvilluar në dy sesione, ku në pjesën e parë të bisedimeve e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, takimi ishte më privat ku prezent ishin sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe përkthyesit të pranishëm. Seanca e dytë e samitit të Joe Biden dhe Vladimir Putin në Gjenevë filloi pas një pushimi 45 minutësh. Ky takim i zgjeruar dypalësh përfshiu më shumë ndihmës të lartë të dy udhëheqësve në krahasim me sesionin e parë. Por ndryshe nga parashikimet që sesioni i dytë mund të zgjaste 4 deri në 5 orë takimi ka përfunduar diku pak më shumë se një orë (65 minuta).
Të dy grupet diskutuan stabilitetin strategjik, luftën kundër koronavirusit, situatën në Ukrainë dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik, detaje që i bënë me dije me në konferencat për shtyp që mbajtën të dy liderët veçmas. I pari doli Putin, i cili tha prerë se nuk donte kurrsesi që Rusia të bëhej si SHBA-të duke kutjuar këtu trazirat e Capitol T. Lideri rust ha mes dy vendeve nuk ka pasur kurrë armiqësi dhe se është vnedosur rikthimi i ambasadorëve respektivë. Ai shtoi më tej se kanë rënë dakort për mbrojtjen nga sulmet kibernetike duke angazhuar ekspertë. Për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Putin tha se sipas tij nuk ka ndogjë gjë për të diskutuar. Për Alexey Navalny, Putin nuk preferoi të thoshte asgjë, madje nuk i përmendi as emrin. Ai tha se Navalny e dinte shumë mirë që kërkohej nga autoritetet, dhe se kishte shkuar me qëllim që të arrestohej në Moskë. Putin la të kuptohej se me Biden kishte arritur në një kompromis për shkëmbimin e të burgosurve politikë.
Çështja e Navalny ishte kryesorja që preku Biden në konferencën e tij për shtyp. Ai tha prerë se nëse kritiku rus do të vdiste, për Putin do të kishte pasoja shkatërrimtare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka paralajmëruar homologun e tij në Rusi, Vladimir Putin për sulmet kibernetike. I pyetur se çfarë do të bënte nëse Rusia do të vijonte me sulmet, apo nëse ka ndërhyrë në zgjedhje, Biden tha se do të ketë pasoja për Putin. Ndërsa komentet e homologut të tij Vladimir Putin në lidhje me trazirat e 6 janarit në Kapitol, Biden i konsideroi qesharake, teksa shtoi se në Rusi njerëzit as nuk flasin dot lirshëm. Pyetja se ku e gjente besimin që kishte se Putin këtë herë do tu përmbahej marrëveshje e irritoi Biden dhe e bëri që të shpërthente para gazetarëve.
(i.a;k.m;F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJENEVË– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i dha Vladimir Putin dy dhurata që përfaqësojnë kulturën amerikane si pjesë e samitit të tyre në Gjenevë.Sipas rap...
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur një afat aplikimi për shtetasit në nevojë të BE-së. The guardian raporton se nëse nuk aplikojnë për të drejtë qëndrimi...
GJENEVË– Konferenca për shtyp e Joe Biden përfundoi me një rrëmujë të madhe zërash mes tij dhe gazetarëve. Presidenti i SHBA-ve vuri syzet, mori xhaketën q...
GJENEVË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i ka konsieruar qesharake komentet e homologut të tij Vladimir Putin në lidhje me trazira...
GJENEVË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar homologun e tij në Rusi, Vladimir Putin për sulmet kibernetike. I...
GJENEVË– Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se nuk janë të befasuar nga performanca e dyshimtë, e mbushur me mohim e Vladimir Putinit në konferencën e tij...
SHBA– Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka preferuar të heqë xhaketën teksa fliste për gazetarët. Teksa fliste pas takimit që zhvilloi me kreun e Rusisë, Vladimir ...
GJENEVË– Presidenti Joe Biden u pyet pas takimit 3-orësh që mbajti me homologun rus Vladimir Putin se çfarë u tha për Alexei Navalnyn.Para gazetarëv...
GJENEVË– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dalë në konferencë për mediat nga Gjeneva pas Samitit me homologun rus, Vladimir Putin. Gjatë fjalës së tij par...