“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tentoi të futej brenda Bashkisë së Durrësit! Autori do vidhte kompjuterat, DËSHMIA
19 Janar 2022, 09:32Nga DOSJA
DURRËS– Xhilson Kallmacaku është 27-vjeçari i cili tentoi që të grabiste Bashkinë e Durrësit. Ai u vu në pranga nga policia pasi u kap nga efektivët duke u futur në ambientet e brendshme të Bashkisë. 27-vjeçari deklaroi se kishte për qëllim të vidhte kompjutera për t’i shitur.
“Jo, nuk kisha për qëllim të vidhja dokumente apo gjëra të kësaj natyre. Thjesht kisha nevojë për para dhe hyra të merrja ndonjë kompjuter ta shisja. Përfitova nga rasti që bashkia po rikonstruktohet dhe janë montuar skela. Nëpërmjet skelave tentova të futesha brenda nga kati i dytë”, mësohet të jetë shprehur 27-vjeçari, i cili do të përballet me akuzën “vjedhja”.
Katet e para të bashkisë janë të siguruara me kangjella, ndaj 27-vjecari shfrytëzoi faktin që bashkia po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe përdori skelat për t’u ngjitur në katet e sipërme. Rrjeta në skela e kamuflonte mirë, pasi nuk dukej fare nga rruga apo nga sheshi para bashkisë. Kamerat filmuan duke u kacavjerrë 27-vjecarin, i cili u arrestua në flagrancë nga policia.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Një banor i lagjes 5 Maji ka shpërthyer ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. Ai ka ironizuar që për të mos i prishur shtëpin...
LEZHË – Pëllumb Marashi drejtuesi i motoçikletës, i cili një natë më parë u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Shkodër kanë ndërruar jet...
TIRANË – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë, për të gjithë qytetarët apo subjektet, që regjistrojnë mjete...
TIRANË – Banorët e lagjes ‘5 maj’: Kjo qeveri kriminale me në krye Ramën e Erion Veliaj. Zemra më plastë e jetën mos e gëzofshin, ky është shtet hajd...
TIRANË – Në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë ka nisur mëngjesin e sotëm aksioni i IKMT për prishjen e disa ndërtesave, të cilat preken nga procesi i rindërtimit n...