LIVE UPDATES
Ekonomi

Të rinjtë nga Kosova: Kemi pak para për pak pushime në Shqipëri

11 Korrik 2021, 20:10 Nga DOSJA
Të rinjtë nga Kosova: Kemi pak para për pak pushime në

Pushimet e verës tashmë kanë nisur dhe një numër i të rinjve në Kosovë po planifikojnë të shfrytëzojnë disa ditë për të udhëtuar jashtë vendit. Disa prej tyre tashmë i kanë përfunduar pushimet, ndërsa ka edhe të tillë që në pamundësi financiare, nuk do të udhëtojnë.

Bregdetet në vendet fqinje, kryesisht në Shqipëri, janë destinacioni kryesor për të rinjtë nga Kosova. Disa prej tyre thonë se i financojnë vetë pushimet, ndërsa disa të tjerë varen ende nga financat e prindërve.

Të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se mundësitë për të shkuar më larg sesa bregdeti në Shqipëri, janë të pakta, e në veçanti për shkak të kufizimit të lëvizjes së lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, marrë parasysh që për qytetarët e Kosovës ende nuk ka liberalizim vizash.

Shqipëria, destinacioni kryesor

Altin Ademi, student në kolegjin AAB në Prishtinë, thotë se gjatë studimeve është edhe duke punuar si kamerier. Pavarësisht se ai ka edhe pasaportë të Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka ndonjë kufizim që të udhëtojë për turizëm, ai thotë se nuk do të shkojë më larg se në Shqipëri për pushime dhe se aty dëshiron t’i shpenzojë fitimet e veta.

“Varet, mbase nja 300 apo 400 euro, për një javë. Në fakt, unë e kam pasaportën e Maqedonisë së Veriut, sepse babanë e kam nga Shkupi. Por, në Shqipëri është më afër, më mirë, te njerëzit tanë dhe me ta jemi një. Është më afër dhe më qetë. Ndoshta më larg është edhe më mirë, por për momentin kështu i kemi mundësitë”, thotë Altini.

Blerona Racaj nga Klina, studente e matematikës në Universitetin e Prishtinës, thotë se pushimet e verës do t’i kalojë bashkë me prindërit dhe familjen në bregdetin e Shqipërisë. Pushimet thotë se do t’i financojnë prindërit.

“Nuk jam e punësuar, pasi që jam duke studiuar. Rrjedhimisht, na financojnë prindërit. Zakonisht qëndrojmë një javë në Shqipëri, për shkak se na pëlqen bregdeti shqiptar. Por, mbase edhe për shkak të mosliberalizimit të vizave, nuk mund të udhëtojmë më larg. Jemi mësuar në Shqipëri dhe për këtë arsye më shumë shkojmë atje”, thotë Blerona.

Duke pritur vizat

Fitim Merovci, një i ri nga Prishtina, thotë se i ka përfunduar studimet dhe tashmë punon. Ai i ka përfunduar edhe pushimet verore për sivjet.

“I kam përfunduar në Shqipëri, në Velipojë. Nuk kam qëndruar shumë, dy-tri ditë, sepse thjesht nuk na u duk shumë mirë. Na kanë mjaftuar dy-tri ditë, sepse po bëhet monotoni nëse rrimë më shumë. Varet edhe prej kushteve. Në qoftë se kushtet janë më të mira, mbase do të shkonim më larg, jashtë fqinjësisë. Të gjithë jemi duke pritur për viza, se çfarë do të ndodhë”, thotë Fitimi.

Eleta Emini, nxënëse e një shkolle të mesme në Prishtinë, thotë se planifikon që pushimet t’i kalojë me prindërit.

“Zakonisht shkoj me familje, për shkak se i kam 16 vjet dhe nuk mund të shkoj vetë. Për financim, i kemi familjarët, babai që punon në Kosovë dhe i financon pushimet. Nuk jam e sigurt se ku, por me siguri në Shqipëri diku, për shkak se, në të kundërtën, na duhen financa më të mëdha dhe po ashtu nuk kemi as liberalizim të vizave dhe nuk mund të shkojmë diku në Evropë”, thotë Eleta.

Por, Arian Hysenaj, një shitës ambulant në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, thotë se pavarësisht dëshirës për të shkuar në pushime verore, nuk i ka mundësitë financiare për një gjë të tillë.

“Nuk ka të ardhura, nuk kemi buxhet tash për tash. S’kemi para për këtë. Tash po rrimë dhe po punojmë nga pak. Nuk kemi mundësi, edhe pse kohë mund të gjejmë për dy-tri ditë. Për dy-tri ditë, nëse shkoj, unë jam vetë i katërti në familje dhe pa i pasur 300 euro nuk mund të shkosh. Tash për tash nuk ka asgjë, nuk ka para”, thotë Ariani.

Gjatë verës së vitit të kaluar, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar kaos në sektorin e turizmit të vendeve me bregdet, e që janë në fqinjësi të Kosovës.

Udhëtimet nga Kosova për në bregdetin e Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë qenë mjaft të reduktuara, në krahasim me vitet paraprake. Por, sivjet, të dyja këto vende i kanë ftuar turistët nga Kosova që t’i kalojnë pushimet verore atje.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale pushime ne shqiperi pushime ne shqiperi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët