LIVE UPDATES
Aktualitet

Korçë/ Tentuan të kalonin emigrantë në kufi, arrestohet 5 persona, 1 i shpallur në kërkim

28 Qershor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Korçë/ Tentuan të kalonin emigrantë në kufi,

KORÇË– Pesë persona janë arrestuar gjatë operacionit “Perimetri” në Korçë,  ku janë goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të klandestinëve nga jashtë vendit për në Shqipëri ose anasjelltas për në Greqi ose në Mal të Zi kundrejt fitimit.

Rasti i parë u godit në Devoll, ku u arrestuan dy persona, të identifikuar me inicialet E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, ndërsa në kërkim u shpall I. T., 28 vjeç, se do e kalonin ilegalisht për në Greqi kundrejt 320 eurove.

Ndërkohë në Pogradec u arrestua një 32- vjeçar i cili në furgonin e tij kishte 13 të huaj që do i transportonte në një destinacion. Ndërsa në Maliq, dy persona u arrestuan pasi me automjet po transportonin 4 palestinezë. Të arrestuarit u identifikuan si: E.L., 30 vjeç, banues në Rrëshen dhe K.K., 20 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

Plan masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin për parandalimin, evidenitimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit parandalohen dhe goditen edhe tre raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Perimetri”, të zhvilluar nga DVP Korçë dhe Policia Kufitare, u vunë në pranga 5 persona, 1 u shpall në kërkim dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Bllokohen gjatë operacionit, 17 shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe po transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Rasti i parë është evdientuar dhe goditur në Devoll, ku shërbimet e policisë vunë në pranga shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, si edhe u shpall në kërkim I. T., 28 vjeç, banues në fshatin Vishoticë, Devoll. Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro, një 32-vjeçari, i cili u kap nga shërbimet e policisë kufitare dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Rasti i dytë është evidentuar dhe goditur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ku shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Enkelana” në Pogradec, ky shtetas, u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, duke transportuar me mjetin tip furgon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa gjatë orëve të natës në Maliq, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në Rrëshen dhe K.K., 20 vjeç, banues në Fushë- Krujë, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjet katër shtetas palestinezë, kundrejt fitimit.

Këta shtetas në momentin e ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen, por janë vënë pranga.

Po gjatë javës së fundit, është goditur edhe një tjetër rast ku në Pogradec është vënë në pranga shtetasi I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar 11 shtetas nga vendet e treta.

Kontrolli masiv i territorit do vijojë me qëllim evidentimin parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce korce

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Qershor 2020, 22:17

TIRANË– Merr fund arratia për Ilir Xhepajn alias Ilir Lika. 33-vjeçari u arresua ditën e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku edhe ishte strehua...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit