LIVE UPDATES
Bota

Të gjithë drejt Gjermanisë! Faktet interesante që nuk i dinit për rrogat, profesionet e paguara më mirë dhe më keq

18 Nëntor 2019, 11:47 Nga DOSJA
Të gjithë drejt Gjermanisë! Faktet interesante që nuk i

GJERMANI- Shifrat nuk të gënjejnë, por ato duhen “lexuar” siç duhet: Kështu për shembull duhet ditur, se po të pyesësh në Gjermani se sa e ke rrogën, përgjigja që të jepet është ajo për rrogën bruto, dhe jo neto, atë që merr vërtet në xhirollogari. Sigurisht, nëse të kthejnë përgjigje, sepse gjermanët e konsiderojnë shumë të papërshtatshme t’i pyesësh, se sa e kanë rrogën.

Sipas statistikave në vitin 2018, e ardhura mesatare mujore në Gjermani është 2.950 euro. E ardhura neto, pra ajo që merr vërtet punëmarrësi është më e vogël. 33% më e vogël, dhe shkon afërsisht 1.945 euro. Pas kësaj diference prej 1000 eurosh fshihen taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Sasia e tatimeve që duhen paguar varet në Gjermani nga klasifikimi tatimor i punëmarrësit. Në Gjermani ka nga 1-6 klasifikime. Se në cilën kategori klasifikohesh varet nga disa faktorë, nëse je i martuar apo beqar, nëse ke fëmijë apo jeton vetëm, nëse je prind që rrit vetëm fëmijët, nëse je ushqyesi kryesor i familjes, nëse ke disa punë me deklarime tatimore.

E ardhura bruto dhe neto – Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Rasti nr.1: Le të marrim rastin e një burri të martuar, baba i dy fëmijëve, e që është rrogëtari kryesor në familje. Ai fiton 2.948 euro bruto në muaj. Paga mujore e tij i përket kështu të ardhurave mesatare në Gjermani. Nga kjo pagë mbahen 167 euro tatim mbi rrogën, 215 euro (7,5%) për sigurimin shëndetësor, 274 euro (9,3%) për pensionin, 36 euro (1,25%) për sigurimin në rast papunësie, dhe 45 euro (1,5%) për sigurimin në rast paaftësie fizike. Në fund ai merr realisht një pagë mujore prej 2.209 euro.

Rasti nr. 2: Një person beqar, pa fëmijë merr të njëjtën pagë mujorë, pra 2.948 euro në muaj bruto. Por ky ka një shkallë më të lartë tatimi, dhe duhet të paguajë edhe 22 euro tatim solidariteti (nga kjo babai me fëmijë është i çliruar). Në fund ky person ka një pagë mujore më të ulët, pas heqjes së tatimeve e kontributeve, i mbeten 1.944 euro në muaj. Nëse ky person është edhe anëtar i kishës katolike apo protestante, kjo shumë pakësohet edhe me 40 euro të tjera.

Profesione të paguara më mirë dhe më keq

E ardhura mesatare që përmendëm më lart është një vlerë statistikore, që nuk të thotë shumë për pagat në degë të caktuara. Në disa profesione, të punësuarit fitojnë shumë, në disa të tjera fitojnë aq pak, sa me zor arrijnë të përballojnë muajin. Vendin e parë mes profesioneve më të mirëpaguara  –  pa përgjegjësi personeli – e zenë kryemjekët. Këta paguhen mesatarisht 120.000 euro në vit. Edhe mjekët e specializuar paguhen shumë mirë, mesatarisht 90.000 euro në vit. Mes të shumëpaguarve në Gjermani renditen të punësuarit në sektorin financiar dhe ekonomik, menaxherë fondesh e menaxherë të ndryshëm në firma.

Më të keqpaguara janë punët e ndihmësve në gastronomi, rreth 2.000 euro bruto në muaj. Pak paguhen edhe parukieret, kamarierët, mes profesioneve më të keqpaguara renditen edhe punonjësit e Call Center, ndihmësit e dentistëve, dhe personeli i kujdestarisë për të moshuarit. Edhe infermieret kanë një pagë relativisht të ulët mujore (mes 2.000 dhe 2.400 euro bruto).

Paga minimale ligjore

Gjermania bën pjesë në vendet që e kanë të përcaktuar me ligj pagën minimale. Ajo është e përcaktuar me 9,19 euro ora (aktuale në nëntor 2019). Luksemburgu është vendi me pagën minimale më të lartë, 11,97 euro në orë. Belgjika, Irlanda, Holanda, dhe Franca janë vende në BE që e kanë pagën minimale më të lartë se Gjermania. Më të ulët pagën minimale e ka Bullgaria (1,72 euro), Letonia (2,54 euro), Rumania (2,68 euro), Hungaria (2,69 euro), dhe Kroacia (2,92 euro). Edhe këtu bëhet fjalë për pagë minimale bruto.

Nëse nuk je i punësuar me kontratë e detyrim tatimor page, por mbi bazën e honorarit, pra i vetëpunësuar, duhet të kujdesesh vetë për tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Këtu është e këshillueshme që të marrësh këshilla nga konsulenti tatimor, sepse deklarata tatimore është një nga gjërat më të vështira për t’u përgatitur në Gjermani.

Edhe diçka duhet ditur: Me autoritetet tatimore në Gjermani nuk bëhet shaka. E drejta ligjore tatimore në Gjermani është shumë e komplikuar, dhe vetëm një konsulent specialist mund t’iu ndihmojë për të ulur tatimet.

Më e lartë se mesatarja, më të ulta se rrogat në Zvicër

Pra a janë të larta pagat në Gjermani? Parë nga perspektiva e shumë vendeve europiane, ato janë nganjëherë dy herë ose më shumë më të larta, se në disa vende Europë. Në Shqipëri për shembull paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë është afërsisht 400 euro (Instat, 52.645 lekë, statistika për tremujorin e dytë 2019), ndërsa në Kosovë në vitin 2017 paga mesatare shënonte 527 euro (ASK). Në Kroaci paga mesatare shënon 870 euro, afër 6436 Kuna.

Pra nga statistikat del, se pagat në Gjermani janë më të larta se mesatarja europiane, por më të ulta se Zvicra, Luksemburgu apo Danimarka. Megjithatë numrat nuk të thonë gjithçka. Ato duhen parë në kontekst më të gjerë. Për shembull duhet ditur po ashtu, se në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore të një familjeje të zakonshme gjermane arrijnë 2.517 euro në muaj, ku mesatarisht 900 euro shpenzohen vetëm për qiranë e apartamentit dhe kostot anësore, dritat, uji, shërbimet bashkiake. Nëse ke edhe informacione të tilla shtesë, atëherë ndoshta mund ta kuptosh më mirë se si janë të ardhurat në Gjermani e çfarë të mbetet pas pagesës së tatimeve.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota pagat ne gjermani rrogat e larta ne gjermani pagat ne gjermani rrogat e larta ne gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet