Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Të ndarë? Demokratët pa rregulla, Bylykbashi rri ngjitur me Bardhin, flet me Çupin
19 Janar 2022, 10:33Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Edhe pse janë ndarë prej muajsh në dy grupe, demokratët duket se nuk i mbajnë mëri njëri-tjetrit. Oerd Bylykbashi, një nga të pezulluarit nga Partia Demokratike pas protestës së dhunshme të 8 janarit që u zhvillua në selinë blu ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti, siç shihet edhe nga pamjet, është ulur ngjitur me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe ka shkëmbyer biseda me deputeten Dhurata Çupi të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës krah kryedemokratit Lulzim Basha.
Pavarësisht se Bashën nuk e njeh si kryetar të PD-së e mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, Bylykbashi duket se me demokratët ruan një marrëdhënie mjaft korrekte. Ai e pyeti Çupin për banesat në lagjen “5 Maji” që po shemben sot dhe morui një përgjigje mjaft të qetë nga kolegia.
“Sa janë aty Dhurata, sa banesa, një mijë e…?”- pyeti ai.
“Po, janë një mijë e ca kurorë, një mijë e 100,”– përgjigjet Çupi.
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – “E ka martuar nëna me fiq, ne i kemi bërë me djersë e me dru e me grekun”. Kështu është shprehur njëri nga banorët, të cilit do ti shembet shtëpia...