LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Sado të ulërijmë, s’vjen askush t’ju marrë’/ Djali i mbeti në Itali, pedagogia Taulanda Jupi i shkruan LETËR: Qav

19 Mars 2020, 15:41 Nga DOSJA
‘Sado të ulërijmë, s’vjen askush t’ju

TIRANË– Pedagogia e artit skenik në Universitetin e Arteve, Taulanda Jupi i ka shkruar një letër djalit të saj në Itali, i cili nuk ka mundur që të kthehet në Shqipëri para mbylljes së kufijve.

Me anë të një statusi në Facebook, Jupi shkruan se i biri nuk do të mund që të kthehej në atdheun e tij dhe se për herë të parë kishte ndjerë largësinë e madhe që e mbante larg nga djali i saj.

“Ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë, nuk do ta bëj as tani. Loti më veshi vështrimin dhe ngriu aty. Sapo mbyllëm telefonatën bashkë. Bateria mbaroi sepse sot kemi folur gjatë. Nuk do të vijë asnjë avion Naim apo Migjen t’ju marri, sado të përpiqemi dhe të ulërijmë ne që këtu. Bijtë tanë mbetur larg, vajza dhe djem mbetur në një kufi, aeroport a kudo qofshi, mos harroni : t’ju rritnim ju ishte gjëja më e vështirë dhe më e bukur në jetë,”-shkruan në statusin e saj Jupi.

LETRA E PLOTË:

Për ty bir! (në një kufi, aeroport a kudo qofshi …… bijtë tanë mbetur larg)

Ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë, nuk do ta bëj as tani. Loti më veshi vështrimin dhe ngriu aty. Sapo mbyllëm telefonatën bashkë. Bateria mbaroi sepse sot kemi folur gjatë. Nuk arrite dot të ktheheshe në shtëpi këtë mbrëmje. Avioni nuk u nis, kufijtë u mbyllën dhe për herë të parë ndjeva se hapësira apo largësia mes nesh ishte më e madhja që kisha menduar apo ndjerë ndonjeherë.

Po të them që nuk je i vetmi , kjo ndoshta do të të lehtësojë pak. Janë me qindra studentët, vajzat dhe djemtë që nuk arritën të kthehen sonte në shtëpi…dhe unë nuk jam e vetmja nënë, që sot nuk do më marri gjumi dhe ashtu si rastësisht do të shkoj të ulem dhe të rri në dhomën tënde, ku i vetmi ajër që thith është malli dhe shqetësimi i pafundëm për ty.

Ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë dhe nuk do ta bëj as tani. Jam bindur se po flas me shpirtin dhe gjuhën e çdo nëne sot. Nuk do të vijë asnjë avion Naim apo Migjen t’ju marri, sado të përpiqemi dhe të ulërijmë ne që këtu, sado mesazhe apo telefonata të bëjmë. Ju jeni qytetarë të një shteti që gati ju shtyn drejt ikjes pa kthim, drejt largimit dhe arratisjes pafund, drejt moskthimit, por sa më shumë ju shtyjnë, juve aq më shumë ju mbetet koka, vështrimi dhe shpirti ngulur drejt këtij vendi që quhet At-dhe.

Frika e një nëne është e vështirë të shprehet dhe aq më pak shkruhet. Gjithmonë kam pyetur veten kur do të vijë dita që do të vendoset në provë ajo çka unë si nënë kam bërë për ty? Përgjigjia është : çdo ditë në fakt, që kur ke zgjedhur të ikësh, gjë me të cilën unë nuk jam mësuar ende dhe ndoshta nuk do të mësohem kurrë.

Por ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë dhe nuk do ta bëj as tani. Ditët dhe javët javët që do të vijnë do të jenë të vështira, sepse do të jenë ditët dhe javët që do të provojnë, që do të dëshmojnë forcën tënde. Do të duhet t’ja dalësh i/e vetëm(e) këtij tmerri të pakuptimtë # COVID-19, këtij mallkimi që s’njeh kufij fizikë, kufij logjike apo arsyeje. Do të duhet t’ja dalësh i/ e vetëm(e) këtij tmerri, kësaj vuajtje, kësaj klithjeje që po na në provë durimin, frikën, mendjen, dashurinë, egoizmin, forcën, dhimbjen, urtësinë sepse luan me jetën tonë.

Bijtë tanë mbetur larg, vajza dhe djem mbetur në një kufi, aeroport a kudo qofshi, mos harroni : t’ju rritnim ju ishte gjëja më e vështirë dhe më e bukur në jetë. Më e vështirë sepse mëmësia dhe prindërimi mësohen në kurriz të fëmijës tënd dhe shpesh të bren dhe të gërryen dyshimi si po e kryen këtë mision. Ndërsa më e bukura ka qenë sepse ju na mësuat ҫ’ishte durimi përtej durimit, ҫ’ishte forca, ҫ’ishte frika, ҫ’ishte gëzimi, ҫ’ishte dashuria, ҫ’ishte krenaria. Ditët ishin të gjata ndërsa vitet të shkurtër dhe ja ku jemi …. Të shqetësuar për njëri- tjetrin, më larg dhe më afër se kurrë.

Bijtë tanë mbetur larg, vajza dhe djem studentë mos harroni kurrë, se ne jemi gjithnjë këtu për t’ju ndihmuar kur të na e kërkoni dhe për t’ju dashur pafundësisht e pa kushte edhe pse nuk na e kërkoni, sepse ju jeni dashuria dhe njëkohësisht dhembja më e madhe në jetë. Ndaj bëni më të mirën për veten tuaj, shiheni veten tuaj me sytë tanë dhe do të kuptoni pse ne besojmë kaq shumë tek ju. Nuk ka kohë, ky është momenti i duhur, i domosdoshëm, i pakthyeshëm, ndoshta i parakohshëm që ju të vini veten në provë.

Frika e një nëne është e vështirë të shprehet dhe aq më pak shkruhet, por unë sot nuk kam frikë. As ti nuk duhet të ndjesh frikë! Askush prej jush vajza e djem studtentë të cilët nuk u kthyet dot në shtëpi nuk duhet të ndiejë frikë. E ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi frikën, por mbi dëshirën , lutjen dhe shpresën se do t’ja dalim. Po, të gjithë së bashku do t’ja dalim.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi taulanda jupi koronavirusi ne shqiperi taulanda jupi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion