LIVE UPDATES
Bota

Të dënuarit për terrorizëm mbesin pa mbështetjen e BIK-ut për rehabilitimin dhe riintegrimin

20 Maj 2021, 11:27 Nga DOSJA
Të dënuarit për terrorizëm mbesin pa mbështetjen e

KOSOVË– Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka cilësuar si të dështuar marrëveshjen që ka pasur me Ministrinë e Drejtësisë, për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të burgosur dhe të dënuar për terrorizëm.

Në burgjet e Kosovës, aktualisht janë 18 persona të cilët po vuajnë dënimin e tyre për terrorizëm, pasi shkuan për të luftuar në Siri ose ndihmuan të tjerët që të shkojnë dhe të luftojnë, krahas grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak.

Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës më 11 maj të viti 2018, patën nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për rehabilitim dhe riintegrim të personave të vetullave.

Marrëveshja ka pasur për qëllim që imamë të caktuar nga BIK-u, të japin mësime për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese të Kosovës, me qëllim të përmbushjes së ofrimit të njohurive fetare, me theks të veçantë, të burgosurve të dënuar për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Marrëveshja përfundoi më 2019

Institucionet që merren me këtë çështje, japin informata të ndryshme se çka ka ndodhur me këtë iniciativë. Derisa nga Ministria e Drejtësisë thonë se ajo marrëveshje ka skaduar në vitin 2019, zyrtarë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, thonë se për shkak të pandemisë COVID-19, janë ndaluar apo reduktuar ligjëratat e imamëve nëpër burgje.

Për Bashkësinë Islame të Kosovës kjo çështje është e mbyllur që kur ka përfunduar para dy vjetësh.

“Kjo çështje për ne është e mbyllur prej kur është pezulluar. Në rast se kërkohet ndihma jonë në këtë drejtim nga institucionet e vendit, ka mundësi ta shqyrtojmë prapë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Vedat Sahiti, kryeimami i BIK-ut.

Sahiti ka thënë se librat e përdorur për ligjërim në burgje kanë qenë botime të BIK-ut.

Njëri nga imamët, i cili ka mbajtur ligjërata në burgun e Dubravës, Rexhep Lushta, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se që nga shtatori i vitit 2019, janë ndërprerë takimet dhe ligjërimet në burgje.

Kuptojeni se që nga shtatori i vitit 2019, ne i kemi përfunduar të gjitha vizitat në burgun e Dubravës”, u shpreh ai.

Imami Lushta tha se as nga BIK-u e as nga Ministria e Drejtësisë, nuk janë njoftuar zyrtarisht për asnjë vendim lidhur me ndërprerjen e ligjëratave, mirëpo ai tha se që nga korriku i vitit 2019, nuk ka pasur kërkesë që të mbajë ligjërata fetare në burgun e Dubravës.

Radio Evropa e Lirë, ka biseduar me disa nga personat të cilët kanë qenë të dënuar për terrorizëm, por ata nuk kanë dashur që flasin publikisht, duke thënë se janë të zhgënjyer.

Ministria e Drejtësisë dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasmi Selmani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se për shkak të pandemisë ka ndryshuar qasja e imamëve në burgje. Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar se nëse imamëve u është ndaluar krejtësisht qasja në burgje.

“Është e reduktuar qasja e imamëve në burgje. Meqenëse është pandemi, kjo pjesa e ligjërimeve tash është më e reduktuar prej gati një vit”, tha Selmani.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur kabinetin e ri të Ministrisë së Drejtësisë, nëse marrëveshja mes kësaj ministrie dhe BIK-ut është ende valide ose jo.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, thuhet se memorandumi i bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës ka skaduar në vitin 2019, mirëpo kjo ministri është e gatshme ta vazhdojë një memorandum të tillë.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e interesuar që angazhimi i imamëve në institucionet korrektuese, të vazhdojë përmes mundësisë së përtëritjes së marrëveshjes së tillë, varësisht nga nevojat dhe kërkesat”, thuhet në përgjigje.

Selmani: Nuk shihet se ka radikalizim në burgje

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, thonë se çështja e ligjëratave dhe procesi i riintegrimit të të burgosurve mbetet një sfidë.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i këtij shërbimi, Rasmi Selmani, tha se ka pasur raste, kur personat e burgosur, e që janë të radikalizuar, nuk i kanë pranuar lehtë këshillat për riintegrim apo që të punojnë në bazë të një planprogrami.

“Mbetet sfidë, sepse te disa prej tyre është më problematik që të arrihet synimi që ne e kemi. Megjithatë, ne do të vazhdojnë sepse ne e kemi obligim që këta njerëz t’i kthejmë në shoqëri. Por, nuk shohim ndonjë tendencë që të ketë radikalizim në burgje”, tha ai.

Selmani tha se ka pasur edhe raste kur personat e dënuar për terrorizëm, kanë refuzuar që të ndjekin ligjëratat e imamëve të BIK-ut.

“Pjesa më e madhe e tyre e kuptojnë që e gjithë ajo që bëhet është në të mirën e tyre. Megjithatë, ka edhe të tjerë të cilët edhe refuzojnë. Duke pasur parasysh se ata mund të përfitojnë nga programi që iu takon me ligj, nëse ata janë pjesë e programit, pjesë e rehabilitimit, mirëpo ka individë që refuzojnë dhe e kanë ideologjinë e tyre dhe mendojnë se duhet të vazhdohet me të njëjtin ritëm”, theksoi ai.

Edhe teologia nga BIK-u, Sanije Gashi-Mehmeti ka ligjëruar në burgun e Lipjanit, ku kanë qenë në paraburgim gratë e dyshuara për pjesëmarrje në veprime që kanë të bëjnë me terrorizëm.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora blerim sallahu rasmi selmani rexhep lushta vedat sahiti blerim sallahu rasmi selmani rexhep lushta vedat sahiti

Sondazh

Poll
Bota 20 Maj 2021, 09:20

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet